KICKOFF MEETING
Nga sot u çel sipari i një projekti që ka në fokus #Mbrojtjen_e_të_Drejtave_të_Konsumatorit në Shqipëri. Palë të interesuara për mbrojtjen e konsumatorit, si:
përfaqësues të qeverisjes lokale,
OSHC-të lokale,
mediat,
sipërmarrësit etj.,
nga pesë qytete,
Elbasan,
Berat,
Vlorë,
Korçë,
Kukës,
ishin sot të pranishëm në aktivitetin e parë (Kick off meeting) të organizuar nga Shoqata Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare. Gjatë këtij takimi u prezantuan grupet e punës të ngritura në qytetet e sipër-përmendura, koordinimi i punëve në vazhdimësi, objektivat dhe rezultatet e pritshme.
Sigurimi i një niveli sa më të lartë të mbrojtjes së konsumatorëve është një ndër prioritetet e Qeverisë Shqiptare, për këtë arsye, konsumatorët zënë vend qëndror në politikat e zhvillimit të vendit. Vendi ynë është tashmë ka marrë statusin e vendit kandidat drejt anëtarësimit në BE, gjë që për konsumatorët do të thotë një kuadër ligjor dhe institucional që siguron nivel të njëjtë mbrojtjeje të shëndetit, sigurisë dhe interesat ekonomike me konsumatorët e vendeve evropiane. Ndaj, duhet punuar fort që mbrojtja e të drejtave të konsumatorit të institucionalizohet dhe të fillojë të funksiojë në të gjitha qytetet, si një shërbim efektiv.
Një praktikë e mirë për të arritur një rezultat pozitiv janë rrjetet, me synim përmirësimin e bashkëpunimit midis aktorëve të ndryshëm në një mjedis neutral. Kjo është arsyeja pse projekti synon krijimin e një rrjeti për mbrojtjen e konsumatorit që përbëhet nga përfaqësues të qeverisë lokale, OJQ, media, institucione të pavarura, fermerë, ofrues të shërbimeve ushqimore etj.
Shoqata Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank (ASET) po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërise civile dhe qeverisjes lokale për mbrojtje më të mirë të konsumatore”. Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.