12 Tet

Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore #7Qershor2021

Spread the love

“Ushqim i sigurt tani për një të nesërme të shëndetshme,” motoja që duhet të ndjekim në Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore.

Siguria e ushqimit dhe të ushqyerit janë baza themelore për shëndet dhe mirëqënie për popullsinë e çdo vendi

👉Data 7 qershor përkon edhe me Ditën Botërore të Sigurisë Ushqimore, datë e cila synon të nxisë sa më shumë veprime për zbulimin, parandalimin dhe rreziqet që mund të na vijnë nga ushqimi.

👉Përmes Ditës Botërore të Sigurisë së Ushqimit, OBSH-ja synon të tërheq vëmendje për të pasur një kontribut më të madh në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, prosperitetin ekonomik, bujqësinë, aksesin në treg, turizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Tematika e këtij viti është 📣“Ushqimi i sigurt sot për një të nesërme të shëndetshme”, duke lënë të nënkuptuar se prodhimi dhe konsumimi i ushqimit të sigurt ka përfitime të menjëhershme dhe afatgjate për njerëzit, planetin dhe ekonominë.

👉Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli më 2018 që çdo 7 qershor do të ishte Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore, duke marrë shkas përhapjen globale të sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi , që prekin individë të të gjitha moshave, veçanërisht fëmijë nën 5 vjeç dhe persona që jetojnë në vende me të ardhura të ulëta.

👉Në vitin 2020, Asambleja Botërore e Shëndetësisë miratoi më tej një vendim mbi forcimin e përpjekjeve për sigurinë e ushqimit për të zvogëluar sëmundjet që vijnë nga ushqimi. Siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët midis qeverive, prodhuesve dhe konsumatorëve. Të gjithë kanë një rol të rëndësishëm për sigurinë e ushqimit që të jetë i shëndetshëm dhe i sigurt .

👉Përmes Ditës Botërore të Sigurisë Ushqimore, OBSH-ja punon për të futur sigurinë e ushqimit në agjendën publike dhe për të zvogëluar shkallën e sëmundjeve që vijnë nga ushqimi .

🆘Siguria e ushqimit është punë që na takon të gjithëve.

SËMUNDJET ME ORIGJINË  NGA USHQIMET

Sëmundjet me origjinë nga ushqimet janë zakonisht me natyrë infektive ose toksike. Ato shkaktohen nga bakteret, viruset, kërpudhat, prionet, parazitët ose substancat kimike që hyjnë në organizëm nëpërmjet ushqimit ose ujit të ndotur. Këto sëmundje akute me origjinë nga ushqimet (shpesh quhen helmim ushqimor) shkaktohen rëndom nga ngrënia e ushqimit të kontaminuar nga bakteret, si psh. ngaSalmonella, Campylobacter, Clostridium perfringens, Staphylococcus aureus, Bacillus cereus oseEscherichia coli (E. coli), ose nga një virus, si psh. norovirus.

Nëpërmjet ushqimit përhapen më shumë se 200 sëmundje të shkatuara nga miroorganizma (baktere, viruse, kërpudha, prione, parazitë), substance kimike ose edhe agjentë fizikë. Simptomatologjia e këtyre sëmundjeve varjon nga simptoma akute dhe/ose kronike, dhe nga diarreja në kancer.

Në planin global, sëmundjet ne origjinë nga ushqimi vrasin çdo vit 2 milion njerëz, shumë prej të cilëve janë fëmijë. Në 2013, pati më shumë se 310.000 raste të sëmundjeve origjinë nga ushqimiet të raportuara vetëm në Bashkimin Evropian të cilat sollën 322 vdekje. Çdo vit në BE raportohen më shumë se 85.000 raste salmoneloze, me një kosto prej më shumë se 3 miliard euro.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Autoriteti Kombetar i Ushqimit

Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare