Fuqizimi i grave, është fuqizim i familjes dhe shoqërisë!

Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare mbron dhe promovon të drejtat e grave në të gjitha fushat e jetës dhe është e angazhuar në zbatimin e legjislacionit nga të gjithë aktorët për parandalimin dhe eliminimin e të gjitha formave të dhunës.
Përmes projekteve dhe iniciativave të ndërmarra ndër vite, IZHIQ ka synuar të mbështesë gruan shqiptare, roli i së cilës si nënë, bashkëshorte, motër, bijë, kryefamiljare, sipërmarrëse, është shumë i rëndësishëm për ecjen përpara të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare.
Në fokus të shoqatës është ngritja e kapaciteteve të grave dhe në mënyrë të veçantë fuqizimi ekonomik i gruas shqiptare nëpërmjet integrimit në tregun e punës dhe ofrimit të mbështetjes për ngritjen dhe zgjerim e sipërmarrjeve të qëndrueshme dhe konkurrente në treg.

Projekte

Aktivitete