• info@izhiq.org.al
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Bashkohu me ne
    • Partnerët tanë
    • Na kontaktoni
  • Programe
    • Të drejtat e njeriut dhe transparenca
    • Të drejtat e konsumatorit
    • Mjedisi
    • Çështjet gjinore dhe fuqizimi i gruas
    • Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre
    • Shëndet dhe mirëqenie
  • Aktivitete
  • Raporte
  • Multimedia
    • Video
    • Foto
    • Infografe
    • Podcast
  • Facebook
  • Instagram

Thirrje e Hapur: Ekspert në mbrojtjen e konsumatorit

Kreu > Lajmet e fundit
09 Maj
By:Daniela Burnazi0 Comment

Thirrje e Hapur: Ekspert në mbrojtjen e konsumatorit

Open Call for Information sessions expert on consumer protection

In the framework of the project : “Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection”.
The Association “Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare” opens call for an expert for an information awareness campaign on consumer protection.

Persons interested in submitting the documentation to the addresses:

Email: institutiperzhvillimqytetar@gmail.com / daburnazi@gmail.com
Post: St. Brigada VIII, pallati jeshil tekno-projekt, shk.4 Ap.12
Hand in the learning address

Deadline for submission of applications: 22 May (time 16:30)

TOR Eks ses.info.docx

14 Pri
By:Daniela Burnazi0 Comment

AKU ndryshon deklaratën: Mos blini më vezë/çokollata KINDER

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve “Kinder”.  Agjencia europiane për ushqimet RASFF, ka njoftuar për disa raste helmimesh nga salmonela në produktet e çokollatës.

Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate “Kinder” dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës. Rastet e helmimeve në këto produkte janë regjistruar në Britaninë e Madhe, kurse në vendin tonë fatmirësisht nuk ka asnjë. Produktet që këshillohen të mos konsumohen:

  • KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)
  • KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g
  • KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g
  • KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g

Njoftimi i plotë i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit:

Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonela në produkte çokollate në Britaninë e Madhe, pas njoftimit nga RASFF, AKU vijon monitorimet dhe verifikimet në terren dhe pikat e inspektimit kufitar.

AKU vijon procedurën e tërheqjes nga tregu të produkteve që RASSF ka evidentuar. AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve të mëposhtme dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e listuara:

KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)

KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g

KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g

KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g

Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës.

Sigurojmë konsumatorët se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve.

07 Pri
By:Daniela Burnazi0 Comment

Gripi i pulave: Drejtoria e Buqësisë së Shkodrës mban të fshehtë rastet

Gripi i pulave ka mbërritur edhe në  qarkun e Shkodrës.

Rasti i parë është zbuluar rreth 1 jave më parë në njësinë administrative të Dajçit, në Shkodër, por është mbajtur i fshehtë nga Drejtoria e Bujqësisë së Shkodrës.

Pulat janë identifikuar në banesën e një fshatari. Fillimisht ato janë groposur e me pas janë kryer edhe analizat të cilat treguan se janë pozitive.

Rasti në fjalë është pranuar zyrtarisht nga prefektja Majlinda Angoni, gjatë një takimi pikërisht për këtë çështje.

Burimi: Top Channel

06 Pri
By:Daniela Burnazi0 Comment

Merret vendimi, sa do kushtojë vaji, sheqeri, orizi dhe mielli

Mielli, vaj, sheqeri dhe orizi, janë 4 produktet që Bordi i Transparencës ka vendosur që të kontrollojë dhe caktojë çmimin e shitjes së tyre.

Konkretisht pas analizimit të këtyre  marzheve  Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se:

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg),

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg),

321 lekë/litër për vajin e lulediellit,

90.5 leke/kg për miellin masiv.

ëto 4 produktet sipas ministres Delina Ibrahimaj do të mbahen nën vëzhgim nga Bordi i Transparencës dhe do të caktohet çmimi deri në përfundim të krizës.

Kujtojmë se Bordi i Transparencës përveç këtyre 4 produkteve të shportës, vendos edhe për çmimet e karburanteve. Herën e fundit u vendos rritje të çmimit të karburanteve, ku konkretisht një litër naftë shitet me 133 lekë.

Njoftimi: 

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur  në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Miell

Vaj luledielli

Sheqer

Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.

Gjithashtu  Bordi  i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg i paketuar) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të orizit kokërrgjatë, i cili paketohet në vend nga distributori, është 12.4% mbi koston e zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 11 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të orizit kokërrgjatë të paketuar në vend nga distributori, është 4% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të sheqerit nga importuesi (i papaketuar), është 3.7% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të sheqerit, i cili realizon ambalazhimin e produktit të paketuar në vend, është 7.2% mbi çmimin e blerjes së produktit të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 8 lekë/kg.

c) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të sheqerit, është 3.4 % mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “b” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit të shitësit me shumicë të vajit të lulediellit të paketuar në vend nga distributori, është 12.5% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 35 lekë/litër.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të vajit të lulediellit, është 1.9% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 6 lekë/litër.

Për miellin masiv miratohen marzhet si më poshtë:

a) Marzhi i tregtimit për produktin mielli masiv për prodhimin e bukës, i tregtuar nga përpunuesi i grurit, është 33% mbi koston mesatare të ponderuar të zhdoganimit të produktit grurë, përfshirë dhe detyrimet e paguara në doganë, ose shprehur në vlerë 21.5 lekë/kg.

b) Marzhi i tregtimit të shitësit me pakicë të produktit miell masiv i ambalazhuar, është 4.6% mbi çmimin e shitjes me shumicë të përllogaritur sipas shkronjës “a” të kësaj pike, ose shprehur në vlerë 4 lekë/kg.

Pas analizimit të këtyre  marzheve  Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se:

 104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

Ky vendim hyn në fuqi në datë 05.04.2022 dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim./ Abc news

06 Pri
By:Daniela Burnazi0 Comment

Shitja e kimikateve pa recetë!!! Mjekët: Përdorimi i tyre pa limit vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve

Bilbil Beqaraj, prej 40 vitesh punon si agronom. Ai thotë që arsyeja kryesore se përse prodhimet bujqësore shqiptare rezultojnë të mbingarkuara me pesticide është se fermerët tanë nuk respektojnë afatin e shpërbërjes së kimikatit në bimë.

Dhe fajin për këtë nuk e kanë vëtëm fermerët, por edhe agronomët të cilët sipas rregullores, çdo preparat bujqësor që tregtohet duhet të shoqërohet me një recetë bujqësore.

Fermeri: Kam 1 dynym tokë me domate dhe dua diçka për vrugun.

Farmacisti bujqësor: Unë do të plotësoj një recetë dhe ti do të respektosh afatet e çuarjes së prodhimit në treg.

Vrug domate do të marësh një preprat që është shumë i mirë, doza 0.25%. Koha e përdorimit 14 ditë nuk do të vjelësh prodhimin.

Por, në realitet çfarë ndodh?

“Receta në përgjegjësi nuk lëshohet.”- tha agronomi Bilbil Beqaraj

Receta bujqësore,  duhet të lëshohet vetëm nga specialistët e bimëve, të cilët janë hallka kryesore për të garantuar sigurinë suhqimore. Por ata nuk zgjedhin të bëjnë rolin e agronomit, por vetëm të shitësit të helmeve.

“Kur ti shkon dhe blen një pesticid tek agronimi a mer një recetë nga ai? Jo, për momentin nuk kemi marë asgjë. ata që shesin janë shokët tonë me ato kemi pas të mirat dhe të këqijat. Por ama përgjegjësi nuk mban askush për këtë problem.”- tha fermeri Mihal Verdha

“Rëndësia e kësaj recete më shumë ka të bëjë me sigurinë ushqimore. Për vjeljen e prodhimit nga fermeri e për ta cuar në fermë.”– tha agronomi Bilbil Beqaraj.

Për të verifikuar se si tregtohen preparatet bujqësore, Top Channel shkoi në një farmaci bujqësore të Tiranë dhe bleu një kimikat bujqësor  për prodhimin në sera,përfundimi ishte se ky farmacist nuk lëshoi asnjë recetë, por na këshilloi vetëm verbalisht.

Gazetarja: Kam një serë në shtëpi dhe dua diçka për tutën e domatës.

Farmacisti bujqësor: Ke dy përzierja, një ciprenex dhe një përzierja.

Gazetarja: Sa ditë e ka karencën?

Farmacisti bujqësor: Karencën e ka 10 ditë.

Mjekët thonë se shitja e kimikateve pa recetë dhe përdorimi i tyre pa limit, vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve.

Sa i rrezikshëm është ky preparat bujqësor?

‘Shoqërohet me rritjen e nivelit të metaleve të rënda në gjak dhe metalet e rënda në gjak kur kemi ekspozime kronike bëhen shkak për shumë sëmundje si alzajemri, parkinsoni, sëmundje malinjë dhe kancer të ndryshëm.’- tha toksikologia Sonila Tivari.

Në klinikën tuaj a keni pas raste të pacientëve me intoksikim nga preparatët bujqësore?

“Kemi pas raste ambulatore edhe pse niveli helmimeve ka qenë goxha i lartë.  Por kemi pas raste dhe të toksikimeve akute.” tha toksikologia Sonila Tivari.

Është detyrë e AKU që të na sigurojë ushqime të sigurta, por për sa kohë kimikatet bujqësore shiten dhe përdoren pa kontroll siguria ushqimore vihet në pikëpyetje./ Top Channel

21 Mar
By:Daniela Burnazi0 Comment

Konfirmohet rasti i parë me H5N8, Ministria: Të gatuhen në 70°C pulat dhe vezët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar rastin e parë të influencës aviare të tipit H5N8. Rasti është konfirmuar në  një fermë në Durrës, që mbarështojnë shpendë.

Gjithashtu, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se nga hetimi epidemiologjik deri më sot flitet për raste të izoluara.

“Gjurmimi i sëmundjes nga autoritetet ligjzbatuese ka nisur me një hetim të thelluar epidemiologjik menjëherë sapo Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë sinjalizimin e parë për ngordhje të pulave. Analizat e njëpasnjëshme, në ditë të ndryshme, në kampione të ndryshme, në stabilimente të ndryshme, në të gjithë vendin, marrë gjatë kësaj periudhe konfirmonin sëmundjen e laringotrakeik gjendur vetëm në dy stabilimente në Durrës. Ndërsa vijoi gjurmimi dhe monitorimi prej sinjalizimit të parë për çdo ditë me testime, një kampion i marrë sot, datë 19 Mars 2022, analizuar nga laboratori i referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ka rezultuar pas analizimit me metodën molekulare të avancuar RT-PCR, me praninë e influencës aviare, H5N8. Hetimi epidemiologjik deri më sot flet për rast të izoluar. Ndërsa është vendosur karantinimi, udhëzuar për masat e sigurisë dhe higjenës që duhet të zbatohen, janë marrë të gjitha masat për kufizimin e përhapjes së kësaj sëmundje duke përcaktuar perimetrin e zonës nga e cila ndalohet lëvizja e shpendëve, produkteve dhe nëprodukteve të tyre. Është ngritur pranë Ministrisë, Qendra Kombëtare e Manaxhimit të Situatës si dhe është vendosur në zbatim plani i masave mbrojtëse kufizuese në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve (OIE). Fermat dhe stabilimentet që mund të vërejnë problematika mund të njoftojnë Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë në numrin jeshil 0800 3366.

Më tej, ministria sugjeron që “ushqimet e mishit të shpendëve të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara”.

“Gatimi i plotë i mishit dhe vezëve siguron pamundësinë e virusit për prani në produkte të papërpunuara që hyjnë në zinxhirin ushqimor. Nuk ka prova epidemiologjike se ky virus mund të transmetohet tek njerëzit përmes ushqimit (shpendëve e vezëve). Virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe dezinfektuesve po ashtu, prandaj praktikat e mira higjienike (dezinfektimi i sipërfaqeve) dhe higjiena personale (larja e duarve) ndihmon në kontrollin e rrezikut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë.

17 Mar
By:Daniela Burnazi0 Comment

500 mijë pula të ngordhura në Durrës, Ministria e Bujqësisë: Nuk është grip shpendësh

Ministria e Bujqësisë ka reaguar për ngordhjen e 500 mijë pulave në dy pulari në Durrës. Ministria bën të ditur se nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani.

Në një deklaratë, ministria thekson se pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve.

Sipas ministrisë, rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Bujqësisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Institutit për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë informon opinionin publik se nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani.

Pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve.

Rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.

Ju bëjmë me dije se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme.

Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bën kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike.

10 Mar
By:Daniela Burnazi0 Comment

Rritja e çmendur e çmimit të naftës, ”zgjohet” Autoriteti i Konkurrencës, ja vendimi që merr

Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve. Sipas këtij institucioni, shkak është bërë rritja e çmimeve të nënprodukteve të naftës duke filluar nga muaji shkurt. Tregu i shitjes me shumicë përfshin ndërmarrjet importuese të karburantit të llojit naftë dhe benzinë, si dhe ato që e blejnë me shumicë në tregun e brendshëm.

Ky institucion shprehet se rritja e çmimit të naftës dhe të benzinës është reflektuar në të gjithë tregun e shitjes me pakicë dhe për pasojë duke rezultuar në çmime përgjithësisht më të larta për konsumatorin fundor. AK ka nisur një monitorim të tregut gjatë muajit shkurt, për të vlerësuar tendencat e çmimeve të karburanteve diesel dhe benzinë, pranë ndërmarrjeve të cilat operojnë në tregun e tregtimit me pakicë të karburanteve.

Nga deklaratat e marra gjatë monitorimit, u konstatua se në muajt e fundit ka patur një rritje periodike të vazhdueshme të çmimit të karburantit. Në periudhën e monitorimit, çmimet arrinin deri në 194 lekë për litër dhe vendimi i AK është marrë në fund të muajit shkurt; por gjatë muajit mars çmimet kanë nisur një tjetër rritje galopante dhe kanë prekur çmime rekord të të gjitha kohërave. Në mesin e kësaj jave, çmimi i karburantit diesel dhe benzinë ka arritur deri pranë kufijve të 300 lekëve për litër.

Tregtarët e mëdhenj e argumentojnë këtë shtrenjtim me rritjen e fortë të çmimit të karburanteve në tregjet botërore. Lënda e parë, nafta bruto, tregtohet aktualisht me pothuajse 130 dollarë amerikanë për fuçi. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë i kanë dhënë një goditje të mëtejshme çmimeve që kishin nisur prej muajsh një rritje të ndjeshme, për shkak të kërkesës më të lartë dhe vendimit të prodhuesve të mëdhenj për të mos shtuar sasitë e hedhura në treg.

“Çmimet nga pikat e shumicës dalin çdo ditë me bursën korrente dhe marrin rritje graduale, të koordinuar me rezervat që ka gjendje në pikat e karburantit me furnizimin e ri, por fatkeqësisht rritja e çmimeve në bursë javën e fundit ka qenë galopante. Sqarojmë se rezervat tremujore që mbahen sipas ligjit janë gjithnjë në depo fizikisht, por çmimi kurrë nuk mund të mbyllet ose fiksohet vetëm në ditën që hidhet në treg për konsum,” thuhet në deklaratën e Shoqatës së Hidrokarbureve.

Deklaratat e mësipërme shtron argumentin se çmimi i shitjes me shumicë rritet duke ndjekur bursën, me qëllimin për të reflektuar atë që pritet të jetë kostoja e vlerësuar e blerjes së furnizimeve të reja dhe e mbajtjes së pandryshuar të rezervës tremujore. Nëse mbështetemi te ky interpretim, atëherë sasitë e importuara më parë po shiten me një marzh shumë më të madh, duke reflektuar konjukturën aktuale, që është krijuar sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Autoriteti i Konkurrencës kishte mbyllur një hetim të thelluar në tregun e karburanteve vetëm në dhjetor të vitit të kaluar. Hetimi në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve përfshiu periudhën kohore nga 1 Janari 2017 deri në 30 Tetor 2020 dhe nuk evidentoi shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, në tregun e importit të karburanteve operojnë një numër i konsiderueshëm dhe treguesi i përqendrimit të tregut (indeksi HHI) ka ardhur në rënie gjatë periudhës hetimore.

Megjithatë, në kushtet e reja që janë krijuar në fillim të këtij viti, AK ka gjetur indicie të reja që krijojnë dyshime për marrëveshje të ndaluara, në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”./ Burimi A2 CNN

18 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

Çmimi i naftës në Shqipëri po shënon rekorde stratosferike, të cilat janë duke dhënë efekt negativ në ekonomi. Qytetarët shqiptarë po paguajnë aktualisht nga 190 deri në 198 lekë litrin e naftës, gjë që po shtrenjton koston e jetesës. Rritja e çmimit të naftës ka dhënë impakt negativ në zhvillimin e biznesit, kompanitë prodhuese dhe në bujqësi. Vendi ynë renditet në vendet me çmimin më të lartë të karburanteve për arsye se mbi çmimin e tyre aplikohen një sërë taksash, të cilat të gjitha së bashku i kushtojnë importuesit mbi 100 lekë për litër. Dukuria e ngritjes së çmimeve në të gjitha produktet ka mbërthyer dhe çmimet e naftës, të cilat s’po njohin kufi. Në të gjitha shtetet europiane vihet re një rritje e konsiderueshme e çmimit të karburanteve krahasuar me 2021.

Renditja e Shqipërisë

Shkaqet kryesore: janë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare (treguesi Brent), rritja e inflacionit si dhe rënia e furnizimit të vendeve Europiane nga OPEC (Organizata e Shteteve Eksportuese të Naftës). Në Shqipëri, në muajin Janar 2022 vihet re një rritje e çmimit të naftës me 7 Lekë/Litër apo 3.8% më shumë krahasuar me muajin Dhjetor 2021. Sipas Global Petrol Price, aktualisht çmimi mesatar i naftës në të gjithë botën është 123.08 Lekë/Litër apo 1.02 Euro/litër; çmimi mesatar i benzinës është 133.43 Lekë/litër apo 1.10 Euro/litër, ndërsa çmimi i gazit të lëngshëm është 83.37 Lekë/Litër apo 0.69 Euro. Aktualisht, Shqipëria bën pjesë në 19 shtetet me çmimin më lartë të naftës në botë, rankuar më shtrenjtë se Spanja, Luksemburgu, Greqia, Austria dhe Hungaria. Pra një qytetar shqiptar paguan 192 Lekë/Litër për naftën, 194 Lekë/Litër për benzinën dhe 93 Lekë/Litër për gazin e lëngshëm. Sipas të dhënave, 5 vendet me çmimin më të ulët janë Venezuela, Irani, Arabia Saudite, Siria dhe Algjeria, të cilat konsiderohen si vende prodhuese të naftës ndërsa vendet me çmimin më të lartë është Hong Kong me 250.69 Lekë/liter, ndjekur më pas nga Suedia me 248.74 Lekë/litër, vende këto me nivel të lartë jetese.

Krahasuar me vendet e Rajonit, Shqipëria është shteti me çmimin më të lartë të naftës dhe të benzinës, ndjekur nga Serbia me çmimin e naftës 185.24 Lekë/Litër dhe çmim benzine 175.97 Lekë/Litër. Kosova mbetet shteti me çmimin më të ulët të naftës dhe benzinës krahasuar me vendet e rajonit, respektivisht me çmimet 121 Lekë/litër (nafta) dhe 127.05 Lekë/Litër (benzina). Ndërsa sa i përket produktit të gazit, çmimin më të lartë në Rajon e ka Mali i Zi me 106.8 Lekë/litër, ndjekur nga Serbia me 96.68 Lekë/litër, Rumania me çmim 93.3Lekë/Litër dhe Shqipëria me çmim 93 Lekë/Litër. Ndërsa Kosova ka çmimin më të ulët të gazit me vlerën 61.71 Lekë/Litër.

Arsyet e rritje së çmimeve

Arsyet se përse Shqipëria renditet me çmimin më të lartë të rajonit, lidhen me nivelin e taksave që aplikohen mbi karburantet, ndryshimet fiskale të miratuara nga Këshilli i Ministrave, si dhe Inflacioni. Konkretisht shqiptarët paguajnë 5 lloj taksash mbi karburantet duke zënë kështu 52.2% të çmimit final të naftës, vlerë kjo e llogaritur për muajin Janar 2022. Aktualisht për 1 litër naftë, konsumatorët paguajnë 38 Lekë Akcizë për karburante, 27 Lekë/litër Taksë Qarkullimi dhe 3 Lekë/litër Taksë Karboni. Kësaj vlere i shtohet TVSH prej 20%, e cila po ashtu rëndon konsumatorin në vlerën rreth 32 Lekë/litër, duke bërë totalin rreth 100.2 Lekë/litër vetëm taksa, pa marrë në konsideratë kosto të tjera të pikave të karburantit që operojnë në Shqipëri. Vlera e akcizës e përllogaritur prej 38 Lekësh, është vlerësuar duke indeksuar akcizën prej 37 Lekë me normën e shpallur të inflacionit të vitit 2020 plus normën e rezultuar të shpallur të inflacionit deri në fund të 9-mujorit të vitit 2021. Ky indeksim përcaktohet në ligjin e akcizave të ndryshuar, i miratuar nga Këshilli i Ministrave me ligjin 114/2021. Në këtë ligj, përcaktohet se akciza e llogaritur indeksohet çdo dy vjet në masën e normës zyrtare të inflacionit për dy vitet paraardhëse shpallur nga INSTAT-i, me përjashtim të duhanit dhe nënprodukteve të tij për të cilat akciza aplikohet sipas kalendarit specifik të përcaktuar. Megjithatë për vitin 2022, indeksimi do bëhet duke marrë në konsideratë normën e shpallur të inflacionit të vitit 2020 plus normën e rezultuar të shpallur të inflacionit deri në fund të 9-mujorit të vitit 2021. Ky ndryshim ka filluar efektet prej 1 Janarit 2022, gjë e cila reflektohet edhe në rritjen e çmimeve të karburanteve që paguajnë akcizë. Krahasuar me muajin Dhjetor 2021, kemi një rritje të totalit të taksave mbi karburantet në masën 2.4 Lekë për Litër. Në total, vihet re se rritja e akcizës dhe rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare kanë ndikuar në rritjen prej 9.9 Lekësh për litër apo 6.5% në muajin Janar krahasuar me muajin Dhjetor. / Burimi: SOT

18 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

Kosi i “Gjirofarm” me fekale, shkarkohet nga detyra kreu i AKU në Gjirokastër

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Gjirokastër, Armand Hilaj pas denoncimit të skandalit të kompanisë “Gjirofarm”.

Në këto produkte të “Gjirofarm” janë gjetur mbetje në linjën e salsës dhe të kosit që shiteshin me shumicë në treg.

Kosi “Gjirofarm” i tregtuar gjerësisht ne vend ka rezultuar të jete me prezencë fekalesh. Kjo u vërtetua edhe pas mostrave të marra për analizim nga AKU.

AKU u bëri thirrje konsumatorëve që të kthenin këto produkte, por edhe pas kësaj thirrje në dyqane vijon të ketë ende produkte të “Gjirofarm” që merren nga qytetarët.

← Pas trajnimeve: IZHIQ inicion për hapjen e Zyrës së Konmsumatorit në Elbasan
Rritet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri →

Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) është një organizatë jofitimprurëse e cila ka në fokus të saj promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

IZH&IQ

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Na kontaktoni
  • Lajmet e fundit

Kërko

Informacione

  • Aktivitete
Bashkohu me ne!
Të gjitha të drejtat e rezervuara © Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare, 2022
sqAlbanian
sqAlbanian en_USEnglish