05 Jan

Ushqimet e konservuara rrezik për konsumatorin: Ja si e dëmtojnë shëndetin

Spread the love

Nga Daniela Burnazi

Shumica e ushqimeve që konsumojmë kanë nevojë për përpunim, por studimet tregojnë që ushqimet e përpunuara kimikisht janë shumë të dëmshme për shëndetin. Të gjithë këta elementë rrisin rrezikun e  sëmundjeve kardiovaskulare, hipertensionit, yndyrave të larta në gjak, diabetit, obezitetit etj.

Në këtë artikull do t’ju tregojmë se si ndikojnë ushqimet e përpunuara në shëndetin e njeriut dhe si mund t’i shmangim ato.

Çfarë janë ushqimet e përpunuara?

Termi “ushqim i përpunuar” mund të shkaktojë pak konfuzion sepse në një farë mënyre shumica e ushqimeve janë të përpunuara ose kanë nevojë të përpunohen.

Përpunimi mekanik: si grirja e mishit, ngrohja e perimeve ose pasterizimi i ushqimeve nuk i bën domosdoshmërish ushqimet të pashëndetshme. Nëse përpunimi nuk shton kimikate ose përbërës të tjerë nuk përbën rrezik për shëndetin.

Shembuj ushqimesh të përpunuara që ndikojnë negativisht në shëndet:

  • Pica/byrekë të gatshme të ngrira
  • Buka e paketuar
  • Produktet e djathit të përpunuar
  • Drithërat e mëngjesit
  • Patatet, bizelet, perimet e ngrira
  • Karamelet dhe akulloret
  • Supat e gatshme
  • Konservat e perimeve/frutave
  • Salsiçet, proshuta, sallami
  • Pijet e gazuara dhe çdo lloj pije frutash e konservuar
  • Konservat e peshkut dhe frutave te detit
  • Konservat e mishit etj.

Ushqimet e sipërpërmendura kanë shije të mirë për shkak të yndyrnave, kripës dhe sheqerit të shtuar, por ndikojnë negativisht në shëndet. Mundohuni ti zëvendësoni të gjitha këto ushqime të konservuara me ushqime të shëndetshme.

Sipas një studimi të bërë me 100.000 të rritur, u konstatua se ngrënia e ushqimeve të përpunuara rriste 10% më shumë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve koronare të zemrës dhe obezitetin.

Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi llogariten marrjen e  yndyrnave të ngopura, natriumit, sheqerit dhe fibrave në trup. Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun e vdekshmërisë me 18%.

Arsyet kryesore pse ushqimet e përpunuara ndikojnë negativisht në shëndet:

Sheqeri i shtuar: ushqimet e konservuara përmbajnë më shumë sheqer, shurup fruktoze dhe shurup misri. Sheqeri i shtuar nuk ka asnjë vlerë ushqyese vetëm kalori të larta. Konsumimi i tepërt i këtyre ushqimeve rrit rrezikun e obezitetit dhe diabetit të tipit2.

Përbërësit artificialë: shumica e ushqimeve të përpunuara/konservuara kanë në përbërjen e tyre ngjyrosës artificial, aromatizues kimik etj, përveç këtyre ushqimet e përpunuara kanë në përbërje të tyre dhjetëra përbërës kimikë që nuk janë të shënuara në etiketë.

Karbohidratet e rafinuara: karbohidratet janë element thelbësor i një diete të shëndetshme. Trupi i zbërthen karbohidratet e rafinuara ose të thjeshta dhe çon në rritje të nivelit të sheqerit në gjak (insulinës).

Për shkak se karbohidratet e rafinuara shkaktojnë ulje-ngritje të shpeshta të sheqerit në gjak, konsumimi i tyre lidhet me një rrezik më të lartë për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.

Zëvendësojini ushqimet e konservuara me burime të shëndetshme karbohidratesh të tilla si: drithërat e plota, perimet, frutat, fasulet, bishtajoret etj.

Nuk kanë vlera ushqyese: ushqimet  e konservuara nuk kanë thuajse asnjë vlerë ushqyese. Mënyra më e mirë për të marrë gamën e plotë të lëndëve ushqyese thelbësore është të hani ushqime të freskëta, të papërpunuara ose të përpunuara minimalisht.

Ju japin shumë kalori: ushqimet e përpunuara janë hiper-kalorike dhe ndikojnë drejtpërdrejt në obezitet dhe sëmundje kardiovaskulare.

Yndyrna trans: ushqimet e përpunuara janë të pasura me yndyra të pashëndetshme dhe të lira, shpesh përmbajnë vajra farash ose vegjetale, vaj palme të cilat janë shumë të vështira për t’u tretur dhe ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq në gjak dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

KUJDESSS!!! Mundohuni t’i shmangni sa më mshumë ushqimet e konservuara/të përpunuara kimikisht. Konsumatorët së pari duhet të dinë të lexojnë etiketat në lidhje me përbërësit e produktit dhe rreziqet që kanë këto produkte në shëndet./ Burimi: Medical News Today

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *