Ilnica dhe bjeshka e Hinoskes, rreze malit te Velivarit eshte nje nga destinacionet turistike me terheqese dhe te aksesushme ne Diber. Në 1710 m mbi nivelin e detit, Bjeshkët e Ilnicës janë të pasura më bimë të ndryshme medicinale, që njihen për vetitë e pafundme shëndetësore që kanë.
Në fshatin Ilnicë, thuajse të gjithë banorët nga fëmijët e deri tek të rriturit mbledhin bimë medicinale, një ndër to është dhe Valentina Shehu.
E ka nisur këtë punë që në moshën 8 vjeçare, kur e merrnin prindërit dhe motra më e madhe në mal, e sot i numërohen plot 22 vite që kultivon bimë medicinale të ndryshme si: boronica, tërfil të kuq, tërfil të verdhë, aguliçe, gjethe boronice, çaj mali, lisna etj.
Valentina flet për pasionin e madh që ka për këtë punë, pavarësisht vështirësive që has në mbledhjen e këtyre bimëve. “Punën e nis në orën 3 të mëngjesit dhe qëndroj 8 – 12 orë në bjeshkë për të mbledhur sa më shumë bimë”- thotë Valentina. Vështirësi kam plot, që nga orët e zgjatura që më duhet të punoj, ngjitja në mal me mushkë e deri tek orari i vonë që kthehem”- shton ajo.
Me këtë punë mbaj familjen, nënën 97-vjeçare e cila ende kontribuon në tharjen e bimëve dhe më pas dërgimin në treg. Periudha më e mirë për të mbledhur bimë medicinale është maj – nëntor, ndërsja në dimër pezullohet thuajse totalisht puna.
Boronicat dhe aguliçet janë bimët që mbledh më me qejf Valentina, jo vetëm për vetitë e pafundme ushqyese që kanë, por edhe se fiton më shumë të ardhura dhe kanë më shumë kërkesë për t’u blerë, madje telefonatat për të blerë boronica i fillojnë që pa ardhur sezoni i tyre.
Me shitjen e bimëve medicinale ka arritur të blejë disa makineri të vogla që shërbejnë për pastrimin e tyre dhe ja bëjnë më të lehtë punën për ti paketuar e më pas për t’i shitur. Ndërsa tharja e luleve/bimëve bëhen në diell.
Ëndrra e Valentinës është të hapë një dyqan të vogël, në fshatin e saj dhe të shamngë transportimin në magazinat e Dibrës, punë që i merr shumë kohë. Trajnimet dhe takimet me shoqërinë civile i sheh si me shumë vlerë, jo vetëm për faktin që rrit njohuritë se si ta formalijozë biznesin në të ardhmen, por edhe si të fitojë më shumë klientelë, sidomos nga Tirana.
Valentina Shehu është një nga gratë e trajnuara nga Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në kuadër të Projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në zonën e Dibrës & promovimi i produkteve vendase” me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë U.S. Embassy-Tirana.