12 Tet

#DITA2 #MendoShëndetëm_JetoShëndetshëm

Spread the love

#DITA2

#MendoShëndetëm_JetoShëndetshëm 🍎

🏫Sot në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori”, Tiranë

Për të kontribuar në përpjekjet për përmirësimin e edukimit 👩‍🏫🧑‍ mbi ushqyerjen e shëndetshme 🥦🥬🌶🍅🍊 tek fëmijët, Instituti për Zhvillim dhe Insiativa Qytetare, në bashkëpunim me mjeken endokrinologe Luftime Bruka, po zhvillon një seri #fushatash_informuese/edukuese me fëmijë të shkollave 9-vjeçare. Kjo fushatë e konceptuar si një mini-ekspozitë me foto nga vaktet ushqimore të vetë nxënësve, është përqafuar nga institucionet shtetërore; drejtuesit e shkollave; mësues dhe prindër të cilët kanë ndihmuar dhe janë angazhuar që bashkë me mjeken të zhvillojnë një ore edukative shumë frytëdhënëse! 👇

“Mënyrat e papërshtatshme të ushqyerjes e dëmtojnë shëndetin e fëmijëve në mbarë botën; Në Shqipëri, 40% e fëmijëve midis moshës 6 muaj dhe 2 vjeç nuk ushqehen me dietën e shumëllojshme të rekomanduar. Duke u rritur, ekspozimi i fëmijëve ndaj ushqimeve të pashëndetshme bëhet alarmues, orientohet ndjeshëm nga marketimi dhe reklamimi i papërshtatshëm” (Burimi: UNICEF)

Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare po zbaton projektin “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm” mbështetur përmes skemës së granteve të vogla të projektit “Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç) në Shkolla, në Shqipëri” që po zbatohet nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me mbështetjen financiare të UNICEF/ALBANIA