• info@izhiq.org.al
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Bashkohu me ne
    • Partnerët tanë
    • Na kontaktoni
  • Programe
    • Të drejtat e njeriut dhe transparenca
    • Të drejtat e konsumatorit
    • Mjedisi
    • Çështjet gjinore dhe fuqizimi i gruas
    • Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre
    • Shëndet dhe mirëqenie
  • Aktivitete
  • Raporte
  • Multimedia
    • Video
    • Foto
    • Infografe
    • Podcast
  • Facebook
  • Instagram

Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit

Kreu > Aktivitete mjedisi
09 Mar
By:Daniela Burnazi0 Comment

Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit

Titulli i projektit: Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit.

Vendndodhja e projektit: Kukës, Vlorë, Korçë, Elbasan, Berat

Kohëzgjatja totale e projektit – 22 muaj

Objektivat e projektit

  • Objektivi kryesor i projektit: Një qeverisje vendore që merr hapat e nevojshëm për të përmbushur standardet evropiane për mbrojtjen e konsumatorit
  • Objektivi specifik i projektit është rritja e kapaciteteve të përfqësuesve të qeverisjes vendore, përfaqësuesve të shoqërisë civile, gazetarëve, fermerëve etj për të drejtat e konsumatorëve.

Rezultatet e projektit

  • 40 përfaqësues të OJQ-ve, pushtetit vendor, mediave lokale të aftë për Acquis të BE-së në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve;
  • 300 njerëz të informuar drejtpërdrejt për të drejtat e tyre si konsumatorë dhe si t’i trajtojnë problemet e tyre si qytetarë të ardhshëm të BE-së;
  • 500,000 njerëz të informuar në mënyrë indirekte përmes mediave lokale dhe kombëtare, si dhe mediave sociale për të drejtat e tyre si konsumatorë

Aktivitetet kryesore:

  • Krijimi i një rrjeti për mbrojtjen e konsumatorit në 5 qytetet ku shtrihet projekti.
  • Trajnime me përfaqësuesit e pushtetit vendor, gazetarë, fermerë, OJF etj.
  • Fushata ndërgjegjësuese në media lokale, kombëtare, rrjete sociale përmes videove, infografikëve etj.
  • Publikimi i një manuali për punonjësit e pushtetit vendor.

 

07 Mar
By:Daniela Burnazi0 Comment

Qeset plastike: Rrezik i vazhdueshëm për konsumatorin dhe mjedisin, përse po dështon eleminimi tyre?

Rritja e vetëdijes rreth emergjencës mjedisore dhe burimeve të limitura është një ndër shtysat kryesore të trendeve konsumatore dhe bizneseve, globalisht. Lideret e sotëm të qëndrueshmërisë në biznes po ndërtojnë modele të reja sipas parimeve të ekonomisë qarkulluese, që synojnë të ofrojnë produkte dhe shërbime përmes eleminimit te mbetjeve që në fazën e dizenjimit të produktit a shërbimit, riciklimit, zgjatjes të jetës të produkteve, pronësisë së përbashkët dhe rigjenerimit të sistemeve natyrore.

Praktikat aktuale ekonomike dhe zhvillimi mbizotërues në shkallë globale, dominohen nga procesi linear “merr-prodho-përdor-hidh”. Ky nocion dritëshkurtër i rritjes, na ka përballur me pamjaftueshmërinë e burimeve duke shkaktuar kosto të mëdha për mjedisin, përmes prodhimit të bollshëm të mbetjeve dhe lëshimit të gazeve serë. Sidoqoftë, degradimi mjedisor i lidhur drejtpërdrejt me një degradim të mirëqënies njerëzore, nuk është një rrugë e pashmangshme, për sa kohë që ekonomitë dhe shoqëritë moderne janë të gatshme të miratojnë strategji të qëndrueshme në lidhje me burimet e fundme, të paripërtëritshme.

Globalisht, 60% e konsumatorëve janë të shqetësuar për ndryshimet klimaterike dhe 54% mendojnë se mund të japin një kontribut pozitiv në botë me blerjet e tyre (Euromonitor Internation, 2020).

Interesi për produkte të qëndrueshme dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit arrin kulmin pas moshës 30 vjeç, në përputhje me rritjen e të ardhurave të disponueshme dhe potencialin e fitimit. Ky interes është gjithashtu më i lartë tek konsumatorët me fëmijë të mitur.

Ndërsa konsumatorët në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine preferojnë të blejnë produkte me jetë më të gjatë, lëvizja minimiste është më e fortë në Azi, që synon përmbushjen e nevojave bazë dhe eleminimin e dëshirave konsumeriste që shtojnë shpërqëndrimin në jetë. KonMari Method™ ka krijuar popullaritet në këtë anë të botës, me këshillat për një jetesë të përbërë vetëm nga sende që i flasin zemrës dhe eleminimin e çdo sendi që nuk ngjall gëzim. Produktet e dorës së dytë ndërkohë janë duke u bërë tërheqëse në tregjet perëndimore, të tilla si SH.B.A. dhe Evropë (Euromonitor Internation, 2020).

Në vigjilje të shekullit të ri, profesori W. Belk argumentoi sesi vetja jonë “zgjatej” nga sendet në pronësi, që ishin një pasqyrim i identitetit të njeriut. Gjenerata e re ndërkohë ka përqafuar një sjellje të re që prioritizon eksperiencën kundrejt pronësisë. Identiteti i tyre, vetja, krijohet nga ekperiencat që përjetojnë dhe ndajnë me botën në rrjete sociale, duke ulur rëndësinë e zotërimit të pasurive, trend ky në përputhje me parimin e ekonomisë qarkulluese të ndarjes së pronësisë (Uber, co-working spaces etc).

Për të kuptuar trendet konsumatore në Shqipëri drejt një konsumi të qëndrueshëm që përqafon një filozofi për botën që nuk do guxonim ta quanim të re, pasi reflekton një kthim në identitet sipas modelit natyror qarkullues, Centre for Competitive Skills (CSS) ndërmori nje studim tregu, financuar nga Bashkimi European. Studimi u zhvillua përgjatë muajit Janar- Shkurt 2020, mes 707 konsumatorëve në zonat qëndrore urbane në Shqipëri (Tiranë dhe Durrës), i udhëhequr nga ekspertja e konsumatorit dhe tregut, Silvana Xheka.

Termi “Ekonomi Qarkulluese” (Circular Economy) është familjar për 15% të konsumatorëve, ndërsa termi “Ekonomi Ricikluese” për 49% të tyre. Kjo e fundit edhe pse është vetëm një hallkë e ekonomisë qarkulluese ka krijuar rezonancë më të lartë si pasojë e bizneseve dhe iniciativave ricikluese në vend si edhe prej lehtësisë për t’u kuptuar, duke qenë një koncept homogjen.

Pavarësisht terminologjisë dhe përkufizimit të përdorur, shqetësimi për çështje të ndryshme mjedisore dhe konsumatore është i lartë dhe përkon me trendet globale.

Degradimi i cilësisë së ushqimit kryeson listën e shqetësimeve (95% të shqetësuar) mes konsumatorit urban shqiptar si pasojë e mungesës së besimit mbi kontrollin, qoftë në produkte lokale qoftë në ato të importit.

Rritja e materialeve të rrezikshme në produkte (94% të shqetësuar) është një shqetësim tjetër i ekspozuar gjithashtu nga media kohë pas kohe. Ky shqetësim është veçanërisht i lartë për produktet kozmetike, të kujdesit personal, lodrave të femijëve, produktet me origjinë nga vendet e Lindjes së largët me cilësi shumë të ulët të prodhimit dhe çmime të ulta.

Ndotja e ajrit është e treta në listën e shqetësimeve, ndjekur nga ato që konsiderohen me ndikim ca më të tërthortë në jetën e konsumatorit si: ndotja oqeaneve dhe deteve, zhdukja e gjallesave, degradimi i burimeve ujore, tokës dhe burimeve gjeologjike. Ngrohja globale, renditet në fund të listës edhe pse i diskutuar masivisht në nivel ndërkombëtar mes mbeshtetësve të zjarrtë të tezës dhe skeptikëve.

83% shprehen të gatshëm të modifikojnë stilin e jetës për të zvogëluar dëmet që shkaktojnë në mjedis, shifër kjo mbi mesataren globale. Aspak për t’u çuditur, pasi konsumatori shqiptar, veçanërisht ai urban, ka gjerësisht qasje mjaft të hapur ndaj trendeve të reja dhe kulturalisht ka prirje entuziaste, ndryshe nga tregje më të saturuara. Niveli i gatishmërisë megjithatë nuk është uniform në mesin e anëtarëve të familjes. Anëtarët e familjes përgjegjës për kujdesin e shtëpisë dhe blerjet kryesore të familjes, kanë prirje pozitive më të lartë (8% diferencë) drejt një konsumi të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

