😍 Fisnike Fida është një nga gratë e trajnuara nga Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në kuadër të Projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në zonën e Dibrës & promovimi i produkteve vendase” me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë U.S. Embassy-Tirana
✅Historia e një biznesi jo-formal në Grev, Dibër: Bujtinë, djathë, baxho
Fisnikja është një dibrane fisnike, ashtu siç ka emrin. Prej 25 vitesh familja e saj punon në blegtori ,ku me shumë punë dhe lodhje ia ka dalë të ngrejë një tufë prej 200 delesh e qengjash. Prodhimi dhe shitja e bulmetit është profesioni i të gjithë familjarëve të familjes Fida. Shtëpinë e kanë në fshatin Grev të Dibrës, ndërsa lart, në Istok, në Bjeshkën e Fidallaris ku kullosin bagëtinë gjatë verës, kanë ngritur baxhon ku prodhojnë gjalp e djath. “Lodhemi fort. Bagëtia, baxho dhe bujtina që kemi ngritur në bjeshkë para tre vitesh, na mbajnë në këmbë nga mëngjesi në mbrëmje çdo ditë”.
Bujtinën e ngritën në një kohë të vështirë, në prag të pandemisë, por kjo nuk i demoralizoi. Vjet, turistët filluan të rikthehen. Atje, në bjeshkën e Fidallarve-Inoske, ku pamja magjepsëse të ‘ngatërron’ dhe të duket se ndodhesh në malet e Zvicrës, Fisnikja ofron të gjitha gatimet e famshme tradicionale të Dibrës. Turistët jo vetëm që kënaqen nga natyra e bukur, ajri i pastër dhe ushqimi natyral dhe i shijshëm, por kthehen sërisht e sërisht me miq të tjerë. “Të gjitha ushqimet i përgatis dhe i shërbej vetë, tregon Fisnikja. Kam pritur shumë grupe madje deri në 15 veta grupi. Kanë ardhur nga e gjithë bota, nga Gjermania dhe Japonia. Dhe kur turistët kënaqen, më largohet lodhja.”
Familja Fida përbëhet prej 8 persona, nga të cilët vetëm katër anëtarë kanë mbetur në Grev dhe merren me baxhon dhe bujtinën. Të katërt janë të angazhuar në këtë biznes familjar. Kohët e fundit kanë punësuar edhe një bari, pasi është e pamundur për ta të përballojnë ngarkesën. Çdo ditë mbledhin e përpunojnë rreth 1 kuintalë qumësht. Nuk kanë ende një dyqan shitjeje apo pikë shpërndarjeje dhe vazhdojnë të punojnë me porosi individuale. Dhe porositë nuk mungojnë asnjëherë.
Fisnikja, edhe pse nuk ka kohë të marrë frymë nga punët e shumta, nuk i thotë ‘jo’ asnjë mundësie për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme që zhvillohen në Dibër për gratë sipërmarrëse. Çdo aktivitete është një mundësi e mirë jo vetëm për të prezantuar produktet e baxhos dhe shërbimet e bujtinës, por edhe për të shkëmbyer eksperienca me gra të tjera si ajo që, edhe pse janë përballur dhe përballen përditë me sfida, nuk heqin dorë nga përpjekja për të ngritur dhe për të fuqizuar bizneset familjare.


“Shesim edhe fruta, tregon Emrie Lata, por është shumë e vështirë të gjesh treg. Sivjet nuk arritëm ta shisnim prodhimin.”
“Megjithëse gratë janë inisiatore të nisjes së një biznesi vendas, janë burrat ata që e regjistrojnë biznesin në emrin e tyre” u shpreh Znj. Denisa Basha, Dr Kabineti – Bashkia Dibër. Ajo shpjegoi më tej rolin e pushtetit vendor në fuqizimin e sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë.
Në takim u diskutuan vështirësitë dhe sfidat qe hasin këto gra në bizneset e tyre informale dhe shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile për t’u bërë zëri i tyre.
English Version
In the meeting, were discussed the difficulties and challenges that these women face in their informal businesses and they expressed the desire to cooperate with civil society organizations to become their voice.
Shkak është bërë rruga pothuaj e pakalueshme dhe braktisja e fshatit . Në këtë fshat Florina ka rreth tridhjetë vite që jeton, që kur është martuar. Jetesa nuk ka qenë e lehte për Floridën dhe familjen e saj. Për dekada të vetmet të ardhura kanë qenë shitja e produkteve agrobujqësore si, fasulet e patatet, kryesisht tek të afërmit dhe e bimëve medicinale që familje i mbledh në bjeshkë. Fëmijët u rritën, njëri nga djemtë është larguar në emigracion, ndërsa tjetri punon në Peshkopi, por ende Florina vazhdon të prodhojë fasule e patate dhe të mbledhi bimë medicinale. Bashkëshorti, një ndërtuas duarartë, ashtu siç janë të gjithë burrat e kësaj anë punon herë pas here në ndërtim edhe larg shtëpisë dhe të ardhurat që krijon nuk janë të qëndrueshme. Në pranverë të dy me Florinën ngjiten në mal.’ Është e vështirë, tregon Florina. Çohemi në katër të mëngjesit dhe kthehemi natën vonë, gjashtë orë bëjmë rrugë çdo ditë, tre për t’u ngjitur dhe tre të tjera për të zbritur. Edhe procesi i mbledhjes nuk është i lehtë.”
Tashmë që po bëhet rruga dhe pas futjes së Rabdishtit në listën e 100 fshtarave turistikë, Florina ëndërron që banesën e saj prej guri ta kthejë në bujtinë, ashtu siç po sheh edhe bashkëfshatarë të tjerë ta bëjnë. “Edhe sot ne mirëpresim turistë në fshatin tonë, por ata janë të paktë. Ndodh edhe që na trokasin në derë dhe kërkojnë të blejnë produkte që prodhohen në këtë zonë, që është e njohur më produktet cilësore dhe me shije të veçantë. Synimi ynë është që ta kthejmë banesën në shtëpi pritjeje. Dhe ky nuk është thjesht dhe vetëm një dëshirë, kemi filluar të punojmë për këtë. Por duhet kohë dhe para dhe kemi nevojë për këshilla se si ngrihet dhe menaxhohet një bujtinë që pret turistë. Kjo ishte edhe arsyeja që e prita më shumë dëshirë ftesën për të marrë pjesë në aktivitet që po organizon IZHIQ me gratë në Dibër.”

Gjithë këto vite Marjeta është luhatur mes dilemës për të emigruar dhe për ta ndërtuar jetën me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre larg atdheut, ose të qëndrojë në Pilafe për t’u përqendruar tek realizimin e ëndrrës së përbashkët me bashkëshortin: ngritja e një sipërmarrjeje të qëndrueshme agro-ushqimore në Dibër, në të cilën të ofrojnë produkte natyrale të zonës.
Aftësitë si amvisë të fituara në shtëpinë e vajzërisë ku nëna, vajzë nga Kalaja e Dodës, i ka mësuar të gatuaj të gjitha gatimet dhe produktet tradicionale, janë baza nga ka filluar Marjeta. Në një tavolinë modeste ka vendosur me kujdes produktet e prodhuara prej saj, fli me rende, specat me gjizë, kompostot e frutave, frutat, mjalti, arrat, etj., në panairin e organizuar nga Bashkia Dibër një vit më parë. Produktet u pëlqyen dhe tavolina u boshatis shpejt. Por, edhe pas kësaj, Marjeta e ka të vështirë të gjejë klientë dhe treg të qëndrueshëm. Megjithatë ka vendosur të luftojë dhe të mos tërhiqet. “Së bashku me bashkëshortin kemi vendosur të përpiqemi ta ngrejmë këtu të ardhmen për veten dhe fëmijët. Nëse do të largohemi do të punojmë për të tjerët dhe do të mbetemi emigrantë. Duam të bëhemi zotër të punës dhe të pronës sonë. Këtu Zoti na ka bërë dhuratë natyrën e bukur dhe pasuritë e pafundme.”
Vitet e fundit me vëllanë e Marjetës kanë blerë 24 koshere bletësh që do t’i shtojnë në të ardhmen. Mjaltin aktualisht ua shet të njohurve dhe e ‘reklamon’ tek parukeria. Me rritjen e prodhimit parashikon që do t’i duhet të mendojë për marketingun dhe sigurimin e tregjeve më të mëdha dhe të sigurta. Së bashku me bashkëshortin kanë pak vite që kanë filluar të rrisin edhe numrin e pemëve frutore, vishnje, ftua, mollë. Tërë kujdesi dhe ‘meraku’ i Marjetës sot është që produktet e saj të jenë cilësore dhe natyrale, të pakontaminuara nga pesticide dhe produktet e dëmshme.
Marjeta është një luftëtare e vërtetë dhe ka vendosur të bëhet sipërmarrëse e suksesshme. Në moshën 40-vjeçare ka filluar shkollën e lartë në Tetovë për pedagogji, por edhe atje mendjen e ka tek sipërmarrja që po përpiqet të krijojë. Është e sigurt për cilësinë e produkteve që prodhon, por e di se i nevojitet një certifikim nga institucione ose struktura profesioniste. Sapo dëgjoi për konkursin “Mjalti më i Mirë” që zhvillohet çdo vit të Tetovë, nuk ngurroi të regjistrohej.

English Version

