{"id":2514,"date":"2025-10-03T13:15:32","date_gmt":"2025-10-03T13:15:32","guid":{"rendered":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/?p=2514"},"modified":"2026-03-30T13:18:08","modified_gmt":"2026-03-30T13:18:08","slug":"medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/","title":{"rendered":"Medikamente t\u00eb skaduara dhe munges\u00eb trajtimi p\u00ebr  f\u00ebmij\u00ebt me tumor"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb raport i fundit nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit (KLSH) ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah t\u00eb dh\u00ebna<br \/>\ntrondit\u00ebse lidhur me barnat p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve tumorale, duke theksuar hendekun<br \/>\nmidis pacient\u00ebve dhe sistemit t\u00eb drejt\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin \u201cMbi disponibilitetin e barnave p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve tumorale\u201d \u00ebsht\u00eb<br \/>\nevidentuar se nga institucionet e audituara, p\u00ebrfshir\u00eb Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe<br \/>\nMbrojtjes Sociale, Fondi i Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor, Agjencia e<br \/>\nBarnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore, Qendra Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, nuk jan\u00eb<br \/>\nezauruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb veprimet e nd\u00ebrmarra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sigurimit t\u00eb disponibilitetit<br \/>\nt\u00eb barnave t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb trajtimin e s\u00ebmundjeve tumorale.<\/p>\n<p>Medikamente t\u00eb skaduara n\u00eb farmacin\u00eb e QSUT<br \/>\nN\u00eb raportin e KLSH, evidentohet se \u201c19 flakon\u00eb Ifosfamide 1 g dhe 602 flakon\u00eb<br \/>\nMethotrexate n\u00eb dy form\u00ebdoza: Solution for injection and infusion x 500 mg (n\u00eb 10ml ose<br \/>\n20ml) me 372 flakon\u00eb dhe Solution for injection x 50 mg \/ 2 ml me 230 flakon\u00eb,<br \/>\npavar\u00ebsisht se kan\u00eb skaduar rezultojn\u00eb ende n\u00eb sistemin Pentaho.\u201d<br \/>\nK\u00ebto medikamente paraqesin risk p\u00ebr mbajtjen e stoqeve t\u00eb skaduara n\u00eb sistem dhe duke<br \/>\nrritur artificialisht gjendjen e barnave n\u00eb sistem, pavar\u00ebsisht p\u00ebrcaktimeve t\u00eb neni 4 t\u00eb<br \/>\nkontratave t\u00eb furnizimit, i cili p\u00ebrcakton qart\u00eb se \u201cN\u00eb rast mosp\u00ebrdorimi p\u00ebr arsye objektive<br \/>\nt\u00eb medikamenteve, duke sjell\u00eb si pasoj\u00eb afrimin e skadenc\u00ebs, shoq\u00ebria furnitore duhet t\u00eb<br \/>\nmarr\u00eb masa p\u00ebr t\u00ebrheqjen e medikamenteve dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e tyre me t\u00eb nj\u00ebjtin<br \/>\nartikull, por me afat m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb skadence\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me medikamentet e skaduara, Drejtoresha e Sh\u00ebrbimit Farmaceutik, znj. M.R,<br \/>\nka pretenduar se\u201cGjendja e barnave t\u00eb skaduara \u00ebsht\u00eb e dallueshme dhe nuk p\u00ebrdoret<br \/>\nnga operator\u00ebt e sistemit (farmacist\u00eb\/kryeinfermier\u00eb) gjat\u00eb procesit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs dhe<br \/>\nshkarkimit. Kur farmacist\u00ebt realizojn\u00eb shkarkimin e barnave p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave<br \/>\nt\u00eb sh\u00ebrbimeve klinike, ata veprojn\u00eb vet\u00ebm mbi barnat brenda afateve t\u00eb skadenc\u00ebs, pasi<br \/>\nfushat e k\u00ebrkimit p\u00ebr barnat skaduara, jan\u00eb inaktive dhe t\u00eb bllokuara nga sistemi, dhe nuk<br \/>\nmund t\u00eb veprohet me k\u00ebto barna. Sqarojm\u00eb se me afrimin e skadenc\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb bar,<br \/>\nsistemi detekton afrimin e skadenc\u00ebs edhe n\u00eb an\u00ebn vizuale duke ngjyrosur fush\u00ebn me<br \/>\nngjyr\u00eb portokalli, dhe me plot\u00ebsimin e dat\u00ebs s\u00eb skadenc\u00ebs, ngjyrosja kthehet n\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb<br \/>\nkuqe, dhe bllokohet automatikisht \u00e7do lloj veprimi me barin e skaduar. Kjo siguron q\u00eb<br \/>\nbarna t\u00eb skaduara t\u00eb mos p\u00ebrfshihen n\u00eb procesin e shp\u00ebrndarjes dhe p\u00ebrdorimit klinik \u00e7ka<br \/>\nsqaron edhe nj\u00ebher\u00eb faktin se pavar\u00ebsisht se bari n\u00eb fjal\u00eb i pasqyruar n\u00eb pik\u00ebn 8 rezulton<br \/>\ni skaduar n\u00eb PENATAHO, ai nuk ndikon n\u00eb rritjen artificiale t\u00eb barnave\u201d.<\/p>\n<p>Gjendjet e barnave t\u00eb skaduara q\u00eb shfaqen n\u00eb sistem nuk mund t\u00eb konsiderohen vet\u00ebm<br \/>\nsi nj\u00eb informacion statistikor, por tregojn\u00eb boshll\u00ebqe n\u00eb menaxhimin e inventarit, fakt q\u00eb<br \/>\ne indentifikon me shqet\u00ebsim edhe raporti i KLSH. Edhe n\u00ebse barnat e skaduara nuk mund<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrdoren nga operator\u00ebt n\u00eb procesin e shkarkimit, prania e tyre n\u00eb stok sjell pasoja<br \/>\nnegative, duke rritur artificialisht gjendjen dhe duke ngadal\u00ebsuar qarkullimin efikas t\u00eb<br \/>\nbarnave. Kjo situat\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb mungesa t\u00eb barnave t\u00eb nevojshme p\u00ebr trajtim,<br \/>\nduke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin ndaj pacient\u00ebve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb gjendjet e<br \/>\nskaduara t\u00eb evidentuara nga grupi i auditimit paraqitet risku i mosnxjerjes jasht\u00eb<br \/>\np\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre sasive dhe mbajtjes s\u00eb tyre n\u00eb inventarin fizik t\u00eb barnave. \u00cbsht\u00eb<br \/>\np\u00ebrgjegj\u00ebsia e institucionit t\u00eb monitoroj\u00eb datat e skadenc\u00ebs p\u00ebrpara afatit t\u00eb mbarimit t\u00eb<br \/>\nkontrat\u00ebs, si\u00e7 dhe parashikohet n\u00eb nenin 5 t\u00eb kontrat\u00ebs. Mungesa e monitorimit t\u00eb zbatimit<br \/>\nt\u00eb kontrat\u00ebs nga ana e MSHMS ka sjell p\u00ebr pasoj\u00eb mos t\u00ebrheqjen e barnave t\u00eb skaduara<br \/>\np\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebve u mohohet trajtimi<br \/>\nNga verifikimet e kryera nga KLSH p\u00ebr periudh\u00ebn 2020-2024, f\u00ebmij\u00ebt me s\u00ebmundje<br \/>\ntumorale nuk kan\u00eb marr\u00eb trajtim t\u00eb barabart\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe jan\u00eb paraqitur 12<br \/>\npacient\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 2 deri n\u00eb 18 vje\u00e7 q\u00eb k\u00ebrkon sipas protokolleve trajtim me Actinomycin<br \/>\nD, dhe KLSH ka konstatuar se n\u00eb 6 raste nuk \u00ebsht\u00eb ofruar trajtim n\u00eb sisteminpublik, 1<br \/>\n\u00ebsht\u00eb trajtuar jasht\u00eb vendit, sipas protokollit VAC, dhe 5 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb trajtuar duke siguruar<br \/>\nmedikamentin privatisht.<\/p>\n<p>Pas dat\u00ebs 20 janar 2020 konstatohet se nuk ka patur gjendje t\u00eb medikamentit<br \/>\nActinomycin D 0.5 mg, n\u00eb disa prej rasteve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur ky medikament n\u00eb trajtim. Ky<br \/>\nkonstatim vjen bazuar n\u00eb intervistat verbale q\u00eb grupi i auditit t\u00eb Kontrollit t\u00eb L\u00ebrt\u00eb t\u00eb Shtetit<br \/>\nka zhvilluar me mjek\u00ebt e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Onkohematologjis\u00eb Pediatrike, si dhe bazuar n\u00eb<br \/>\nsh\u00ebnimet e b\u00ebra n\u00eb kartela, epikrizat e pacient\u00ebve, ku konstatohet se medikamenti \u00ebsht\u00eb<br \/>\nsiguruar privatisht nga familjar\u00ebt apo p\u00ebrmes donacioneve. N\u00eb gjykimin e grupit t\u00eb<br \/>\nauditimit, sigurimi n\u00eb k\u00ebto m\u00ebnyra nuk ofron siguri t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e ruajtjes s\u00eb k\u00ebtij<br \/>\nmedikamenti dhe rrjedhimisht edhe t\u00eb efektit t\u00eb tij.<br \/>\n\u201cP\u00ebr periudh\u00ebn objekt auditimi, bari Actinomycin D 0.5 mg \u00ebsht\u00eb siguruar p\u00ebrmes<br \/>\ndonacionit nga Sheba Medical Center, spital n\u00eb Izrael, i cili ka dhuruar 24 flakon\u00eb<br \/>\nActinomycin D 0.5 mg, n\u00eb QSUNT. Referuar intervistave verbale me mjek\u00ebt e Sh\u00ebrbimit<br \/>\nt\u00eb Onkohematologjis\u00eb Pediatrike, donacioni ka ardhur n\u00eb dat\u00ebn 24.12.2024, nd\u00ebrsa<br \/>\nshkresa e tij mban dat\u00ebn 25.12.2024, protokolluar n\u00eb QSUNT me shkres\u00ebn nr. 3068\/1<br \/>\nprot., dat\u00eb 26.12.2024.<\/p>\n<p>Rezulton se deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb auditimit n\u00eb terren, n\u00eb QSUNT gjendja e barit<br \/>\nActinomycin D 0.5mg duhet t\u00eb rezultonte 2 flakon\u00eb, pasi 22 flakon\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb<br \/>\ntrajtim referuar informacionit t\u00eb sjell\u00eb nga Sh\u00ebrbimi i Onko-Hematologjis\u00eb Pediatrike. N\u00eb<br \/>\nkushtet kur p\u00ebr marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb barit nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar procesverbal, ka qen\u00eb<br \/>\ne pamundur t\u00eb verifikohet fizikisht sasia e mbetur e barit duke qen\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb<br \/>\nhyrje n\u00eb inventar\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>KLSH n\u00eb raport l\u00eb detyra p\u00ebr drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Qendr\u00ebs Spitalore Universitare<br \/>\n\u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d q\u00eb t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb protokolli t\u00eb unifikuar p\u00ebr marrjen n\u00eb<br \/>\ndor\u00ebzim, administrimin dhe raportimin e barnave t\u00eb siguruara p\u00ebrmes donacioneve\/ n\u00eb<br \/>\nm\u00ebnyr\u00eb private, ku t\u00eb p\u00ebrshihet informacioni p\u00ebr sasin\u00eb e marr\u00eb, dat\u00ebn, pacientin p\u00ebr t\u00eb<br \/>\ncilin p\u00ebrdoret, doz\u00ebn e administruar dhe personin p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb spitalin Onkologjik.<br \/>\nGjithashtu, KLSH rekomandon se drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i QSUNT duhet t\u00eb marr\u00eb masa<br \/>\np\u00ebr ngritjen e nj\u00eb grupi pune p\u00ebr verifikimin e flakon\u00ebve t\u00eb mbetur gjendje t\u00eb Actinomycin<br \/>\nD, t\u00eb cil\u00ebt nuk evidentohen n\u00eb inventar apo n\u00eb sistemin elektronik.<br \/>\nN\u00ebnfinancimi i sektorit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe pasoj\u00ebt tek pacient\u00ebt<br \/>\nNj\u00eb nga shkaqet kryesore t\u00eb k\u00ebtyre problematikave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor<br \/>\nshqiptar, konkretisht Sh\u00ebrbimit Onkologjik, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnfinancimi buxhetor p\u00ebr sektorin e<br \/>\nsh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nFinancimi i Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d (QSUNT) b\u00ebhet me transferime<br \/>\nnga Buxheti i Shtetit, n\u00ebp\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale dhe<br \/>\nFSDKSH-s\u00eb. Po ashtu, pjes\u00eb e financimit jan\u00eb edhe t\u00eb ardhurat dyt\u00ebsore, t\u00eb cilat mbarten<br \/>\nn\u00eb vitin buxhetor pasardh\u00ebs, t\u00eb gjeneruara nga sh\u00ebrbimet e ofruara, kontratat me pal\u00eb t\u00eb<br \/>\ntreta apo donacione, p\u00ebrdorimi i t\u00eb cilave b\u00ebhet t\u00ebr\u00ebsisht nga vet\u00eb spitali, si pjes\u00eb e kostos<br \/>\ns\u00eb sh\u00ebrbimit, bazuar n\u00eb procedurat e miratuara nga MSHMS.<\/p>\n<p>Together for Life \u00e7do vit ngre shqet\u00ebsimin p\u00ebr n\u00ebnfinancimin e sektorit sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb<br \/>\nsjell si pasoj\u00eb munges\u00eb sh\u00ebrbimesh, sh\u00ebrbime pa cil\u00ebsi dhe p\u00ebrjashtimin e grupeve<br \/>\nvulnerab\u00ebl nga e drejta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor cil\u00ebsor kudo dhe kurdo t\u00eb<br \/>\np\u00ebrballuesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do kategori. Edhe n\u00eb raportin e shoqat\u00ebs Together For Life<br \/>\n\u201cMonitorimi i shpenzimeve t\u00eb sektorit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr vitin 2024\u201d, si dhe n\u00eb raportin<br \/>\n\u201cMonitorimi i Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb 2021-2030 \u2013 Arritjet dhe Sfidat\u201d<br \/>\nrezulton se buxheti i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt nga parashikimet n\u00eb Strategjin\u00eb<br \/>\ndhjet\u00ebvje\u00e7are t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb si dhe m\u00eb i ul\u00ebti krahasuar me vendet e Rajonit.<br \/>\nShpenzimet n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb raport me shpenzimet e<br \/>\np\u00ebrgjithshme publike jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat me mesatarisht 9% p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2022,<br \/>\nsipas raporteve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria kryeson list\u00ebn e vendeve t\u00eb rajonit<br \/>\nme shpenzimet nga xhepi n\u00eb nivelin e 51%.