04 Shk

Pas përfundimit me sukses të trajnimeve 3-ditore në Korçë dhe Kukës, vazhdojnë trajnimet në qytetin e Vlorës.

Spread the love
Në ditën e parë të trajnimit kishte përfaqësues të Bashkisë Vlorë, shoqëri civile, gazetarë etj. Gjatë trajnimit u tha se në Vlorë ka pasur një zyrë për mbrojtjen e konsumatorit, por aktualisht është shkrirë për shkak se nuk kishte personel. Ata shtuan se e kanë shumë të nevojshme rivënien në funksion të kësaj zyre, pasi nuk kanë ku të paraqesin ankesat.
Puna individuale me anë të pyetësorëve dhe pre testit ishte një metodë që u përdor për t’i dhënë më thjeshtë parimet bazë, të drejtat dhe detyrimet e konsumatorëve.
👇Përveç kësaj u zhvilluan dhe temat:
📌Marrëdhëniet konsumator ➡ prodhues. Nocionet bazë.
📌Të drejtat dhe detyrimet e palëve.
📌 Informacione të rëndësishme për konsumatorët
📌Parimet e mbrojtjes së konsumatorit
📌Përgjegjësitë e tregtarit
📌Institucionet e BE në Shqipëri në lidhje me konsumatorin.
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”. Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.
After the successful completion of the 3-day trainings in Korça and Kukës, the trainings continue in Vlora’s city.
On the first day of the training there were representatives of the Municipality of Vlora, civil society, journalists, etc. During the training it was said that in Vlora there was an office for consumer protection, but it is currently dissolved because there was no staff.
They added that they need to put this office back in function, as they have nowhere to file complaints.
Individual work through questionnaires and pre-test was a method used to simplify the basic principles, rights and obligations of consumers.
👇In addition, the following topics were addresed:
📌Consumer-producer relations. Basic notions.
📌Rights and obligations of the parties.
📌Important customer information
📌Principles of consumer protection
📌Trader responsibilities
📌EU institutions in Albania regarding the consumer.
Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare in partnership with Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the project” Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “. This project is financially supported by European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *