Trajnim tri-ditorne Korce me:
përfaqësues të qeverise lokale, OJF-ve, gazetarëve, fermerëve, sipërmarrësve etj.
Përfaqësues të qeverisjes vendore, shoqërisë civile, medias lokale, sipërmarrës, qytetarë etj., u bënë pjesë e trajnimit 3 ditor në Korçë mbi njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.
👇👇
Ky trajnim synon rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve.
Përfshirja e zyrave për mbrojtjen e konsumatorit në strukturën e Bashkive, është një hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm për informimin dhe adresimin e problemeve të qytetarëve si konsumator.
1️⃣ Në ditën e parë të trajnimit (29 Shtator) u trajtuan çështjet e mëposhtme:
- Marrëdhëniet konsumator – prodhues. Nocionet bazë.
- Të drejtat dhe detyrimet e palëve.
- Informacione të rëndësishme për konsumatorët
- Parimet e mbrojtjes së konsumatorit
- Përgjegjësitë e tregtarit
- Institucionet e BE në Shqipëri në lidhje me konsumatorin.
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania
nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave
CFCU Albania.