Shoqata ‘Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare” mbështet individët dhe komunitetet të ushtrojnë dhe gëzojnë të drejtën e pjesëmarrjes, lirisë së informacionit dhe aksesit në drejtësi.
IZHIQ nxit qeverinë dhe sektorin privat të hartojnë dhe zbatojnë politika më llogaridhënëse dhe transparente, dhe që në qendër të aktivitetit të tyre të kenë respektimin e të drejtave themelore të individit.
Për të arritur këtë qëllim, IZHIQ, nëpërmjet anketimeve dhe studimeve në terren, identifikon problematikat në lidhje me njohjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe fushat ku këto të drejta shkelen më së shumti, si dhe u propozon institucioneve përkatëse marrjen e masave legjislative dhe/ apo administrative për ndreqjen e situatës. Ne punojmë ngushtësisht me Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut për të identifikuar dhe zgjidhur çdo rast ku evidentohet shkelja e të drejtave të individit/ grup individësh kryesisht nga institucionet publike.
Po ashtu, IZHIQ:
Punon me institucionet qendrore dhe median për të rritur aksesin në informacion;
Kontribuon në përmirësimin e aksesit në informacion veçanërisht të komuniteteve të margjinalizuara;
Monitoron politikat e shpenzimeve të qeverisë dhe i bën ato publike;
Mbështet fushatat ndërgjegjësuese për të drejtat e njeriut.