• info@izhiq.org.al
  • Home
  • About us
    • Join us
    • Our Partners
    • Contact us
  • Programs
    • Human rights and transparency
    • Consumer rights
    • Environment
    • Gender issues and women's empowerment
    • Youth and their empowerment
    • Health and well-being
  • Events
  • Reports
  • Multimedia
    • Video
    • Photo
    • Infograph
    • Podcast
  • Facebook
  • Instagram

Marjeta Jusufi – Biznes Jo Formal (Pilafe, Dibër)

Home > Articles by: Daniela Burnazi
12 Jan
By:Daniela Burnazi0 Comment

Marjeta Jusufi – Biznes Jo Formal (Pilafe, Dibër)

Marjeta Jusufi është një nga gratë e trajnuara nga IZHIQ në kuadër të Projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në zonën e Dibrës & promovimi i produkteve vendase” me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë U.S. Embassy-Tirana

16 vite më parë, Marjeta la qytetin e saj të lindjes, Bulqizën, për t’u martuar në fshatin Pilafe të Dibrës. Jeta nuk ishte e lehtë për familjen e re. Brenda pesë viteve familja u shtua me tre fëmijë. Marjeta tashmë duhet të kujdesej për tre fëmijët dhe familjen prej gjashtë anëtarësh, pasi me ta jeton edhe nëna e bashkëshortit. Gjendja ekonomike jo e qëndrueshme e familjes e detyron bashkëshortin e Marjetës të emigrojë herë pas here në Greqi, Itali, apo Gjermani.  Marjeta është e gatshme të kontribuojë edhe ekonomikisht në buxhetin e familjes së saj. Që në fillim ajo fillon të ushtrojë profesionin e parukieres, të cilin e vazhdon edhe sot, por klientët janë të paktë dhe të ardhurat gjithashtu.

Gjithë këto vite Marjeta është luhatur mes dilemës për të emigruar dhe për ta ndërtuar jetën me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre larg atdheut, ose të qëndrojë në Pilafe për t’u përqendruar tek realizimin e ëndrrës së përbashkët me bashkëshortin: ngritja e një sipërmarrjeje të qëndrueshme agro-ushqimore në Dibër, në të cilën të ofrojnë produkte natyrale të zonës.

Aftësitë si amvisë të fituara në shtëpinë e vajzërisë ku nëna, vajzë nga Kalaja e Dodës, i ka mësuar të gatuaj të gjitha gatimet dhe produktet tradicionale, janë baza nga ka filluar Marjeta. Në një tavolinë modeste ka vendosur me kujdes produktet e prodhuara prej saj, fli me rende, specat me gjizë, kompostot e frutave, frutat, mjalti, arrat, etj., në panairin e organizuar nga Bashkia Dibër një vit më parë.  Produktet u pëlqyen dhe tavolina u boshatis shpejt. Por, edhe pas kësaj, Marjeta e ka të vështirë të gjejë klientë dhe treg të qëndrueshëm. Megjithatë ka vendosur të luftojë dhe të mos tërhiqet. “Së bashku me bashkëshortin kemi vendosur të përpiqemi ta ngrejmë këtu të ardhmen për veten dhe fëmijët. Nëse do të largohemi do të punojmë për të tjerët dhe do të mbetemi emigrantë. Duam të bëhemi zotër të punës dhe të pronës sonë. Këtu Zoti na ka bërë dhuratë natyrën e bukur dhe pasuritë e pafundme.”

Vitet e fundit me vëllanë e Marjetës kanë blerë 24 koshere bletësh që do t’i shtojnë në të ardhmen. Mjaltin aktualisht ua shet të njohurve dhe e ‘reklamon’ tek parukeria. Me rritjen e prodhimit parashikon që do t’i duhet të mendojë për marketingun dhe sigurimin e tregjeve më të mëdha dhe të sigurta. Së bashku me bashkëshortin kanë pak vite që kanë filluar të rrisin edhe numrin e pemëve frutore, vishnje, ftua, mollë. Tërë kujdesi dhe ‘meraku’ i Marjetës sot është që produktet e saj të jenë cilësore dhe natyrale, të pakontaminuara nga pesticide dhe produktet e dëmshme.

Marjeta është një luftëtare e vërtetë dhe ka vendosur të bëhet sipërmarrëse e suksesshme. Në moshën 40-vjeçare ka filluar shkollën e lartë në Tetovë për pedagogji, por edhe atje mendjen e ka tek sipërmarrja që po përpiqet të krijojë. Është e sigurt për cilësinë e produkteve që prodhon, por e di se i nevojitet një certifikim nga institucione ose struktura profesioniste. Sapo dëgjoi  për konkursin “Mjalti më i Mirë” që zhvillohet çdo vit të Tetovë, nuk ngurroi të regjistrohej.

“Konkursi në Tetovë dhe trajnimi i ofruar nga IZHIQ erdhën në momentin e duhur për mua që ndodhem në hapat e para të ngritjes së biznesit. Shpresoj që, me ndihmën e stafit profesional të IZHIQ, të arrij të hedh hapa të sigurtë në ngritjen e një biznes familjar agro-ushqimor, duke përdorur mjetet e duhura për promovimin dhe marketimin e produkteve me emër të Dibrës.”

 

10 Nov
By:Daniela Burnazi0 Comment

Trajnime me gratë sipërmarrëse në Dibër

📣Fuqizimi i grave sipërmarrëse & promovimi i produkteve vendase dhe agroturizmit në rajonin e Dibrës është misioni aktual i Institutit për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare.
📣IZHIQ nisi trajnimet 3- Ditore me 20 gra sipërmarrëse nga 📍Peshkopia, Pilafa, Tomini, Straveci, Grevi, Maqellara, Rabdishti, Arrasi, Trepeci, Muhurri etj me fokus kryesor 💥 fuqizimin e këtyre grave, rritjen e kapaciteteve në mënyra efektive për promovimin e produkteve dhe bizneseve të tyre për t’i kthyer në ndërmarrje konkurruese në vend.
1️⃣ Në ditën e parë të trajnimit u diskutuan:
➡️ Zhvillimi i Agroturizmit – Rasti Shqipëria
➡️ Produktet lokale organike kundër produkteve industriale – trendi botëror i viteve të fundit
➡️Ushqime të sigurta – kujdesi për ruajtjen nga kontaminimi kimik, baktereologjik dhe fizik
➡️ Siguria ushqimore – Garanci për qëndryeshmëri dhe rritje të biznesit
➡️ Modele të suksesshme të sipërmarrjeve agro-ushqimore në Shqipëri – Diskutim
➡️ Fuqizimi ekonomik i gruas dhe përfitimet e shoqërisë – Punë në grupe
Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) nisi implementimin e projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në zonën e Dibrës & promovimi i produkteve vendase” me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
English Version
📣Empowering women entrepreneurs & promoting local products and agritourism in the Dibra region is the current mission of Instituti pwr Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare.
📣IZHIQ started 3-days training with 20 women entrepreneurs from 📍 Peshkopia, Pilafa, Tomini, Straveci, Grevi, Maqellara, Rabdishti, Arrasi, Trepeci, Muhurri, etc. with the main focus on 💥empowering these women, increasing their capacities in effective ways to promote products and their businesses & to turn them into competitive enterprises in the country.
1️⃣ On the first day of the training, was discussed:
➡️ Development of Agritourism – Albania’s case
➡️ Local organic products against industrial products – The global trend of recent years
➡️ Safe foods – Preservation from chemical, bacteriological and physical contamination
➡️ Food security – Business Development Sustainability
➡️ Successful models of agro-food enterprises in Albania – Discussion
➡️ Women’s economic empowerment and benefits of society – Work in groups
Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) started the implementation of the project ” Strengthening the role of women in the Dibra area and promotion of local products” financially supported by the Democracy Commission Small Grants Program of U.S. Embassy-Tirana.
28 Jul
By:Daniela Burnazi0 Comment

Mbi 150 qytetarë të informuar në lidhje me të drejtat e tyre si konsumator

Insituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) organizoi 5 sesione informuese online në 5 qytete:

  • Kukës
  • Vlorë
  • Berat
  • Elbasan
  • Korçë

Mbi 150 qytetarë u informuan në të drejtat e tyre si konsumator

Disa nga temat kryesore te dikutuara në këto sesione informuese ishin:

  • Informacione të përgjithshme për konsumatorin
  • Shembuj konkret mbi konsumatorin
  • Roli i shoqërisë civile në çështjet e konsumatorit
  • Consumer rights
  • Ku duhet t’i delegojmë ankesat në lidhje me konsumatorin?
  • Siguria Ushqimore
  • Institucionet Përgjegjëse për Sigurinë Ushqimore
  • AKU
  • Praktikat e padrejta tregtare
  • Tregu Farmaceutik
  • Ankesat në Bashki, Zyrën e Konsumatorit,

Ekspert i sesioneve informuese ishte Erisela Dino Mjeke Specialiste e Shëndetit Publik . Specialiste e Sigurisë Ushqimore në IShP, Pedagoge në Departamentin e Shendetit Publik ,pranë Fakultetit te Mjekësisë.

Shoqata Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare (IZHIQ) në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”. Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.

Insituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) organized 5 online information sessions in 5 cities:

  • Kukes
  • Vlora
  • Berat
  • Elbasan
  • Korca

Over 150 citizens were informed on sensitive issues related to the consumer

Some of the main topics discussed in these informative sessions were:

  • Consumer (definition and general information)
  • Practical customer examples
  • Consumer awareness
  • The role of civil society in consumer law
  • How to be a smart consumer?
  • Consumer rights
  • Informative/awareness video about consumer rights
  • Where should we address our complaints as consumers?
  • Food security
  • Official data on food safety and damage caused by pesticides
  • Institutions for food safety
  • Veterinary drugs, pesticides, food additives
  • Consumer Rights and food safety
  • Examples of consumer complaints
  • AKU
  • Unfair trade practices
  • How safe is online shopping
  • Unfair terms in contracts
  • The pharmaceutical market and the consumer
  • Examples of consumer abuse

The expert of the informative sessions was Erisela Din,: Specialist of Food Safety at IShP, Lecturer at the Department of Public Health, Faculty of Medicine.

Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare in partnership with Albanian Socio Economic Think Tank , is implementing the project” Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “.

This project is financially supported by European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.

#consumerprotection

#konsumator

#izhiq

#institutiperzhvillimdheinisiativaqytetare

 

18 Jul
By:Daniela Burnazi0 Comment

Takime teknike: “Për të drejtën e konsumatorit”

Shoqata Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare (IZHIQ) në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.

Për informimin e të drejtave të konsumatorëve dhe problematikave të lidhura më të drejtat e tyre, vazhdojnë takimet teknike midis grupeve të krijuara nga përfaqësues të qeverisjes vendore, gazetarë, fermerë, shoqëria civile etj në:

  • Kukës
  • Vlorë
  • Berat
  • Elbasan
  • Korçë

Secili grup ka nxjerrë problematika që lidhen me të drejtat e tyre si #konsumator dhe #IZHIQ po i zhgjidh nëpërmjet shkresave zyrtare pranë institucioneve kompetente.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.

English Version

Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare in partnership with Albanian Socio Economic Think Tank , is implementing the project” Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “.

IZHIQ continues the technical meetings with #networkgroup created by representatives of local government, journalists, farmers, civil society, etc in:

  • – Kukes
  • – Vlora
  • – Berat
  • – Elbasan
  • – Korca

Each group has raised issues related to their rights as a #consumer and #IZHIQ is solving them through official letters to the competent institutions.

This project is financially supported by European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.

#consumerprotection

#konsumator

#izhiq

#institutiperzhvillimdheinisiativaqytetare

14 Jun
By:Daniela Burnazi0 Comment

#IZHIQ Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare vazhdon aktivitetet në terren me të rinjtë e shkëlqyer të gjimnazeve të Tiranës

Sot, yjet e gjimnazit “Aleks Buda” zhvilluan një ndeshje futbolli miqësore në kuadër të projektit “Të ndryshëm, por të barabartë”.

Futbolli njihet gjerësisht si një sport që luhet nga djemtë, por nëpërmjet ndeshjes së sotme ku vajzat treguan vendosshmëri, forcë, shkathtësi, taktikë përcollën mesazhin se edhe vajzat mund të përfshihen denjësisht në procese të tilla sportive dhe mund të jenë po aq të mira sa dhe djemtë.

Gjuha universale e sportit ka forcën për të zhvilluar shoqërinë nëpërmjet #tëndryshmëve, për të gjeneruar aktivitete që bëjnë bashkë vajza dhe djem pa dallime kulturore, etnie apo gjuhësore

“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 Tirana European Youth Capital 2022me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë”.

Gjimnazi Aleks Buda

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

13 Jun
By:Daniela Burnazi0 Comment

Gjimnazi “Qemal Stafa”: Promovimi i diversitetit përmes basketbollit

🏀🙌Sporti ka fuqinë të transformojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit si pak gjëra të tjera… Sporti ka më shumë kapacitet sesa qeveritë për të thyer barrierat raciale dhe për të përqafuar #multikulturalizmin dhe #diversitetin kulturor pavarësisht gjinisë, përkatësisë etnike, përkatësisë kombëtare, shoqërore etj.
Gjimnazistët e shkollës “Qemal Stafa” Gjimnazi “Qemal Stafa” Faqja Zyrtare, fitues të 🏆🥇“Kampionatit të për Shkollat e Mesme, 2021” nga Bashkia Tiranë, na treguan se një skuadër e mirë basketbolli mund të përbëhet dhe nga ⛹️‍♀️⛹️⛹️‍♂️ vajza dhe nga djem.
Përmes 🏀ndeshjes së basketbollit të rinjtë #aktivë të këtij gjimnazi kontribuan në eliminimin e diskriminimit dhe pranimin e të ndryshmes në sport.
Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare (IZHIQ) po zbaton projektin “Të ndryshëm, por të barabartë” i mbështetur financiarisht nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë, në kuadër të tillullit “Tirana Kryeqyteti i Rinisë 2022” Tirana European Youth Capital 2022.
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
10 Jun
By:Daniela Burnazi0 Comment

Debat i hapur në gjimnazin “Alek Buda”

Vazhdon aktivizimi i të rinjve në shkollat e mesme në kuadër të projektit “Të ndryshëm, por të barabartë” 👨👩👦 IZHIQ ishte sot në gjimnazin Aleks Buda ku zhvilloi debatin e hapur me 11 të rinj aktiv që shprehën opinionet e tyre për çështje që lidhen me diferencimet:
❌për shkak të prejardhjes etnike,
❌kulturore,
❌gjinore
❌orientimit seksual etj.
🔉Nxënësit e përzgjedhur diskutuan në mënyrë të moderuar me njëri-tjetrin mbi faktorët që sjellin kaq shumë #diferencime në kontekstin shqiptar, duke u ndalur në #këndvështrime dhe #përvoja personale që vërtetojnë se #rinia është drejt rrugës që përqafon #diversitetin dhe e pranon konceptin ‘e të ndryshmes’.
📣Zëri dhe mendimet e të rinjve pjesëmarrës përgjatë këtyre aktiviteteve në tri gjimnazët e qytetit të Tiranës, dëshmon edhe një herë tjetër se pranimi i diversitetit është qasja e vetme për një shoqëri më paqësore, më gjithëpërfshirëse dhe më tolerante si verat themelore të Bashkimit Evropian.
“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
08 Jun
By:Daniela Burnazi0 Comment

Parimi i Mosdiskriminimit: Debat i hapur nga të rinjtë e gjimnazit Partizani

Në kuadër të projektit “Të ndryshëm, por të barabartë” , 15 të rinj të Gjimnazi “Partizani” diskutuan mbi çështje të tilla si:
❌ Mos diskriminimi për shkak të prejardhjes etnike
❌ Mos diskriminimi për shkak të gjinisë
❌💻Mos diskriminimi në shkollë, bullzimin kibernetik etj.
Në këtë debat iu dha rëndësi e veçantë pranimit të diversitetit kulutor, nxitjes së debatit të hapur dhe bashkëveprimit midis të rinjve drejt një kornize të përbashkët komunikimi, respekti të ndërsjelltë, tolerancës, paqes dhe prosperitetit.
Diskutimi u bë në formën e debatit të hapur dhe të rinjtë shprehën mendimet e tyre pa barriera për këto tema. “Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit Tirana kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë.”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
07 Jun
By:Daniela Burnazi0 Comment

Debat i hapur me temë “Ngjyrat e diversitetit”

Shoqata “Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare-IZHIQ” çeli sot siparin e projektit “Të ndryshëm, por të barabartë” në Gjimnazi Qemal Stafa Tirane.
16 të rinj aktiv të këtij gjimanzi, u angazhuan në një debat të hapur me temë “Ngjyrat e diversitetit”, duke u fuksuar në çështje, si:
📌diferencimi për shkak të prejardhjes etnike,
📌kulturore,
📌 shoqërore,
💁‍♀️💁‍♂️gjinisë etj.
Nxënësit e përzgjedhur, me mbështetjen e drejtoreshes, mësuesve dhe psikologut të shkollës, për 90 minuta dhanë argumente dhe zhvilluan një debat të moderuar, ku u inkurajua dialogu ndërkulturor, pranimi i njërit tjetrit, toleranca e thjeshtë, të qenit pa barriera dhe të lirë nga paragjykimet.
🖊Aktivitetet në kuadër të këtij projekti do të vazhdojnë edhe në 2 gjimnaze të tjera, per disa muaj me rradhë, ku më shumë se 30 të rinj do të angazohen, do të përfshihen për të qenë nxitësit kryesor të multikulturalizmit dhe diversitetit kulturor.
“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë.”
🔊🔊Mbani mend se – Titulli “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana European Youth Capital 2022), që do të zbatohet gjatë vitit 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës #EuropeanYouthCapital2022 nga Forumi Rinor Evropian.
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
09 May
By:Daniela Burnazi0 Comment

Thirrje e Hapur: Ekspert në mbrojtjen e konsumatorit

Open Call for Information sessions expert on consumer protection

In the framework of the project : “Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection”.
The Association “Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare” opens call for an expert for an information awareness campaign on consumer protection.

Persons interested in submitting the documentation to the addresses:

Email: institutiperzhvillimqytetar@gmail.com / daburnazi@gmail.com
Post: St. Brigada VIII, pallati jeshil tekno-projekt, shk.4 Ap.12
Hand in the learning address

Deadline for submission of applications: 22 May (time 16:30)

TOR Eks ses.info.docx

← Fëmijët dhe ushqyerja e shëndetshme
Foto →

The Institute for Development and Civic Initiatives (CIPI) is a non-profit organization which focuses on the promotion and protection of fundamental human rights and freedoms.

IZH&IQ

  • Home
  • About us
  • Contact us
  • Latest News

Search

Information

  • Events
Join us
Të gjitha të drejtat e rezervuara © Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare, 2022
en_USEnglish
en_USEnglish sqAlbanian