Ky raport i titulluar “VLERËSIM NEVOJASH: Trajtimi i diferencuar i grave punëmarrëse në vendin e punës në Shqipëri” përfaqëson një vlerësim analitik dhe praktik mbi diskriminimin që gratë përjetojnë në tregun e punës, veçanërisht për shkak të shtatzënisë apo lehonisë. Ai është hartuar nga Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) në kuadër të një projekti të mbështetur nga AWEN me fondet e Ambasadës Suedeze në Shqipëri.
Raporti përmbledh të dhëna të mbledhura përmes pyetësorëve, kërkesave për informacion dhe intervistave me aktorë institucionalë dhe synon të identifikojë boshllëqet në mbrojtjen ligjore, praktikat diskriminuese dhe nevojat reale të grave punëmarrëse në Shqipëri. Ky publikim përbën një bazë të rëndësishme për nxitjen e ndërhyrjeve avokuese, rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e zbatimit të ligjit për të siguruar një mjedis pune gjithëpërfshirës dhe të drejtë për gratë.


Në fshatin Ilnicë, thuajse të gjithë banorët nga fëmijët e deri tek të rriturit mbledhin bimë medicinale, një ndër to është dhe Valentina Shehu.
Me këtë punë mbaj familjen, nënën 97-vjeçare e cila ende kontribuon në tharjen e bimëve dhe më pas dërgimin në treg. Periudha më e mirë për të mbledhur bimë medicinale është maj – nëntor, ndërsja në dimër pezullohet thuajse totalisht puna.
Me shitjen e bimëve medicinale ka arritur të blejë disa makineri të vogla që shërbejnë për pastrimin e tyre dhe ja bëjnë më të lehtë punën për ti paketuar e më pas për t’i shitur. Ndërsa tharja e luleve/bimëve bëhen në diell.
Valentina Shehu është një nga gratë e trajnuara nga Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në kuadër të Projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në zonën e Dibrës & promovimi i produkteve vendase” me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë U.S. Embassy-Tirana.
Ata mbesin shumë të kënaqur nga mikpritja dhe nga bukuritë e fshatit tonë, me pak fjalë ne kemi një fshat të kompletuar me tradita, kultura dhe mjaft të veçantë për nga bukuria- shton Anila.
Periudha më e mirë për të vizituar bujtinën e Anilës është maj- tetor, ndërsa në dimër hasen me vështirësi të mëdha për shkak të të ftohtit dhe kushteve atmosferike, duke e bërë të pamundur pritjen e vizitorëve.
Panairi që u organizua në muajin Qershor, më ndihmoi të ftoj sa më shumë vizitorë në bujtinë dhe të ju tregoj për bukuritë që ka fshati Arras (vetëm 10 minuta nga Peshkopia).

🙌 Në kuadër të projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në rajonin e Dibrës & promovimi i produkteve vendase”, i mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara-Tiranë, Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare ka organizuar Panairin Qe(r)shi n’Dibër me qëllim të promovimit të produkteve autentike dibrane, agroturizmit dhe bujtinave.
👩🌾👨🌾 Gjatë kësaj ngjarjeje të veçantë, 25 gra sipërmarrëse kanë marrë pjesë në sesionet trajnuese dhe workshopet e organizuara nga IZHIQ. Ato kanë pasur mundësinë të zhvillojnë kapacitetet e tyre dhe të mësojnë strategjitë për të bërë biznesin e tyre konkurrues në treg.
🌟 Ky panair ka qenë një rast unik për të promovuar traditën, kulturën dhe prodhimet autentike të Dibrës. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të zhvillojmë projekte të ngjashme, në bashkëpunim me Bashkinë dhe organizatat lokale, për të krijuar mundësi më të mëdha për zhvillimin dhe promovimin e rajonit tonë.
English Version
👩🌾👨🌾 During this special event, 25 entrepreneurial women have participated in training sessions and workshops organized by IZHIQ. They have had the opportunity to enhance their skills and learn strategies to make their businesses competitive in the market.
🙏 We express our gratitude to the Municipality of Dibër for their close collaboration in realizing this significant activity. Your cooperation has contributed to the success of the fair and the promotion of local products.