<\/p>\n<p>Mungesa e buxhetit t\u00eb nevojsh\u00ebm sigurisht do t\u00eb shfaq\u00eb probleme edhe n\u00eb mos ofrimi n\u00eb<br \/>\nkoh\u00eb t\u00eb barnave p\u00ebr pacient\u00ebt me s\u00ebmundje onkologjike gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb c\u00ebnim t\u00eb<br \/>\ndrejtave themelore t\u00eb njeriut dhe t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb raport i fundit nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit (KLSH) ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah t\u00eb dh\u00ebna trondit\u00ebse lidhur me barnat &#8230;<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_vp_format_video_url":"","_vp_image_focal_point":[],"footnotes":"","_links_to":"","_links_to_target":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2514","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Medikamente t\u00eb skaduara dhe munges\u00eb trajtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me tumor - Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Medikamente t\u00eb skaduara dhe munges\u00eb trajtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me tumor - Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nj\u00eb raport i fundit nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit (KLSH) ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah t\u00eb dh\u00ebna trondit\u00ebse lidhur me barnat ...\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-10-03T13:15:32+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2026-03-30T13:18:08+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Daniela Burnazi\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Daniela Burnazi\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/2025\\\/10\\\/03\\\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/2025\\\/10\\\/03\\\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"Daniela Burnazi\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/eb975c9d487030021f1785effadb2228\"},\"headline\":\"Medikamente t\u00eb skaduara dhe munges\u00eb trajtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me tumor\",\"datePublished\":\"2025-10-03T13:15:32+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-30T13:18:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/2025\\\/10\\\/03\\\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\\\/\"},\"wordCount\":1536,\"commentCount\":0,\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/2025\\\/10\\\/03\\\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/2025\\\/10\\\/03\\\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/2025\\\/10\\\/03\\\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\\\/\",\"name\":\"Medikamente t\u00eb skaduara dhe munges\u00eb trajtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me tumor - Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2025-10-03T13:15:32+00:00\",\"dateModified\":\"2026-03-30T13:18:08+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/eb975c9d487030021f1785effadb2228\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/2025\\\/10\\\/03\\\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/2025\\\/10\\\/03\\\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/2025\\\/10\\\/03\\\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Medikamente t\u00eb skaduara dhe munges\u00eb trajtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me tumor\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/\",\"name\":\"Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare\",\"description\":\"Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/eb975c9d487030021f1785effadb2228\",\"name\":\"Daniela Burnazi\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/5aa5e701a63f11fd3fd70df1f48f9e23d0db512e36a4b79f45f92af2f58c141b?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/5aa5e701a63f11fd3fd70df1f48f9e23d0db512e36a4b79f45f92af2f58c141b?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/5aa5e701a63f11fd3fd70df1f48f9e23d0db512e36a4b79f45f92af2f58c141b?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Daniela Burnazi\"},\"url\":\"https:\\\/\\\/www.izhiq.org.al\\\/en\\\/author\\\/danielaburnazi\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Medikamente t\u00eb skaduara dhe munges\u00eb trajtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me tumor - Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Medikamente t\u00eb skaduara dhe munges\u00eb trajtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me tumor - Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare","og_description":"Nj\u00eb raport i fundit nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit (KLSH) ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah t\u00eb dh\u00ebna trondit\u00ebse lidhur me barnat ...","og_url":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/","og_site_name":"Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare","article_published_time":"2025-10-03T13:15:32+00:00","article_modified_time":"2026-03-30T13:18:08+00:00","author":"Daniela Burnazi","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Daniela Burnazi","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/"},"author":{"name":"Daniela Burnazi","@id":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/#\/schema\/person\/eb975c9d487030021f1785effadb2228"},"headline":"Medikamente t\u00eb skaduara dhe munges\u00eb trajtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me tumor","datePublished":"2025-10-03T13:15:32+00:00","dateModified":"2026-03-30T13:18:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/"},"wordCount":1536,"commentCount":0,"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/www.izhiq.org.al\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/","url":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/","name":"Medikamente t\u00eb skaduara dhe munges\u00eb trajtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me tumor - Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare","isPartOf":{"@id":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/#website"},"datePublished":"2025-10-03T13:15:32+00:00","dateModified":"2026-03-30T13:18:08+00:00","author":{"@id":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/#\/schema\/person\/eb975c9d487030021f1785effadb2228"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/www.izhiq.org.al\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/2025\/10\/03\/medikamente-te-skaduara-dhe-mungese-trajtimi-per-femijet-me-tumor\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Medikamente t\u00eb skaduara dhe munges\u00eb trajtimi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me tumor"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/#website","url":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/","name":"Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare","description":"Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/#\/schema\/person\/eb975c9d487030021f1785effadb2228","name":"Daniela Burnazi","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5aa5e701a63f11fd3fd70df1f48f9e23d0db512e36a4b79f45f92af2f58c141b?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5aa5e701a63f11fd3fd70df1f48f9e23d0db512e36a4b79f45f92af2f58c141b?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/5aa5e701a63f11fd3fd70df1f48f9e23d0db512e36a4b79f45f92af2f58c141b?s=96&d=mm&r=g","caption":"Daniela Burnazi"},"url":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/author\/danielaburnazi\/"}]}},"rttpg_featured_image_url":null,"rttpg_author":{"display_name":"Daniela Burnazi","author_link":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/author\/danielaburnazi\/"},"rttpg_comment":0,"rttpg_category":"<a href=\"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/category\/uncategorized\/\" rel=\"category tag\">Uncategorized<\/a>","rttpg_excerpt":"Nj\u00eb raport i fundit nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit (KLSH) ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah t\u00eb dh\u00ebna trondit\u00ebse lidhur me barnat ...","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2514","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2514"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2514\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2515,"href":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2514\/revisions\/2515"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2514"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2514"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.izhiq.org.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2514"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}