• info@izhiq.org.al
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Bashkohu me ne
    • Partnerët tanë
    • Na kontaktoni
  • Programe
    • Të drejtat e njeriut dhe transparenca
    • Të drejtat e konsumatorit
    • Mjedisi
    • Çështjet gjinore dhe fuqizimi i gruas
    • Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre
    • Shëndet dhe mirëqenie
  • Aktivitete
  • Raporte
  • Multimedia
    • Video
    • Foto
    • Infografe
    • Podcast
  • Facebook
  • Instagram

Pacientët me dëmtim të shikimit, barrë financiare për veten dhe shoqërinë

Kreu > Projekte te gjitha > Projekte Kombëtare
09 Mar
By:Daniela Burnazi0 Comment

Pacientët me dëmtim të shikimit, barrë financiare për veten dhe shoqërinë

Titulli i projektit: Pacientët me dëmtim të shikimit, barrë financiare për veten dhe shoqërinë. Analiza dhe krahasimi i situatës për Shqipërinë dhe Kosovën

Vendndodhja e projektit: Shqipëri, Kosovë

Kohëzgjatja totale e projektit – 10 muaj

Objektivat e projektit:

  • Kuptimi i boshllëqeve në sistemin e kujdesit shëndetësor që çojnë në një barrë më të madhe financiare dhe sociale për pacientët por edhe për vetë sistemin.
  • Kryerja e studimit të parë mbi pasojat shëndetësore sociale dhe ekonomike të pacientëve me dëmtim të shikimit dhe retinopati diabetike me qëllim avokimin për zgjidhjen e problemeve pranë institucioneve përgjegjëse.

Aktivitetet kryesore:

  • Mbledhja e të dhënave dhe studimi i literaturës për situatën e pacientëve me dëmtim të shikimit dhe retinopati diabetike.
  • Intervista të thelluara me 7 mjekë endokrinologë dhe 7 okulistë në Shqipëri dhe Kosovë në lidhje me barrën shëndetësore dhe financiare që sjell mungesa e trajtimit në kohë për pacientët me retinopati diabetike.
  • Intervista të thelluara me rreth 50 pacientë me diabet dhe dëmtim të shikimit dhe/ose familjet e tyre.
  • Fushata ndërgjegjësuese online.

 

 

 

09 Mar
By:Daniela Burnazi0 Comment

Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm

Titulli i projektit: Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm

Vendndodhja e projektit: Tiranë

Kohëzgjatja totale e projektit – 6 muaj

Objektivat e projektit:

  • Promovimi i një stil jetese dhe ushqyerje të shëndetshme tek fëmijët e shkollave 9 vjeçare.

Rezultatet e projektit:

  • 300 fëmijë do të jenë të informuar mbi ushqyerjen e shëndetshme;
  • Mësues të informuar me metoda të reja ku nxënësit përfshihen aktivisht për përcjelljen e mesazheve të rëndësishme, si ato për shëndetin;

Aktivitetet kryesore:

  • Ekspozita në 3 shkolla 9-vjeçare të Tiranës.
  • Takime me mjek endoksinolog/dietolog.
  • Broshurë online për ushqyerjen e shëndetshme.
09 Mar
By:Daniela Burnazi0 Comment

Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit

Titulli i projektit: Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit.

Vendndodhja e projektit: Kukës, Vlorë, Korçë, Elbasan, Berat

Kohëzgjatja totale e projektit – 22 muaj

Objektivat e projektit

  • Objektivi kryesor i projektit: Një qeverisje vendore që merr hapat e nevojshëm për të përmbushur standardet evropiane për mbrojtjen e konsumatorit
  • Objektivi specifik i projektit është rritja e kapaciteteve të përfqësuesve të qeverisjes vendore, përfaqësuesve të shoqërisë civile, gazetarëve, fermerëve etj për të drejtat e konsumatorëve.

Rezultatet e projektit

  • 40 përfaqësues të OJQ-ve, pushtetit vendor, mediave lokale të aftë për Acquis të BE-së në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve;
  • 300 njerëz të informuar drejtpërdrejt për të drejtat e tyre si konsumatorë dhe si t’i trajtojnë problemet e tyre si qytetarë të ardhshëm të BE-së;
  • 500,000 njerëz të informuar në mënyrë indirekte përmes mediave lokale dhe kombëtare, si dhe mediave sociale për të drejtat e tyre si konsumatorë

Aktivitetet kryesore:

  • Krijimi i një rrjeti për mbrojtjen e konsumatorit në 5 qytetet ku shtrihet projekti.
  • Trajnime me përfaqësuesit e pushtetit vendor, gazetarë, fermerë, OJF etj.
  • Fushata ndërgjegjësuese në media lokale, kombëtare, rrjete sociale përmes videove, infografikëve etj.
  • Publikimi i një manuali për punonjësit e pushtetit vendor.

 

30 Dhj
By:izhiqytetare_10ociur3

Mendoni shëndetshëm, jetoni të shëndetshëm

  • Donator: UNICEF Albania / ACERKoha e zbatimit: 15 Shtator 2021 – 30 Tetor 2021Fushat e zbatimit: TiranaPërfituesit: Shkolla “28 Nentori”, “Ahmet Gashi”, “Avni Rustemi” , 300 fëmijë (nxënës) të shkollave 9 vjeçare të përzgjedhura, 20 mësuese, 20 prindër

    Përmbledhje e projektit: Aktivitetet e projektit përfshijnë një ekspozitë me titull “Vakti im, Trupi im, Shëndeti im”, në ambientet e shkollave (e hapur dhe për nxënësit e shkollave të tjera). Në të cilën do të paraqiten 15 foto të vakteve të nxënësve në muret e shkollave dhe mjeku endokrinolog/dietolog do të flasë më gjerësisht për të ushqyerin shëndetshëm dhe ndikimin që ka në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.

    Objektivi: Qëllimi i projektit është që të promovojë dhe forcojë një stil jete dhe ushqyerje të shëndetshme tek fëmijët e shkollave 9 vjeçare, për të arritur përfitime ne shëndetin e tyre përmes rritjes se numrit te fëmijëve qe ushqehen me një diete te ekuilibruar

Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan për produktet e shportës →

Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) është një organizatë jofitimprurëse e cila ka në fokus të saj promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

IZH&IQ

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Na kontaktoni
  • Lajmet e fundit

Kërko

Informacione

  • Aktivitete
Bashkohu me ne!
Të gjitha të drejtat e rezervuara © Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare, 2022
sqAlbanian
sqAlbanian en_USEnglish