• info@izhiq.org.al
  • Home
  • About us
    • Join us
    • Our Partners
    • Contact us
  • Programs
    • Human rights and transparency
    • Consumer rights
    • Environment
    • Gender issues and women's empowerment
    • Youth and their empowerment
    • Health and well-being
  • Events
  • Reports
  • Multimedia
    • Video
    • Photo
    • Infograph
    • Podcast
  • Facebook
  • Instagram

Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore #7Qershor2021

Home > Articles by: izhiqytetare_10ociur3
12 Oct
By:izhiqytetare_10ociur3

Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore #7Qershor2021

“Ushqim i sigurt tani për një të nesërme të shëndetshme,” motoja që duhet të ndjekim në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore.

Siguria e ushqimit dhe të ushqyerit janë baza themelore për shëndet dhe mirëqënie për popullsinë e çdo vendi

👉Data 7 qershor përkon edhe me Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, datë e cila synon të nxisë sa më shumë veprime për zbulimin, parandalimin dhe rreziqet që mund të na vijnë nga ushqimi.

👉Përmes Ditës Botërore të Sigurisë së Ushqimit, OBSH-ja synon të tërheq vëmendje për të pasur një kontribut më të madh në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, prosperitetin ekonomik, bujqësinë, aksesin në treg, turizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Tematika e këtij viti është 📣“Ushqimi i sigurt sot për një të nesërme të shëndetshme”, duke lënë të nënkuptuar se prodhimi dhe konsumimi i ushqimit të sigurt ka përfitime të menjëhershme dhe afatgjate për njerëzit, planetin dhe ekonominë.

👉Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli më 2018 që çdo 7 qershor do të ishte Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore, duke marrë shkas përhapjen globale të sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi , që prekin individë të të gjitha moshave, veçanërisht fëmijë nën 5 vjeç dhe persona që jetojnë në vende me të ardhura të ulëta.

👉Në vitin 2020, Asambleja Botërore e Shëndetësisë miratoi më tej një vendim mbi forcimin e përpjekjeve për sigurinë e ushqimit për të zvogëluar sëmundjet që vijnë nga ushqimi. Siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët midis qeverive, prodhuesve dhe konsumatorëve. Të gjithë kanë një rol të rëndësishëm për sigurinë e ushqimit që të jetë i shëndetshëm dhe i sigurt .

👉Përmes Ditës Botërore të Sigurisë Ushqimore, OBSH-ja punon për të futur sigurinë e ushqimit në agjendën publike dhe për të zvogëluar shkallën e sëmundjeve që vijnë nga ushqimi .

🆘Siguria e ushqimit është punë që na takon të gjithëve.

SËMUNDJET ME ORIGJINË  NGA USHQIMET

Sëmundjet me origjinë nga ushqimet janë zakonisht me natyrë infektive ose toksike. Ato shkaktohen nga bakteret, viruset, kërpudhat, prionet, parazitët ose substancat kimike që hyjnë në organizëm nëpërmjet ushqimit ose ujit të ndotur. Këto sëmundje akute me origjinë nga ushqimet (shpesh quhen helmim ushqimor) shkaktohen rëndom nga ngrënia e ushqimit të kontaminuar nga bakteret, si psh. ngaSalmonella, Campylobacter, Clostridium perfringens, Staphylococcus aureus, Bacillus cereus oseEscherichia coli (E. coli), ose nga një virus, si psh. norovirus.

Nëpërmjet ushqimit përhapen më shumë se 200 sëmundje të shkatuara nga miroorganizma (baktere, viruse, kërpudha, prione, parazitë), substance kimike ose edhe agjentë fizikë. Simptomatologjia e këtyre sëmundjeve varjon nga simptoma akute dhe/ose kronike, dhe nga diarreja në kancer.

Në planin global, sëmundjet ne origjinë nga ushqimi vrasin çdo vit 2 milion njerëz, shumë prej të cilëve janë fëmijë. Në 2013, pati më shumë se 310.000 raste të sëmundjeve origjinë nga ushqimiet të raportuara vetëm në Bashkimin Evropian të cilat sollën 322 vdekje. Çdo vit në BE raportohen më shumë se 85.000 raste salmoneloze, me një kosto prej më shumë se 3 miliard euro.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Autoriteti Kombetar i Ushqimit

Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare

12 Oct
By:izhiqytetare_10ociur3

Vaji i Palmës: Sa i rrezikshëm është për konsumatorin

Nga Daniela Burnazi

Vaji i palmës është vaji më i konsumuar në botë, por edhe më i kritikuari. Shumë studime na tregojnë se vaji i palmës është i rrezikshëm për shëndetin, rrezike këto që lidhen kryesisht me shëndetin e zemrës.

📌Por, çfarë është vaji i palmës?

Burimi kryesor i vajit të palmës është pema Elaeis guineensis, e cila gjendet më shumë në Afrikën Perëndimore dhe Jugperëndimore. Përdorimi i saj daton që prej më shumë se 5000 vitesh më parë.

Vitet e fundit, vaji i palmës është prodhuar në Azinë Juglindore, përfshirë Malajzinë dhe Indonezinë. Këto 2 vende aktualisht prodhojnë më shumë se 80% vaj palme që konsumohet në të gjithë botën.

Vaji i palmës është gjysmë i ngurtë në temperaturën e dhomës. Përmban më shumë se 50% yndyrna të ngopura që janë të rrezikshme për shëndetin sepse çojnë në rritjen e kolesterolit të keq në gjak dhe në probleme me shëndetin e zemrës.

📌Si përdoret vaji i palmës?

Vaji i palmës mund të gjendet në disa produkte të tilla si: djathë, gajlp, qumësht, gjalp kikiriku, drithra, biskota, çokollata proteinike, margarinë, snacks të paketuara etj.

Në emisionin “Top Storë në Top Channel” Prof. Dr. Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike, tha se modifikimet më të shumta në Shqipëri mund të bëhen te qumështi, djathi e gjalpi, duke i modifikuar yndyrën shtazore me atë bimore. Pra, e thënë ndryshe, duke i përzierë me vaj palme.

Vaji i palmës është i njohur për koston e tij relativisht të ulët, përmban nivel të lartë yndyre dhe shërben për t’i zgjatur jetën produkteve të ndryshme ushqimore. Sëmundjet që vijnë nga vaji i palmës janë të ndryshme, që nga diabeti, e deri tek infarkti.

Por, edhe pse ekspertët ngrenë alarmin për përdorimin e vajit të palmës në produktet ushqimore, laboratori i vetëm shtetëror në vend, ISUV-i nuk e kryen këtë analizë.

“Thjesht dhe pastër mund të tregohet rasti i produkteve të qumështit, i produkteve të fermentuara, si kosi, djathi, gjalpi. Kohët e fundit ka pasur edhe modifikime të një pjese të yndyrës shtazore”, tha Prof. Dr. Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike.

📌Përbërja e lëndëve ushqyese në një lugë gjelle vaj palme (rreth 14 gram)

Kalori: 114 gram

Yndyrna: 14 gram

Yndyrna të ngopura: 7 gram

Yndyrna të pangopura: 5 gram

Yndyrna  poli-të pangopura: 1.5 gram

Vitamina E: 11% e RDI

Të gjitha kaloritë e vajit të palmës vijnë nga yndyra. Ndarja e tij e acideve yndyrore është 50% e acideve yndyrore të ngopura, 40% acide yndyrore mono të pangopura dhe 10% acideve yndyrore të pangopura.

Lloji kryesor i yndyrnave të ngopura që gjendet në vajin e palmës është acidi palmitik, i cili ka 44% të kalorive të tij. Ai gjithashtu përmban sasi të larta të acidit oleik dhe sasi më të vogla të acidit linoleik dhe acidit stearik.

📌Rreziqet e mundshme shëndetësore që vijnë nga konsumimi i vajit të palmës

Edhe  pse shumë studime kanë treguar se vaji i palmës ka përfitime shëndetësore, të tjera studime kanë raportuar për rezultate të kundërta.

Sipas mjekëve dhe ekspertëve të ushqimit, vaji i palmës duke qënë se ka mbi 50% yndyrna të ngopura, ai ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e kolesterolit të keq në gjak, rrit rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare, infrakt dhe diabet./Health Line, Majo Clinic, Top Channel

#InstitutiperZhvillimdheInisiativaQytetare #IZHIQ #MbrojtjaeteDrejtaveteKonsumatorit #MbrojtjaeKonsumatorit #vajiipalmes #shendet

12 Oct
By:izhiqytetare_10ociur3#InstitutiperZhvillimdheInisiativaQytetare,#IZHIQ,#MbrojtjaeKonsumatorit,#MbrojtjaeteDrejtaveteKonsumatorit

Padia kolektive: Kjo konsiderohet si një nismë që iu jep zë konsumatorëve

Bazuar në parimin Bashkimi bën fuqinë, një draft ligjor ka bërë bashkë 73 organizata të shoqërisë civile, të cilat kërkojnë miratimin e një nisme që do t’iu jepte mundësi qytetarëve të padisin në grup kompanitë e mëdha, sa herë të drejtat e tyre shkelen.

Nga Fatjona Mejdini

Të gjithë jemi përballur me kompani të fuqishme që ofrojnë shërbime telefonike, interneti, bankare dhe shpesh jemi ndjerë të pafuqishëm për të vepruar, sa herë kemi parë se ndaj nesh janë bërë padrejtësi.

Në jo pak raste produktet ushqimore, të cilat kemi konsumuar, kanë qenë larg atyre që janë reklamuar dhe për këtë jemi ankuar në rrjetet sociale, por pa mundur të ndryshojmë gjë.

Shpesh kemi dëgjuar për raste, kur punëdhënësit i kanë detyruar punëmarrësit të punojnë për orë të gjata të papaguar, por ata nuk kanë pasur kurajën ta ngrenë këtë çështje ligjërisht.

Në ambientet ku jetojmë, kemi parë se si prona e përbashkët është shkatërruar apo mjedisi rreth nesh ka degraduar dhe kemi menduar se e kemi të pamundur të kërkojmë shpërblimin e dëmit që kemi pësuar.

Një projektligj i iniciuar dhe mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe i zbatuar nga Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare, zyra ligjore CR Partners dhe Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim, EDEN, ka si synim t`iu japë qytetarëve një mjet më tepër për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre.

Projektligji Për paditë kolektive, që i është propozuar Kuvendit për të ndërmarrë nismën ligjvënëse, kërkon pikërisht të forcojë zërin e qytetarëve dhe të lehtësojë aksesin e tyre në sistemin e drejtësisë, për të parandaluar dhe ndëshkuar shkeljet dhe cenimet e paligjshme të të drejtave civile të konsumatorëve dhe të punëmarrësve. Në thelb, ky projektligj i mundëson personave të dëmtuar të kompensohen në rastet e dëmeve kolektive, të shkaktuara si pasojë e këtyre shkeljeve.

Sipas Kushtetutës, të drejtën për të propozuar ligje përveç Këshillit të Ministrave dhe 20,000 zgjedhësve e ka edhe çdo deputet apo grup deputetësh i Kuvendit të Shqipërisë.

Nisma kërkon që të përfshijë në legjislacionin shqiptar padinë kolektive, e cila mund të përdoret nga qytetarët në rastet e shkeljes së të drejtave të tyre. Në të parashikohet dhe dëmshpërblimi kolektiv, duke iu dhënë mundësinë të gjithë atyre, konsumatorë dhe punëmarrës, që janë prekur nga një procedurë e paligjshme, të kenë të drejtën për t`u kompensuar.

