09 Mar

Pacientët me dëmtim të shikimit, barrë financiare për veten dhe shoqërinë

Spread the love

Titulli i projektit: Pacientët me dëmtim të shikimit, barrë financiare për veten dhe shoqërinë. Analiza dhe krahasimi i situatës për Shqipërinë dhe Kosovën

Vendndodhja e projektit: Shqipëri, Kosovë

Kohëzgjatja totale e projektit – 10 muaj

Objektivat e projektit:

  • Kuptimi i boshllëqeve në sistemin e kujdesit shëndetësor që çojnë në një barrë më të madhe financiare dhe sociale për pacientët por edhe për vetë sistemin.
  • Kryerja e studimit të parë mbi pasojat shëndetësore sociale dhe ekonomike të pacientëve me dëmtim të shikimit dhe retinopati diabetike me qëllim avokimin për zgjidhjen e problemeve pranë institucioneve përgjegjëse.

Aktivitetet kryesore:

  • Mbledhja e të dhënave dhe studimi i literaturës për situatën e pacientëve me dëmtim të shikimit dhe retinopati diabetike.
  • Intervista të thelluara me 7 mjekë endokrinologë dhe 7 okulistë në Shqipëri dhe Kosovë në lidhje me barrën shëndetësore dhe financiare që sjell mungesa e trajtimit në kohë për pacientët me retinopati diabetike.
  • Intervista të thelluara me rreth 50 pacientë me diabet dhe dëmtim të shikimit dhe/ose familjet e tyre.
  • Fushata ndërgjegjësuese online.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.