📸 Check out the photo gallery from the fair!
Fisnikja është një dibrane fisnike, ashtu siç ka emrin. Prej 25 vitesh familja e saj punon në blegtori ,ku me shumë punë dhe lodhje ia ka dalë të ngrejë një tufë prej 200 delesh e qengjash. Prodhimi dhe shitja e bulmetit është profesioni i të gjithë familjarëve të familjes Fida. Shtëpinë e kanë në fshatin Grev të Dibrës, ndërsa lart, në Istok, në Bjeshkën e Fidallaris ku kullosin bagëtinë gjatë verës, kanë ngritur baxhon ku prodhojnë gjalp e djath. “Lodhemi fort. Bagëtia, baxho dhe bujtina që kemi ngritur në bjeshkë para tre vitesh, na mbajnë në këmbë nga mëngjesi në mbrëmje çdo ditë”.
Bujtinën e ngritën në një kohë të vështirë, në prag të pandemisë, por kjo nuk i demoralizoi. Vjet, turistët filluan të rikthehen. Atje, në bjeshkën e Fidallarve-Inoske, ku pamja magjepsëse të ‘ngatërron’ dhe të duket se ndodhesh në malet e Zvicrës, Fisnikja ofron të gjitha gatimet e famshme tradicionale të Dibrës. Turistët jo vetëm që kënaqen nga natyra e bukur, ajri i pastër dhe ushqimi natyral dhe i shijshëm, por kthehen sërisht e sërisht me miq të tjerë. “Të gjitha ushqimet i përgatis dhe i shërbej vetë, tregon Fisnikja. Kam pritur shumë grupe madje deri në 15 veta grupi. Kanë ardhur nga e gjithë bota, nga Gjermania dhe Japonia. Dhe kur turistët kënaqen, më largohet lodhja.”
Familja Fida përbëhet prej 8 persona, nga të cilët vetëm katër anëtarë kanë mbetur në Grev dhe merren me baxhon dhe bujtinën. Të katërt janë të angazhuar në këtë biznes familjar. Kohët e fundit kanë punësuar edhe një bari, pasi është e pamundur për ta të përballojnë ngarkesën. Çdo ditë mbledhin e përpunojnë rreth 1 kuintalë qumësht. Nuk kanë ende një dyqan shitjeje apo pikë shpërndarjeje dhe vazhdojnë të punojnë me porosi individuale. Dhe porositë nuk mungojnë asnjëherë.
“Shesim edhe fruta, tregon Emrie Lata, por është shumë e vështirë të gjesh treg. Sivjet nuk arritëm ta shisnim prodhimin.”
“Megjithëse gratë janë inisiatore të nisjes së një biznesi vendas, janë burrat ata që e regjistrojnë biznesin në emrin e tyre” u shpreh Znj. Denisa Basha, Dr Kabineti – Bashkia Dibër. Ajo shpjegoi më tej rolin e pushtetit vendor në fuqizimin e sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë.
Në takim u diskutuan vështirësitë dhe sfidat qe hasin këto gra në bizneset e tyre informale dhe shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile për t’u bërë zëri i tyre.
English Version
In the meeting, were discussed the difficulties and challenges that these women face in their informal businesses and they expressed the desire to cooperate with civil society organizations to become their voice.
Shkak është bërë rruga pothuaj e pakalueshme dhe braktisja e fshatit . Në këtë fshat Florina ka rreth tridhjetë vite që jeton, që kur është martuar. Jetesa nuk ka qenë e lehte për Floridën dhe familjen e saj. Për dekada të vetmet të ardhura kanë qenë shitja e produkteve agrobujqësore si, fasulet e patatet, kryesisht tek të afërmit dhe e bimëve medicinale që familje i mbledh në bjeshkë. Fëmijët u rritën, njëri nga djemtë është larguar në emigracion, ndërsa tjetri punon në Peshkopi, por ende Florina vazhdon të prodhojë fasule e patate dhe të mbledhi bimë medicinale. Bashkëshorti, një ndërtuas duarartë, ashtu siç janë të gjithë burrat e kësaj anë punon herë pas here në ndërtim edhe larg shtëpisë dhe të ardhurat që krijon nuk janë të qëndrueshme. Në pranverë të dy me Florinën ngjiten në mal.’ Është e vështirë, tregon Florina. Çohemi në katër të mëngjesit dhe kthehemi natën vonë, gjashtë orë bëjmë rrugë çdo ditë, tre për t’u ngjitur dhe tre të tjera për të zbritur. Edhe procesi i mbledhjes nuk është i lehtë.”
Tashmë që po bëhet rruga dhe pas futjes së Rabdishtit në listën e 100 fshtarave turistikë, Florina ëndërron që banesën e saj prej guri ta kthejë në bujtinë, ashtu siç po sheh edhe bashkëfshatarë të tjerë ta bëjnë. “Edhe sot ne mirëpresim turistë në fshatin tonë, por ata janë të paktë. Ndodh edhe që na trokasin në derë dhe kërkojnë të blejnë produkte që prodhohen në këtë zonë, që është e njohur më produktet cilësore dhe me shije të veçantë. Synimi ynë është që ta kthejmë banesën në shtëpi pritjeje. Dhe ky nuk është thjesht dhe vetëm një dëshirë, kemi filluar të punojmë për këtë. Por duhet kohë dhe para dhe kemi nevojë për këshilla se si ngrihet dhe menaxhohet një bujtinë që pret turistë. Kjo ishte edhe arsyeja që e prita më shumë dëshirë ftesën për të marrë pjesë në aktivitet që po organizon IZHIQ me gratë në Dibër.”

Para 30 vitesh, Liljana u martua në një familje blegtorësh të njohur në Muhurr të Dibrës. Ajo solli në jetë katër fëmijë dhe bashkë me rritjen e fëmijëve, u angazhua në mbështetjen e familjes së bashkëshortit për të ringjallur traditën e hershme të blegtorisë. Selmani, bashkëshorti, për rreth 25 vite e ndau jetën mes emigracionit në Greqi dhe punës për rimëkëmbjen e ekonomisë familjare në Muhurr. Ndryshimi i sistemit e gjeti familjen në varfëri ekstreme si të gjitha familjet shqiptare. Vetëm një lopë ishte e gjithë ‘pasuria’ që ushqente familjen. Demokracia hapi mundësi të reja. Familja Voka filloi ditë pas dite të krijonte tufën e bagëtisë dhe të merrej me përpunimin e qumështit. Fëmijët rriteshin dhe bashkë me ta edhe ekonomia blektorale e ngritur nga familja.
Pas rreth 20 vitesh, tashmë familja Voka ka një tufë prej 150 krerë dhish dhe 50 delesh. Ushqimin për bagëtinë e prodhojnë vetë, duke mbjellë pjesën më të madhe të 50 dylymëve me bimë foragjere. Selmani në Greqi ka punuar në ferma dhe fabrika të mëdha të përpunimit dhe prodhimit të bulmetit për eksport dhe e di rëndësinë e rujtjes së cilësisë së produktit, duke filluar nga lënda e parë që duhet të jetë 100% bio. “Që bulmeti të jetë i çertifikuara bio, duhet që toka që mbillet me ushqimin e bagëtitë të ketë të paktën tre vite e pastër nga plehrat kimike”, është mësimi i parë që ka sjellë Selmani nga eksperienca në Greqi. Qumështi i siguruar nga bagëtia tashmë nuk mbulon vetëm nevojat e familjes për bulmet, ndaj familja Voka vite më parë vendosi të ngrejë një baxho aty në Muhurr. Gjithçka u mundësua me të ardhurat e krijuara nga bashkëshorti në emigracion dhe nga puna dhe angazhimi i të gjithë anëtarëve të familjes në kujdesin për bagëtitë. Në dimër bagëtitë i mbajnë në stallën që kanë ngritur në Muhurr, ndërsa në verë i çojnë në kullota në bjeshkët e Runjës, përballë Korabit. Dy djemtë e mëdhenj të familjes kanë emigruar, njëri në Angli dhe tjetri në Itali. Djali i vogël ndihmon me bagëtitë. Ai, së bashku me fejuarën e tij, e cila studion për agronomi në shkollën profesionale të Peshkopisë konsiderohen si ‘trashëgimtarët’ e biznesit.