Shqipëria është një vend, i cili aktualisht nuk e ka si instrument ligjor padinë kolektive, duke i detyruar individët e prekur nga një paligjshmëri të shkojnë të vetëm përballë gjykatës.

Kjo praktikë në shumë raste ka rezultuar penguese në marrjen e drejtësisë, aq më tepër në rastet kur qytetarët kanë përballë tregtarë dhe punëdhënës të fuqishëm financiarisht.

Proceset gjyqësore janë të ndërlikuara, zgjasin në kohë dhe po kështu kërkojnë shpenzime financiare, elemente këto që i stepin akoma më shumë qytetarët që të përdorin sistemin e drejtësisë, kur dëmi dhe dëmshpërblimi i pritur nuk është i madh.

E gjitha kjo sjell mungesë përgjegjësie nga tregtar që ofrojnë mallra dhe shërbime, duke neglizhuar dhe shpesh abuzuar marrëdhëniet e tyre me konsumatorët apo punëmarrësit.

Avokati Alban Çaushi, i cili është dhe një nga hartuesit e projektligjit, shprehet se, padia kolektive si mekanizëm procedural do të inkurajojë konsumatorët që kanë pësuar dëme nga konsumimi i produkteve apo shërbimeve të ofruara nga tregtarët të ndërmarrin veprime konkrete për të kërkuar në rrugë gjyqësore shpërblimin e dëmit të pësuar.

“Praktika ka treguar se në rastet kur vlera e dëmeve të pësuara është e vogël, konsumatorët nuk marrin iniciativa për të kërkuar në rrugë gjyqësore shpërblimin e dëmit, kjo për arsye se kostot e procesit gjyqësor janë disa herë më të larta se vlera e dëmit që mund të përftohet, fakt i cili dekurajon subjektin e dëmtuar të ndërmarrë një iniciativë të tillë”, – thekson ai.

Çaushi shpjegon se konsumatori nuk ka nevojë të njohë se cilët janë konsumatorë e tjerë të prekur dhe që kanë pësuar një dëm. Mjafton që individi i prekur t`i drejtohet një OJF-je, e cila mund të administrojë tërësinë e procesit për inicimin e një padie kolektive.

Është e kuptueshme që pasja e një mekanizmi të tillë ligjor, do të detyrojë tregtarët të jenë më të dedikuara ndaj cilësisë së produkteve apo shërbimeve të tyre, ruajtjes së mjedisit dhe marrëdhënieve me konsumatorë apo punëmarrësit.

Një nga përparësitë e mëdha që do të sjellë përfshirja e padive kolektive në legjislacionin shqiptar, është krijimi i një mekanizmi të ri ligjor, që pritet të ketë një efekt parandalues për sa i përket abuzimeve të tilla ndaj konsumatorëve.

Ndërkaq, në shumë vende të zhvilluara të botës, duke nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Italia, Spanja e Sllovenia, të drejtat e konsumatorëve dhe punëmarrësve për t`u mbrojtur nga praktika tregtare të dëmshme ka vite që zbatohen.

Nevoja për mekanizma të tillë ligjorë, që i japin më shumë zë qytetarëve ndaj fuqisë së kompanive, gjithmonë e në rritje, bëri që në nëntor të vitit 2020 Parlamenti Europian të miratojë një direktive për paditë kolektive, duke iu kërkuar vendeve anëtare të Bashkimit Europian që brenda një periudhe dyvjeçare ta implementojnë këtë nismë në legjislacionet e tyre.

Profesoresha Aurela Anastasi, eksperte pranë Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, thekson se ky projektligj është hartuar në frymën e kësaj direktive dhe po kështu referuar vendeve ku nisma të ngjashme implementohen me sukses.

“Miratimi i këtij projektligji do të sillte dobi për mbrojtjen e të drejtave të shtetasve dhe grupeve të tyre. Ai do të lehtësonte aksesin e tyre në gjykatë për të kërkuar ndalimin e shkeljeve dhe cenimeve të paligjshme të të drejtave në fushën e industrisë, telekomunikacionit, tregtisë, shërbimeve, si dhe kompensimin e qytetarëve për dëmin e pësuar nga këto shkelje”, – thekson Anastasi.

Gjithashtu, ajo vë theksin tek kërkesat që parashtron ligji për organizatat e shoqërisë civile, të cilat ka nevojë të aftësohen dhe t’i përmbushin ato, me qëllim që të përfaqësojnë me profesionalizëm dhe integritet  kolektivin e qytetarëve që legjitimohet të ngrejë padi kolektive.

Sipas saj, miratimi i kësaj nisme do të sillte dobi edhe në ekonominë gjyqësore, si dhe në efektivitetin e gjykimit të padive kolektive, për të parashtruar përpara gjykatës pretendimet e një grupi personash në interesin e tyre të përbashkët.

Në draftin që shoqëron këtë nismë në Shqipëri, theksohet se është e udhës që jetësimi i saj të bëhet përmes një ligji të posaçëm që do të kërkojë një shumicë të thjeshtë për kalimin në parlament. Kjo do t`i jepte njëkohësisht asaj lehtësinë e ndryshimit, në rast se praktika do të sjellë nevojën për t`u riparë në kuadër të çështjeve që mund të dalin në pah përgjatë zbatimit.

Edhe përparësitë janë “kolektive”

Paditë kolektive sjellin përparësi të mëdha për qytetarët në përballjen me drejtësinë. Sipas draftit të propozuar, ata do të kenë të drejtën të përfaqësohen në gjykatë nga një përfaqësues i tyre dhe jo të përballen individualisht secili më vete.

Procedura e përfshirjes në padi është e thjeshtuar, duke kërkuar vetëm shprehjen e interesit të tyre dhe duke paraqitur dokumentacionin përkatës, pa pasur nevojë të përballojnë të vetëm procedurat e gjata gjyqësore dhe kostot financiare, me të cilat ato shoqërohen. Në rast se çështja do të fitohet, ata do të marrin dëmshpërblim, i cili do të ndahet në mënyrë proporcionale mes anëtarëve të grupit.

Drafti i propozuar nuk sjell vetëm përfitime për qytetarët, por edhe për organizatat e shoqërisë civile. Ky draft i jep një rol më të madh organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të komuniteteve apo kauzave që ato përfaqësojnë. Sipas relacionit që e shoqëron këtë nismë, përfaqësuese e qytetarëve mund të jetë një OJF, e cila ka për objekt të veprimtarisë së saj mbrojtjen e të drejtave që mund t’i jenë cenuar një grupi të caktuar.

Lira Hakani, koordinatore pranë Qendrës Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim, EDEN, ka marrë pjesë në një fushatë informative në disa bashki të vendit, ku iu ka shpjeguar qytetarëve përparësitë që ata do të kenë nga kjo nismë.

“Në fillim ka pasur pak skepticizëm, sidomos kur përdorej fjala kolektive, nisur nga e shkuara komuniste, kur kolektivizimi ishte i gjithëpranishëm në jetën e shqiptarëve. Nga ana tjetër, shumë njerëz nuk e kuptonin thelbin e këtij propozimi dhe si konkretisht do t`i ndihmonte konsumatorët dhe të punëmarrësit. Por, kur ua shpjegonim se çfarë sjell kjo nismë, atëherë kishte shumë mbështetje dhe entuziazëm te të gjitha grup-moshat”, – tha ajo.

Sipas Hakanit, miratimi i këtij ligji pritet ta lehtësojë punën e organizatave të shoqërisë civile për një mbrojtje sa më efektive të interesave të qytetarëve.

