Kush jemi ne?
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) është një organizatë jo politike, joqeveritare dhe jofitimprurëse, e themeluar në korrik 2019 si një nismë e një grupi studentësh të Fakultetit të Drejtësisë.
Fokusi kryesor i IZHIQ është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, fuqizimi i grupeve vurnerabël dhe komuniteteve të tjera shoqërore të njohura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Konventat ndërkombëtare të ratifikuara me ligj si dhe legjistlacioni në fuqi.
IZHIQ promovon mbrojtjen e interesave të ligjshme të konsumatorit kundrejt veprimeve të paligjshme të tregtarëve apo institucioneve publike. IZHIQ ka menaxhuar dhe zbatuar me sukses projekte në lidhje me të drejtat e konsumatorit, të drejtat e njeriut, të drejtat e pacientëve, projekte me të rinjtë etj.