04 Shk

“MENDO SHËNDETSHËM, JETO SHËNDETSHËM”: FUSHATË INFORMUESE/NDËRGJEGJËSUESE NË SHKOLLËN “Ahmet Gashi” TIRANË

Spread the love
🏫Sot në Shkollën 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, Tiranë
Instituti për Zhvillim dhe Insiativa Qytetare përmbylli sot fushatën #edukuese mbi ushqyerjen e shëndetshme në shkollat 9️⃣-vjeçare të kryeqytetit. Me një organizim fantastik të drejtuesve të shkollave dhe mësuesve, në bashkëpunim me drejtuesit e projektit, u arrit që përmes figurës së mjekut 👩‍⚕️🧑‍⚕️ të përçoheshin #mesazhe të rëndësishme dhe këshilla praktike mbi #ushqyerjen gjatë ditës dhe rëndësinë e balancimit të dietës ushqimore.
“Ju duhet të konsumoni të gjitha vaktet kryesore dhe të ndërmjetme”, këshilloi mjekja. “Dita duhet të fillojë me mëngjesin me ushqim të #ekuilibruar me proteina 🥚🍳 që ju bën të ndjeheni të #ngopur për një kohë më të gjatë. Ushqyerja #e_shëndetshme për fëmijët e të gjitha moshave bazohet dhe duhet të përfshijë të gjitha grupet ushqimore: frutat 🍏, perimet 🍅🥦, drithërat 🌾, mishi🍗🥩 , produktet e tij, peshku 🦈 dhe frutat e detit 🐙, yndyrat me origjinë bimore dhe shtazore, qumështi dhe produktet e tij”.
Nxënësit u përfshinë në pyetje dhe diskutime me mjeken ✋
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare po zbaton projektin “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm” mbështetur përmes skemës së granteve të vogla të projektit “Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç) në Shkolla, në Shqipëri” që po zbatohet nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me mbështetjen financiare të UNICEF/ALBANIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *