Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve “Kinder”. Agjencia europiane për ushqimet RASFF, ka njoftuar për disa raste helmimesh nga salmonela në produktet e çokollatës.
Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate “Kinder” dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës. Rastet e helmimeve në këto produkte janë regjistruar në Britaninë e Madhe, kurse në vendin tonë fatmirësisht nuk ka asnjë. Produktet që këshillohen të mos konsumohen:
- KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)
- KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g
- KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g
- KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g
Njoftimi i plotë i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit:
Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonela në produkte çokollate në Britaninë e Madhe, pas njoftimit nga RASFF, AKU vijon monitorimet dhe verifikimet në terren dhe pikat e inspektimit kufitar.
AKU vijon procedurën e tërheqjes nga tregu të produkteve që RASSF ka evidentuar. AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve të mëposhtme dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e listuara:
KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)
KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g
KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g
KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g
Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës.
Sigurojmë konsumatorët se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve.