26 Kor

Anila Tosku – Histori biznesi, Arras, Dibër

Spread the love

Jeta në fshat të lidh ngushtë me natyrën, me qetësinë e me ajrin e pastër. Në Arras banorët janë shumë miqësorë dhe mikpritës. Anila Tosku, zonja që administron bujtinën “Arber” tregon se e vizitojnë mjaft turistë të huaj (kryesisht çekë dhe belgë), por edhe shqiptarë.

Ata mbesin shumë të kënaqur nga mikpritja dhe nga bukuritë e fshatit tonë, me pak fjalë ne kemi një fshat të kompletuar me tradita, kultura dhe mjaft të veçantë për nga bukuria- shton Anila.

Fillimisht bujtina e Anilës është ngritur si një biznes jo formal që në vitin 2017. Shkak i ngritjes së bujtinës u bënë vështirësitë ekonomike dhe dashuria për gatimet tradicionale dibrane dhe ushqimet bio.

Ne jemi 5 antarë në familje dhe të gjithë kontribuojmë në bujtinë tha Anila. Anila merret me gatimet tradicionale dibrane si byrek, jufka, djathë dhe çdo gjë bio, ndërsa bashkëshorti i saj ju bën guidë vizitorëve në malin e Korabit, Lurë, Kanionin e Setës etj, në këtë mënyrë ne promovojmë bukuritë e vendit tonë dhe produktet vendase tha. Fëmijët i kam angazhuar në mbledhjen e frutave dhe perimeve që i forojmë nga baçja jonë në Bujtinë.

Periudha më e mirë për të vizituar bujtinën e Anilës është maj- tetor, ndërsa në dimër hasen me vështirësi të mëdha për shkak të të ftohtit dhe kushteve atmosferike, duke e bërë të pamundur pritjen e vizitorëve.

Pjesëmarrja në tajnime dhe workshope, më ka ndihmuar shumë në rritjen e njohurive si ta promovoj biznesin tim dhe patjetër si ti sfidoj vështirësitë që mund të hasim gjatë rrugës.

Panairi që u organizua në muajin Qershor, më ndihmoi të ftoj sa më shumë vizitorë në bujtinë dhe të ju tregoj për bukuritë që ka fshati Arras (vetëm 10 minuta nga Peshkopia).

Anila Tosku është një nga gratë e trajnuara nga Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në kuadër të Projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në zonën e Dibrës & promovimi i produkteve vendase” me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë U.S. Embassy-Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *