12 Tet

Vaji i Palmës: Sa i rrezikshëm është për konsumatorin

Spread the love

Nga Daniela Burnazi

Vaji i palmës është vaji më i konsumuar në botë, por edhe më i kritikuari. Shumë studime na tregojnë se vaji i palmës është i rrezikshëm për shëndetin, rrezike këto që lidhen kryesisht me shëndetin e zemrës.

📌Por, çfarë është vaji i palmës?

Burimi kryesor i vajit të palmës është pema Elaeis guineensis, e cila gjendet më shumë në Afrikën Perëndimore dhe Jugperëndimore. Përdorimi i saj daton që prej më shumë se 5000 vitesh më parë.

Vitet e fundit, vaji i palmës është prodhuar në Azinë Juglindore, përfshirë Malajzinë dhe Indonezinë. Këto 2 vende aktualisht prodhojnë më shumë se 80% vaj palme që konsumohet në të gjithë botën.

Vaji i palmës është gjysmë i ngurtë në temperaturën e dhomës. Përmban më shumë se 50% yndyrna të ngopura që janë të rrezikshme për shëndetin sepse çojnë në rritjen e kolesterolit të keq në gjak dhe në probleme me shëndetin e zemrës.

📌Si përdoret vaji i palmës?

Vaji i palmës mund të gjendet në disa produkte të tilla si: djathë, gajlp, qumësht, gjalp kikiriku, drithra, biskota, çokollata proteinike, margarinë, snacks të paketuara etj.

Në emisionin “Top Storë në Top Channel” Prof. Dr. Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike, tha se modifikimet më të shumta në Shqipëri mund të bëhen te qumështi, djathi e gjalpi, duke i modifikuar yndyrën shtazore me atë bimore. Pra, e thënë ndryshe, duke i përzierë me vaj palme.

Vaji i palmës është i njohur për koston e tij relativisht të ulët, përmban nivel të lartë yndyre dhe shërben për t’i zgjatur jetën produkteve të ndryshme ushqimore. Sëmundjet që vijnë nga vaji i palmës janë të ndryshme, që nga diabeti, e deri tek infarkti.

Por, edhe pse ekspertët ngrenë alarmin për përdorimin e vajit të palmës në produktet ushqimore, laboratori i vetëm shtetëror në vend, ISUV-i nuk e kryen këtë analizë.

“Thjesht dhe pastër mund të tregohet rasti i produkteve të qumështit, i produkteve të fermentuara, si kosi, djathi, gjalpi. Kohët e fundit ka pasur edhe modifikime të një pjese të yndyrës shtazore”, tha Prof. Dr. Ilirjan Malollari, ekspert ushqimi për lëndët kimike.

📌Përbërja e lëndëve ushqyese në një lugë gjelle vaj palme (rreth 14 gram)

Kalori: 114 gram

Yndyrna: 14 gram

Yndyrna të ngopura: 7 gram

Yndyrna të pangopura: 5 gram

Yndyrna  poli-të pangopura: 1.5 gram

Vitamina E: 11% e RDI

Të gjitha kaloritë e vajit të palmës vijnë nga yndyra. Ndarja e tij e acideve yndyrore është 50% e acideve yndyrore të ngopura, 40% acide yndyrore mono të pangopura dhe 10% acideve yndyrore të pangopura.

Lloji kryesor i yndyrnave të ngopura që gjendet në vajin e palmës është acidi palmitik, i cili ka 44% të kalorive të tij. Ai gjithashtu përmban sasi të larta të acidit oleik dhe sasi më të vogla të acidit linoleik dhe acidit stearik.

📌Rreziqet e mundshme shëndetësore që vijnë nga konsumimi i vajit të palmës

Edhe  pse shumë studime kanë treguar se vaji i palmës ka përfitime shëndetësore, të tjera studime kanë raportuar për rezultate të kundërta.

Sipas mjekëve dhe ekspertëve të ushqimit, vaji i palmës duke qënë se ka mbi 50% yndyrna të ngopura, ai ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e kolesterolit të keq në gjak, rrit rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare, infrakt dhe diabet./Health Line, Majo Clinic, Top Channel

#InstitutiperZhvillimdheInisiativaQytetare #IZHIQ #MbrojtjaeteDrejtaveteKonsumatorit #MbrojtjaeKonsumatorit #vajiipalmes #shendet