Rreth 40% e konsumatorit urban shpreh gatishmëri të paguaj më shumë për ushqime organike (bio) që janë ekologjikisht miqësore dhe gati po aq për ushqime dhe produkte me paketim të riciklueshëm. Gatishmëria vjen sigurisht më paketë me nevojën për siguri dhe garanci që ushqimi është vërtet ekologjik, ruan vlerat më të mira ushqyese për konsumatorin dhe është rritur duke mbrojtur mjedisin. Matja e elasticitetit të çmimeve për sektor dhe produkte të ndryshme kërkon studime të mëtejshme për segmente popullatë, por dukshëm etja për konsum të sigurt dhe të përgjegjshëm është e konsiderueshme.

Globalisht kompanitë që kanë përqafuar dhe marketuar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit si shtyllë të biznesit te tyre, kanë avantazh të fortë konkurrues veçanërisht nëse kanë arritur t’i sjellin produktet dhe shërbimet e tyre pa çmim premium. Globalisht sipërmarjet me fuqinë e teknologjisë po hapin shtigje të reja në rikonceptimin e të bërit biznesit, duke ruajtur kostot dhe madje duke i ulur ato. Shumë shpejt kjo shtyllë do të jetë një domosdoshmëri dhe kompanitë që nuk do të përshtaten me parimet e qëndrueshmërisë do të penalizohen nga konsumatori global dhe tregu. Gjetjet e këtij studimi tregojnë se konsumatori shqiptar urban ka etje për produkte dhe shërbimeve të qëndrueshme që mbrojnë mjedisin dhe zhvillohen sipas parimeve të ekonomisë qarkulluese, prirje kjo më dominante në sektorin ushqimor.

Në listën e zakoneve që konsumatori shqiptar urban shpreh gatishmëri të lartë për të ndryshuar janë: përdorim i çantave shumë-përdorimshe për pazare, mbajtja e ujit në shishe shumë-përdorimshe, riparim për rritjen e jetëgjatësisë së produkteve dhe pajisjeve shtëpiake, kursim energjie elektrike dhe ujë, informimi nga etiketat per blerje më të shëndetshme dhe të qëndrueshme.

Ndërkohë disa zakone të tjera që përballen me rezistencë më të lartë për t’u përqafuar janë: pakësim i produkteve të bulmetit dhe mishit që janë pjesë thelbësore e kulinarisë shqiptare, riparim, shkëmbim dhe pakësim i blerjeve të rrobave prej vëmendjes së madhe që ka veshja, si edhe pakësim i përdorimit të makinës për t’u zëvendësuar me biçikletën. Të gjitha këto zakone janë paraqitje të dukshme të statusit në shoqëri, në kulturën shqiptare. Konsumatori ekologjik që reklamon statusin si individ i përgjegjshëm dhe mbrojtës i mjedisit nuk ka zënë vend akoma mirë në shoqëri dhe nuk është përqafuar masivisht në Shqipërinë urbane.

Gjithsesi brezat e rinj Gen Z (18-24 vjeç) dhe Millenials (25-39 vjeç) shprehin bindjen (80%) se përmirësimi i mjedisit përmes riciklimit dhe proçeseve të reduktimit të mbetjeve, është më i rëndësishëm në afatgjatë sesa rritja ekonomike. Me rritjen në moshë, rritja ekonomike fillon merr peshë më të lartë për nga rëndësia përkundrejt përmirësimit të mjedisit.

Të pyetur rreth pengesave që ngadalësojnë zhvillimin e sipërmarrjeve sipas parimeve të ekonomisë qarkulluese në Shqipëri, shumica e të anketuarve identifikojnë mungesën e vetëdijes dhe njohurive si pengesë kryesore (58%), të ndjekur nga mungesa e interesit nga ana e bizneseve (43%) dhe mungesa e stimujve qeveritarë (41%) si edhe kuadri ligjor (35%).

Zhvillimet e para rreth parimeve të ekonomisë qarkulluese në Shqipëri vihen re në kompanitë prodhuese dhe ricikluese ku përfitimi ekonomik nga ekonomia qarkulluese është më i dukshëm dhe më pak në ato të retail ku presioni për të vijuar me modelin linear është më i lartë, qoftë nga vendimmarrësit qoftë nga zinxhiri furnizues. Disa shembuj lokal që operojnë 100% sipas parimeve të ekonomisë qarkulluese u prezantuan gjatë konferencës së dytë rajonale të ekonomisë qarkulluese në Shqipëri; I.N.C.A. Nordfish prodhon zorrë të përpunuara dhe produkte me origjinë shtazore, Albkalusyan në sektorin e bimëve mjekësore, “Sapun Organik i Roskovecit” përdor mbetjet e vajit të ullirit nga fabrikat lokale për të prodhuar sapun etj.