“Miratimi i ligjit pritet t`i bëjë qytetarët më të guximshëm për të mbrojtur interesat e tyre, sepse në thelb bashkimi bën fuqinë. Përfshirja e një grupi të gjerë në një padi të vetme është mekanizëm i mirë për të mposhtur frikën, e cila shpesh palën e dëmtuar e bën të pafuqishme”, – theksoi ajo.

Rol më të madh në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve kjo nismë ligjore i jep edhe organit të akuzës, prokurorisë. Sipas relacionit shoqërues, të drejtën për të ngritur padi kolektive do ta kenë dhe prokurorët, të cilët në këtë mënyrë kanë një mekanizëm shtesë për të iniciuar hetime në rastet e shkeljeve ndaj qytetarëve.

Këto padi pritet të jenë një vlerë e shtuar edhe për sistemin shqiptar të drejtësisë, duke e ndihmuar atë të jetë më ekonomik dhe eficient, duke eliminuar kohën që kërkohet për shqyrtimin e shumë padive për të njëjtin rast, të cilat fare mirë mund të grumbullohen në një padi kolektive. Gjithashtu, dhënia e zgjidhjeve kolektive do të eliminonte procedurat e gjata, duke i dhënë një zgjidhje të shpejtë mosmarrëveshjes për një numër sa më të madh njerëzish.

Në të gjitha rastet ky projektligj nuk e eliminon të drejtën e qytetarëve për të paraqitur padi individuale, vetëm e forcon dhe sjell më shumë alternativa në përballjen e tyre me sistemin e drejtësisë.

Kjo nismë e mbështetur nga 73 organizata të shoqërisë civile sjell një mundësi të mirë për Kuvendin e Shqipërisë për të qenë mbështetës dhe bashkëpunues ndaj një nisme, e cila sjell dobi, jo vetëm për qytetarët, por edhe sistemin e drejtësisë në vend./Gazeta Tema

#InstitutiperZhvillimdheInisiativaQytetare #IZHIQ #MbrojtjaeteDrejtaveteKonsumatorit #MbrojtjaeKonsumatorit

12 Oct
By:izhiqytetare_10ociur3#Konsumator,#mbrokonsumatorin,#TeDrejtateKonsumatorit

BE i hoqi nga tregu! Çokollatat dhe akulloret ‘Snickers’ e ‘Mars’ përmbajnë lëndë kancerogjene. SKANDALI në Shqipëri,

BE i hoqi nga tregu! Çokollatat dhe akulloret ‘Snickers’ e ‘Mars’ përmbajnë lëndë kancerogjene. SKANDALI në Shqipëri, produktet ENDE tregtohen

Kompania ushqimore Mars ka tërhequr nga tregu markat e njohura të akulloreve Snickers, Bounty, M & Ms dhe Twix. Aditivi i përdorur në këto produkte, çamçakëzi i karkalecit (E410), është i kontaminuar me substancën kancerogjene të oksidit të etilenit, deklaroi kompania.

Bashkimi Europian ka kërkuar heqjen nga tregu të disa produkteve të kompanisë Mars, pasi përmbajnë substancë kancerogjene të oksidit të etilenit.

Pas këtij urdhëri, kompania ushqimore Mars ka tërhequr nga tregu markat e njohura të akulloreve Snickers, Bounty, M & Ms dhe Twix. Aditivi i përdorur në këto produkte, çamçakëzi i karkalecit (E410), është i kontaminuar me substancën kancerogjene të oksidit të etilenit, deklaroi kompania, shkruan ‘Foodwatch.org’.

Austria, Rumania dhe Suedia i kanë tërhequr nga tregu këto produkte, qytetarët gjermanë kanë nisur një peticion ku kërkojnë tërheqjen e këtyre produkteve të kontaminuara. Në Gjermani, megjithatë, kompania rishiti produktet, siç kishte treguar hulumtimi i orës së ushqimit. Ndërkohë që në Shqipëri këto produkte tregtohen. Nuk dihet nëse do të ketë një reagim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit./dosja.al

#mbrokonsumatorin

#konsumator

#tedrejtatekonsumatorit

12 Oct
By:izhiqytetare_10ociur3#EdrejtaperMbrojtjeneKonsumatorit,#InstitutiperZhvillimdheInisativaQytetare,#IZHIQ,#Konsumator,#TeDrejtateKonsumatorit

Konsumatorë! Ju gëzoni të drejtën e mbrojtjes së interesave ekonomikë, pra të financave tuaja.

🛒Konsumatorë! Ju gëzoni të drejtën e mbrojtjes së interesave ekonomikë, pra të financave tuaja.

📌Konsumatorë janë të gjithë njerëzit, të cilët bëjnë blerje për plotësimin e nevojave personale, të familjes, por jo për të fituar, jo për të bërë tregti.

Blerjet nuk duhet të jenë për qëllime që lidhen me profesionin apo zanatin që ju keni.

#InstitutiperZhvillimdheInisativaQytetare

#Konsumator

#TeDrejtateKonsumatorit

#IZHIQ

#EdrejtaperMbrojtjeneKonsumatorit

#Tedrejtatekonsumatorit

mbrojtja e konsumatorit
08 Oct
By:izhiqytetare_10ociur3

Mbrojtja e konsumatorit

Consumer protection is one of the most important policies of the European Union. Albania, with the signing of the Stabilization and Association Agreement, is committed to giving the Albanian consumer the same rights and protection
as a European consumer. Specifically, Article 76 provides: “The Parties shall co-operate in aligning consumer protection standards in Albania with Community standards. "Effective consumer protection is necessary to ensure the proper functioning of the market economy, protection which depends on the development of an administrative infrastructure to ensure market surveillance and law enforcement in this area."
One of the areas that is specifically regulated by this law and by the European legal framework for consumer protection, is consumer credit.
Specifically, consumer credit in Albanian law is regulated through Articles 44-45. Also, this field is regulated horizontally by other articles of general character of this law, which complement the protection
which is guaranteed to the consumer in relation to the consumer credit.
siguria ushqimore
08 Oct
By:izhiqytetare_10ociur3#pesticide #konsumator #mbrojtjaekonsumatorit #izhiq #institutiperzhvillimdheinisiativaqytetare

Niveli sigurise ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit

Nga Daniela Burnazi
Në shumicën e vendeve të zhvilluara, rregullorja e sigurisë ushqimore është përqendruar në vendosjen e standardeve që specifikojnë se si duhet të prodhohen produktet ushqimore dhe
nivelin e tyre përfundimtar të sigurisë, të njëjtën gjë parashikon dhe Ligji “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”.
Niveli i lartë i pesticideve në ushqime dëmton rëndë shëndetin.
30 Dec
By:izhiqytetare_10ociur3

Think healthy, live healthy

  • Donor: UNICEF Albania / ACERTime of implementation: 15 September 2021 – 30 October 2021Areas of implementation: TiranaBeneficiaries: “28 Nentori”, “Ahmet Gashi”, “Avni Rustemi” Schools, 300 children (students) of selected schools, 20 techers, 20 parents

    Summary of the Project: Project activities include an exhibition entitled"My meal, my body, my health"on school premises (open to students from other schools). In which 15 photos of pupils meals will be presented on the school’s walls and the endocrinologist / dietician will talk in more detail about healthy nutrition and the impact it has on the health and well-being of children.

    Objective: The aim of the project is to promote and strengthen a healthy lifestyle and nutrition at children of middle schools, to achieve health benefits by increasing the number of children fed a balanced diet.

Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan për produktet e shportës →

The Institute for Development and Civic Initiatives (CIPI) is a non-profit organization which focuses on the promotion and protection of fundamental human rights and freedoms.

IZH&IQ

  • Home
  • About us
  • Contact us
  • Latest News

Search

Information

  • Events
Join us
Të gjitha të drejtat e rezervuara © Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare, 2022
en_USEnglish
en_USEnglish sqAlbanian