Prej vitesh tashmë dita e Liljanës fillon në orën 4:30 të mëngjesit me mjeljen e bagëtive, vazhdon me angazhimin në baxho dhe përfundon në mesnatë në punët e shtëpisë. Por, Liljana nuk është e vetmja ‘femër’ e dedikuar në biznesin e familjes. Vajza e vetme e çiftit, Rebeka, e cila vazhdon studimet në shkollën e mesme të Peshkopisë konsiderohet si menaxherja e baxhos. Përveç mësimevedhe ndihmës që jep mamasë në punët e shtëpisë, Rebeka i kushtohet disa orë në ditë biznesit të familjes. Ajo merret me proceset ‘estetike’. Familja i ka besuar ndër të tjera edhe ambalazhimin e produkteve. “Sa e kemi këtu në shtëpi, e kemi menaxhere, pastaj do ta çojmë në Tiranë të studiojë për mjeke”, krenohet çifti.
Gjithë këto vite Marjeta është luhatur mes dilemës për të emigruar dhe për ta ndërtuar jetën me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre larg atdheut, ose të qëndrojë në Pilafe për t’u përqendruar tek realizimin e ëndrrës së përbashkët me bashkëshortin: ngritja e një sipërmarrjeje të qëndrueshme agro-ushqimore në Dibër, në të cilën të ofrojnë produkte natyrale të zonës.
Aftësitë si amvisë të fituara në shtëpinë e vajzërisë ku nëna, vajzë nga Kalaja e Dodës, i ka mësuar të gatuaj të gjitha gatimet dhe produktet tradicionale, janë baza nga ka filluar Marjeta. Në një tavolinë modeste ka vendosur me kujdes produktet e prodhuara prej saj, fli me rende, specat me gjizë, kompostot e frutave, frutat, mjalti, arrat, etj., në panairin e organizuar nga Bashkia Dibër një vit më parë. Produktet u pëlqyen dhe tavolina u boshatis shpejt. Por, edhe pas kësaj, Marjeta e ka të vështirë të gjejë klientë dhe treg të qëndrueshëm. Megjithatë ka vendosur të luftojë dhe të mos tërhiqet. “Së bashku me bashkëshortin kemi vendosur të përpiqemi ta ngrejmë këtu të ardhmen për veten dhe fëmijët. Nëse do të largohemi do të punojmë për të tjerët dhe do të mbetemi emigrantë. Duam të bëhemi zotër të punës dhe të pronës sonë. Këtu Zoti na ka bërë dhuratë natyrën e bukur dhe pasuritë e pafundme.”
Vitet e fundit me vëllanë e Marjetës kanë blerë 24 koshere bletësh që do t’i shtojnë në të ardhmen. Mjaltin aktualisht ua shet të njohurve dhe e ‘reklamon’ tek parukeria. Me rritjen e prodhimit parashikon që do t’i duhet të mendojë për marketingun dhe sigurimin e tregjeve më të mëdha dhe të sigurta. Së bashku me bashkëshortin kanë pak vite që kanë filluar të rrisin edhe numrin e pemëve frutore, vishnje, ftua, mollë. Tërë kujdesi dhe ‘meraku’ i Marjetës sot është që produktet e saj të jenë cilësore dhe natyrale, të pakontaminuara nga pesticide dhe produktet e dëmshme.
Marjeta është një luftëtare e vërtetë dhe ka vendosur të bëhet sipërmarrëse e suksesshme. Në moshën 40-vjeçare ka filluar shkollën e lartë në Tetovë për pedagogji, por edhe atje mendjen e ka tek sipërmarrja që po përpiqet të krijojë. Është e sigurt për cilësinë e produkteve që prodhon, por e di se i nevojitet një certifikim nga institucione ose struktura profesioniste. Sapo dëgjoi për konkursin “Mjalti më i Mirë” që zhvillohet çdo vit të Tetovë, nuk ngurroi të regjistrohej.