Nëse ekonomia qarkulluese është një temë interesi për ju, në datë 24 shtator 2020, në Hotel Tirana International ora 10.00-12.00, Center for Competitive Skills organizon eventin “Rrugëtimi drejt Ekonomisë Qarkulluese” ku do të lançohet rrjeti i bashkëpunimit për ekonominë qarkulluese si dhe platforma “Qarkonomia”, në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe SME-ve mbi rëndësinë e Ekonomisë Qarkulluese në përputhje me Paketën e Ekonomisë Qarkulluese të BE-së”, financuar nga Bashkimi Europian. Jeni të mirëpritur për ta ndjekur nga afër.

Burimi: Buisness Magazine Albania

04 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

Pas trajnimeve: IZHIQ inicion për hapjen e Zyrës së Konmsumatorit në Elbasan

# DITA 3
Ditën e sotme u përmbyll trajnimi 3 ditor në qytetin e Elbasanit me përfaqësuesit e Bashkisë, shoqërisë civile, gazetarë dhe qytetarë.
🗣Përfaqësuesit e bashkisë pohuan se kanë nisur përpjekjet e para serioze për hapjen e zyrës së konsumatorit në këtë Bashki 🥳 një hap ky i rëndësishëm dhe domethënës edhe për ekipin që po punon fuqishën në implementimin e këtij projekti.
🗣Trajnimi i burimeve njerëzore, është një kontribut i madh në përpjekjet që po bëjnë Bashkitë e vendit për hapjen e ZYRËS SË KONSUMATORIT
📑Në përmbyllje të ditës së tretë u bë një “post test” dhe u shpërndanë certifikata.
Shoqata Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.
#DAY3
Today ended the 3-day training in the city of Elbasan with representatives of the Municipality, civil society, journalists and citizens.
Representatives of the municipality stated that they have started the first serious efforts to open a customer office in this Municipality 🥳 This is an important and significant step for the team that is working hard in the implementation of this project 💪
Training of human resources, is a great contribution to the efforts made by the Municipalities of the country for the opening of the CONSUMER OFFICE
At the end of the third day a “pos test” was done and certificates were distributed.
Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare in partnership with Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the project” Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “.
This project is financially supported by European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.
04 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

Sekretari i përgjithshëm i ECU: Praktikat më të mira ndërkombëtare

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I ECU: PRAKTIKAT MË TË MIRA NDËRKOMBËTARE PËR TË DREJTAT E KONSUMATORIT

Izhiq vazhdon trajnimet 👉 dita e 2-të në Elbasan
Rrisim kapacitetet e aktorëve më të rëndësishëm për të avancuar përpjekjet për hapjen e Zyrës së Konsumatorit në Rrethe 👉Ajo që synohet është që konsumatorët të jenë individë më të mirëinformuar dhe vetëpërcaktues, në mënyrë që të zotërojnë njohuritë përkatëse mbi të drejtat e tyre në raport me tregun, ofrimin e shërbimeve publike, etj.
📌Gazetarë
📌Shoqëri civile
📌Përfaqësues të Bashkisë
📌Qytetar Aktiv
📌Ekspertë
Ndajmë praktikat më të mira, #kombëtare dhe #ndërkombëtare
Me Z. Mariano Vota – Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Evropian të Konsumatorit-ECU, z. Mariano Votta 🤝
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania
ENGLISH VERSION
IZHIQ continues the trainings 👉 day 2 in Elbasan
We increase the capacities of the most important actors to advance the efforts for the opening of the Consumer Office in the Districts. What is intended is for the consumers to be better informed and self-determined individuals, in order to possess the relevant knowledge on their rights in relation to market, provision of public services, etc.
📌Journalists
📌Civil society
📌 Representatives of the Municipality
📌Active Citizens
📌Experts
We share best practices, IN #national and #international level,
With Mr. Mariano Vota – General Secretary of the European Consumer Union-ECU, Mr. Mariano Votta., Mr. Mariano Votta 🤝
Institute for Development and Civic Initiatives in partnership with the Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the project “Towards the EU: Strengthening civil society and local government for better consumer protection”.
This project is financially supported by the European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.
04 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

Parimet e mbrojtjes së konsumatorit dhe përgjegjësitë e tregtarit

Izhiq vazhdon trajnimet 👉 sot në Elbasan
Për të rritur kapacitetet dhe ndarë disa parime bazë të së drejtës së #konsumatorit bashkë me ekspertin Enriko Ceko 👉 diplomuar në Fakultetin e Agronomisë dhe Fakultetin e Ekonomisë; ka rreth 31 vjet përvojë pune dhe përvojë në arsimin e lartë si pedgog, i specializuar me rreth 45 kurse trajnimi; Vazhdon studimet Post – Doktoraturë në Universitetin Almeria, Spanjë me një kërkim në fushën e marrëdhënieve midis inovacionit, krijueshmërisë dhe manaxhimit të cilësisë
Agjenda e ditës së parë 👇
📌Marrëdhëniet konsumator – prodhues.
Nocionet bazë.
📌Të drejtat e konsumatorit
📌Parimet e mbrojtjes së konsumatorit
📌Përgjegjësitë e tregtarit
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania .
English Version
IZHIQ continues the trainings 👉 today in Elbasan
To increase capacity and share some basic principles of #consumer RIGHT’S together with expert Enrico Ceko 👉 graduated from the Faculty of Agronomy and the Faculty of Economics; has about 31 years of work experience and experience in higher education as a pedagogue, specializing in about 45 training courses; Continues post-doctoral studies at Almeria University, Spain with a research in the field of the relationship between innovation, creativity and quality management
Agenda of the first day 👇
📌Customer-producer relations
📌Basic notions
📌Consumer rights
📌Principles of consumer protection
📌The responsibilities of the trader
Institute for Development and Civic Initiatives in partnership with the Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the project “Towards the EU: Strengthening civil society and local government for better consumer protection”.
This project is financially supported by the European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.
04 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

E drejta e ankimit dhe e drejta për dëmshpërblim si konsumator

#DITA2 🥦🥑🥬
TEMA 👉Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit 💪
IZHIQ vazhdon trajnimin 3-ditor në qytetin e Beratit, me një pjesmarrje të madhe të përfaqësuesve të Bashkisë, shoqërisë civile, gazetarëve dhe qytetarëve. Me lektorë kombëtar dhe ndërkombëtar për të inicuar/forcuar zyrat e konsumatorit në qytetet kryesore në vend.
INFORMACION👇
⚖️Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve përfshin një dispozitë të posaçme (neni 4), që rendit të drejtat bazë të konsumatorëve:
🖊e drejta e mbrojtjes së shëndetit, mjedisit dhe sigurisë së jetës;
🖊e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomikë;
🖊e drejta e ankimit;
🖊e drejta për dëmshpërblim;
🖊e drejta e edukimit;
🖊e drejta e marrjes së informacionit;
🖊e drejta e përdorimit të shërbimeve publike;
🖊e drejta e mbrojtjes ligjore;
🖊e drejta e organizimit në shoqata ose bashkime për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe e drejta e përfaqësimit në organet e tyre vendimmarrëse.
Këto të drejta inspirohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga principet bazë për mbrojtjen e konsumatorëve, të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1985 (Rezoluta e Prillit 1985) dhe të ndryshuara në vitin 1999.
Vendet e Bashkimi Evropian, nëpërmjet Kartës të të Drejtave Themelore dhe Traktateve Evropiane, që nga Akti Unik Evropian, garantojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit në BE. Ky nivel është gjithashtu një objektiv i përgjithshëm, që përcaktohet në nenin 12 të Traktatit për Funksionimin e BE-së.
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania .
ENGLISH VERSION
# DAY2
TOPIC 👉 Strengthening civil society and local government for better consumer protection 💪
IZHIQ continues the 3-day training in the city of Berat, with a large participation of representatives of the Municipality, civil society, journalists and citizens. With national and international lecturers to initiate / strengthen customer offices in major cities in the country.
INFORMATION 👇
The Law on Consumer Protection includes a special provision (Article 4), which lists the basic rights of consumers:
🖊the right to protection of health, environment and safety of life;
🖊the right to protection of economic interests;
🖊 the right to appeal;
🖊 the right to compensation;
🖊 the right to education;
🖊 the right to receive information;
🖊 the right to use public services;
🖊the right to legal protection;
🖊the right to organize in associations or unions to protect the interests of consumers and the right to representation in their decision-making bodies.
These rights are directly inspired by the basic principles of consumer protection, adopted by the United Nations General Assembly in 1985 (Resolution of April 1985) and amended in 1999.
The countries of the European Union, through the Charter of Fundamental Rights and the European Treaties, since the Single European Act, guarantee a high level of consumer protection in the EU. This level is also a general objective, set out in Article 12 of the Treaty on the Functioning of the EU.
Institute for Development and Civic Initiatives in partnership with the Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the project “Towards the EU: Strengthening civil society and local government for better consumer protection”.
This project is financially supported by the European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.🖊
04 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

Trajnime 3-ditore në Berat: Mbrojtja e Konsumatorit

#DITA1
📥📪Pas komunikimeve paraprake me Bashkinë Berat në lidhje me Zyrën e Konsumatorit”, Sekretarja e Përgjithshme e bashkisë na njoftoi se Berati nuk ka një zyrë për mbrojtjen e konsumatorit dhe aktualisht në mungesë të kësaj zyre, të gjitha çështjet që lidhen me konsumatorin janë deleguar tek veterinerët dhe agronomët në Drejtorinë e Bujqësisë, Administrimit të Pyjeve, Ujërave dhe Veterinarisë, drejtori e cila është në varësi të Bashkisë Berat.
🗣Në trajnimin e zhvilluar nga IZHIQ, kishim të pranishëm veterinerë që janë marrë me çështjet e konsumatorit në Berat dhe na pohuan se “Kanë nevojë për një Zyrë për mbrojtjen e Konsumatorit, dhe shpresojnë se deri në vitin 2022 kjo gjë të arrihet.”
🗣🎥Pjesëmarrës të tjerë ishin edhe gazetarë lokal, të cilët shtuan se: “ çështjet e konsumatorit nuk janë çështje që shkruhen shpesh në media sepse nuk kanë informacione të thelluara për këtë temë”.
Prandaj e ndjejnë të nevojshme zhvillimin e trajnimeve të tilla të cilat do ju rrisin kapacitetet, do rrisin bashkëpunimin midis Bashkisë dhe shoqërisë civile apo gjithë personave të interesuara dhe do shërbejnë si hallkë për të lobuar dhe për të kërkuar 👉ngritjen e Zyrës së Konsumatorit brenda vitit 2022.
📑Te pranishmit zhvilluan një pre test për te pare njohuritë paraprake qe ata kane mbi te drejtën e konsumatorit.
Trajneri organizoi pune individuale dhe ne grup qe nxiti gjithë përfshirjen dhe bashkëpunimin midis te aktorëve të përfshirë në trajnim.
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.
#DAY2
3-day trainings continue in the city of Berat with the topic “Toward EU: “Strengthening civil society and local government for better consumer protection”.
📑📪After previous communications with the Municipality of Berat regarding the Consumer Office ”, the General Secretary of the municipality informed us that Berat does not have an office for consumer protection and currently in the absence of this office, all issues related to the consumer have been delegated to veterinarians and agronomists in the Directorate of Agriculture, Forest Administration, Water and Veterinary, a directorate which is subordinated to the Municipality of Berat.
🗣In the training conducted by IZHIQ, we had veterinarians who dealt with consumer issues in Berat and told us that “They need an Office for Consumer Protection, and hope that 👉by 2022 this will be achieved.”
🗣🎥Other participants were local journalists, who added that: “Consumer issues are not topics that are often written in the media because they do not have in-depth information on this topic.”
Therefore, they feel the need to organize such trainings, which will increase their capacities, will increase the cooperation between the Municipality and the civil society or all interested persons and will serve as a link to lobby and request the establishment of the Consumer Office within 2022.
📑Participants conducted a pre-test to see the prior knowledge they have on consumer rights. The trainer organized individual and group work that promoted inclusion and cooperation between the actors involved in the training.
Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare in partnership with Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the project
“Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “.
This project is financially supported by European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.

← Zyra për mbrojtjen e konsumatorit në Vlorë është mbyllur për shkak të mungesës së personelit: Përfaqësuesit e shoqërisë civile pas trajnimit 3-ditor u shprehën se do të firmosin një peticion për rihapjen e ZMK
E drejta e ankimit dhe e drejta për dëmshpërblim si konsumator →

Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) është një organizatë jofitimprurëse e cila ka në fokus të saj promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

IZH&IQ

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Na kontaktoni
  • Lajmet e fundit

Kërko

Informacione

  • Aktivitete
Bashkohu me ne!
Të gjitha të drejtat e rezervuara © Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare, 2022
sqAlbanian
sqAlbanian en_USEnglish