mbrojtja e konsumatorit
08 Tet

Mbrojtja e konsumatorit

Spread the love
Mbrojtja e konsumatorit është ndër politikat më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Shqipëria, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,është angazhuar t’i japë konsumatorit shqiptar të njëjtat të drejta dhe mbrojtje
si konsumatori europian. Në mënyrë specifike neni 76 parashikon: “Palët do të bashkëpunojnë për përafrimin e standardeve për mbrojtjen e konsumatorëve në Shqipëri me standardet komunitare. Mbrojtja e efektshme e konsumatorit është e nevojshme për të siguruar funksionimin e duhur të ekonomisë së tregut, mbrojtje e cila varet nga zhvillimi i një infrastrukture administrative për të siguruar mbikqyrjen e tregut dhe zbatimin e ligjeve në këtë fushë…”.
Një ndër fushat që rregullohet në mënyrë të posaçme nga ky ligj dhe nga kuadri ligjor europian për mbrojtjen e konsumatorëve, është kredia konsumatore.
Në mënyrë specifike, kredia konsumatore në ligjin shqiptar rregullohet nëpërmjet neneve 44-45. Gjithashtu, kjo fushë rregullohet në mënyrë horizontale edhe nga nene të tjera me karakter të përgjithshëm të këtij ligji, të cilat plotësojnë mbrojtjen
që i garantohet konsumatorit në lidhje me kredinë konsumatore.