Titulli i projektit: Pacientët me dëmtim të shikimit, barrë financiare për veten dhe shoqërinë. Analiza dhe krahasimi i situatës për Shqipërinë dhe Kosovën
Vendndodhja e projektit: Shqipëri, Kosovë
Kohëzgjatja totale e projektit – 10 muaj
Objektivat e projektit:
- Kuptimi i boshllëqeve në sistemin e kujdesit shëndetësor që çojnë në një barrë më të madhe financiare dhe sociale për pacientët por edhe për vetë sistemin.
- Kryerja e studimit të parë mbi pasojat shëndetësore sociale dhe ekonomike të pacientëve me dëmtim të shikimit dhe retinopati diabetike me qëllim avokimin për zgjidhjen e problemeve pranë institucioneve përgjegjëse.
Aktivitetet kryesore:
- Mbledhja e të dhënave dhe studimi i literaturës për situatën e pacientëve me dëmtim të shikimit dhe retinopati diabetike.
- Intervista të thelluara me 7 mjekë endokrinologë dhe 7 okulistë në Shqipëri dhe Kosovë në lidhje me barrën shëndetësore dhe financiare që sjell mungesa e trajtimit në kohë për pacientët me retinopati diabetike.
- Intervista të thelluara me rreth 50 pacientë me diabet dhe dëmtim të shikimit dhe/ose familjet e tyre.
- Fushata ndërgjegjësuese online.