09 Mar

Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit

Spread the love

Titulli i projektit: Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit.

Vendndodhja e projektit: Kukës, Vlorë, Korçë, Elbasan, Berat

Kohëzgjatja totale e projektit – 22 muaj

Objektivat e projektit

  • Objektivi kryesor i projektit: Një qeverisje vendore që merr hapat e nevojshëm për të përmbushur standardet evropiane për mbrojtjen e konsumatorit
  • Objektivi specifik i projektit është rritja e kapaciteteve të përfqësuesve të qeverisjes vendore, përfaqësuesve të shoqërisë civile, gazetarëve, fermerëve etj për të drejtat e konsumatorëve.

Rezultatet e projektit

  • 40 përfaqësues të OJQ-ve, pushtetit vendor, mediave lokale të aftë për Acquis të BE-së në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve;
  • 300 njerëz të informuar drejtpërdrejt për të drejtat e tyre si konsumatorë dhe si t’i trajtojnë problemet e tyre si qytetarë të ardhshëm të BE-së;
  • 500,000 njerëz të informuar në mënyrë indirekte përmes mediave lokale dhe kombëtare, si dhe mediave sociale për të drejtat e tyre si konsumatorë

Aktivitetet kryesore:

  • Krijimi i një rrjeti për mbrojtjen e konsumatorit në 5 qytetet ku shtrihet projekti.
  • Trajnime me përfaqësuesit e pushtetit vendor, gazetarë, fermerë, OJF etj.
  • Fushata ndërgjegjësuese në media lokale, kombëtare, rrjete sociale përmes videove, infografikëve etj.
  • Publikimi i një manuali për punonjësit e pushtetit vendor.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *