21 Shk
Spread the love

Gjatë dekadave të fundit 📈prevalenca e diabetit është rritur ndjeshëm në pothuajse të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë dhe mund të konsiderohet si një epidemi në rritje.

Retinopatia diabetike, shkaku më i zakonshëm i verbërisë që mund të parandalohet apo trajtohet, është aktualisht një nga problematikat e shëndetit publik që po merr vëmendje të veçantë.

Ndërsa, është dakortësuar për një plan global për të siguruar akses të plotë në shërbimet e kujdesit për sytë, edhe në Shqipëri mjekët oftalmologë kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale të ndërhyjë për të parandaluar dëmet që shkakton diabeti në sy te pacientët, pasi 40% e tyre preken nga retinopatia diabetike dhe 1% e tyre janë të verbuar.

Përkthyer në Shifra:

👉  886.000 persona janë të prekur nga diabeti në Shqipëri

👉 2.3 / 1000 të reja për banorë

👉 40% – 30.000 persona të prekur në shkallë të ndryshme nga retinopatia diabetike (shumica pa shenja klinike).

👉 5000 – 10.0000 Persona mes tyre vlerësohen të kenë prekje të shikimit si pasojë e retinopatisë diabetike të avancuar

👉 Pothuaj 1000 persona vlerësohet të kenë dëmtime të rënda të shikimit ose të jenë të verbuar si pasojë e kësaj sëmundjeje

👉 1% ose 350 raste me verbim të plotë

👉 Në Shqipëri, një pacient me retinopati diabetike trajtohet në mënyrë standarde me injeksionet intravitreale dhe shërbimi ofrohet vetëm në QSUT për të gjithë pacientët. Injeksionet e përmuajshme rimbursohen nga FSDKSH vetëm për NJE VIT.

👉 Pas një viti, nëse mjekët e vlerësojnë që trajtimi duhet të vazhdojë, pacienti duhet ta blejë privatisht.

Në këtë tryezë diskutimi morën pjesë:

Alban Ylli:  Ekspert i hartimit të raportit

Florian Toti: Mjek, Përfaqësues i Shoqatës së Diabteit në Shqipëri

Gazmend Bejtja: Përfaqësues i OBSH-së në Shqipëri

Besim Kodra: Përfaqësues i Shoqatës së  të Drejtave të Pacientëve në Kosovë

Danjela Burnazi: Përfaqësuese e Instituti për Zhvillim dhe Inisativa Qytetare

Gazetarë, Media

Përfaqësues të shoqërisë civile etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *