04 Shk

E drejta e ankimit dhe e drejta për dëmshpërblim si konsumator

Spread the love
TEMA 👉Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit 💪
IZHIQ vazhdon trajnimin 3-ditor në qytetin e Beratit, me një pjesmarrje të madhe të përfaqësuesve të Bashkisë, shoqërisë civile, gazetarëve dhe qytetarëve. Me lektorë kombëtar dhe ndërkombëtar për të inicuar/forcuar zyrat e konsumatorit në qytetet kryesore në vend.
INFORMACION👇
⚖️Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve përfshin një dispozitë të posaçme (neni 4), që rendit të drejtat bazë të konsumatorëve:
🖊e drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës;
🖊e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomikë;
🖊e drejta e ankimit;
🖊e drejta për dëmshpërblim;
🖊e drejta e edukimit;
🖊e drejta e marrjes së informacionit;
🖊e drejta e përdorimit të shërbimeve publike;
🖊e drejta e mbrojtjes ligjore;
🖊e drejta e organizimit në shoqata ose bashkime për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe e drejta e përfaqësimit në organet e tyre vendimmarrëse.
Këto të drejta inspirohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga principet bazë për mbrojtjen e konsumatorëve, të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1985 (Rezoluta e Prillit 1985) dhe të ndryshuara në vitin 1999.
Vendet e Bashkimi Evropian, nëpërmjet Kartës të të Drejtave Themelore dhe Traktateve Evropiane, që nga Akti Unik Evropian, garantojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit në BE. Ky nivel është gjithashtu një objektiv i përgjithshëm, që përcaktohet në nenin 12 të Traktatit për Funksionimin e BE-së.
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania .
ENGLISH VERSION
# DAY2
TOPIC 👉 Strengthening civil society and local government for better consumer protection 💪
IZHIQ continues the 3-day training in the city of Berat, with a large participation of representatives of the Municipality, civil society, journalists and citizens. With national and international lecturers to initiate / strengthen customer offices in major cities in the country.
INFORMATION 👇
The Law on Consumer Protection includes a special provision (Article 4), which lists the basic rights of consumers:
🖊the right to protection of health, environment and safety of life;
🖊the right to protection of economic interests;
🖊 the right to appeal;
🖊 the right to compensation;
🖊 the right to education;
🖊 the right to receive information;
🖊 the right to use public services;
🖊the right to legal protection;
🖊the right to organize in associations or unions to protect the interests of consumers and the right to representation in their decision-making bodies.
These rights are directly inspired by the basic principles of consumer protection, adopted by the United Nations General Assembly in 1985 (Resolution of April 1985) and amended in 1999.
The countries of the European Union, through the Charter of Fundamental Rights and the European Treaties, since the Single European Act, guarantee a high level of consumer protection in the EU. This level is also a general objective, set out in Article 12 of the Treaty on the Functioning of the EU.
Institute for Development and Civic Initiatives in partnership with the Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the project “Towards the EU: Strengthening civil society and local government for better consumer protection”.
This project is financially supported by the European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.🖊

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *