12 Tet

Fiskalizimi në faturat e enerigjisë elektrike.

Spread the love

Ja si do t’i paguajnë qytetarët faturat e energjisë elektrike nga 1 shtatori

1.2 milionë abonentë të OSHEE do të fillojnë ta paguajnë energjinë elektrike me fatura të fiskalizuara. Nga gushti i këtij viti do të paguajnë përmes kësaj platformë bizneset, ndërsa familjet do të nisin nga 1 shtatori.

Administratori i Furnizuesit të Shërbimit Universal, Elton Sevrani u bën thirrje të gjitha bizneseve të shkojnë për të përditësuar të dhënat, për t’i patur ato të sakta.

“Duhet të kenë të sakta të dhënat e niptit, të emrit të kompanisë ku është kontrata. Nëse ka patur ndryshime nga SHPK në sha për shembull, të shkojnë dhe ta përditësojnë, sepse është e rëndësishme për ta që t’u njihet fatura si shpenzim nga tatimet,” –ka thënë Sevrani në një intervistë për TV Klan.

Ai shtoi se për konsumatorët familjarë nuk do të ketë ndryshime në mënyrën e pagesës, vetëm të dhënat duhet t’i kenë të sakta. Përditësimin me sistemin e AKSHI-t do ta bëjë vetë kompania.