Përfaqësues të qeverisjes vendore, shoqërisë civile, medias lokale, sipërmarrës, qytetarë etj., u bënë pjesë e trajnimit 3 ditor në Kukës mbi njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.
Ky trajnim synon rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve. Përfshirja e zyrave për mbrojtjen e konsumatorit në strukturën e Bashkive, është një hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm për informimin dhe adresimin e problemeve të qytetarëve si konsumator.
Ndaj, të pranishëm në trajnim ishin edhe përfaqësues të Zyrës së Konsumatorit Kukës. Ato u shprehën se pavarësisht se ka 1 vit që është hapur Zyra e Konsumatorit në Kukës dhe pavarësisht se kanë pasur shumë ankesa “nën zë” si konsumator, asnjëherë s’ka pasur ankesa zyrtare për çështjet e tyre.
Në ditën e parë të trajnimit në qytetin e Kukësit u bë një pre test për të parë njohuritë fillestare të pjesëmarrësve mbi të drejtën e konsumatorit. Aktiviteti u pasqyrua ne dy media lokale RTSH Kuksi dhe RTV Kukësi.
Në ditën e parë të trajnimit (11 Tetor) u trajtuan çështjet e mëposhtme:
Marrëdhëniet konsumator – prodhues. Nocionet bazë.
Të drejtat dhe detyrimet e palëve.
Informacione të rëndësishme për konsumatorët
Parimet e mbrojtjes së konsumatorit
Përgjegjësitë e tregtarit
Institucionet e BE në Shqipëri në lidhje me konsumatorin.
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me @Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”. Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.
Representatives of local government, civil society, local media, entrepreneurs, citizens, etc., became part of the 3-day training in Kukes on the recognition and protection of consumer rights. This training aims to increase capacity and strengthen cooperation between these actors.
The inclusion of consumer protection offices in the structure of Municipalities is an important and necessary step for informing and addressing the problems of citizens as consumers.
Representatives of the Kukës Consumer Office were also present at the training. They said that despite the fact that the Consumer Office in Kukës has been open for 1 year and despite the fact that there have been many complaints “under the hood” as a consumer, they have never kave any official complaints about their issues.
On the first day of the training in the city of Kukes, a test was conducted to see the initial knowledge of the participants on consumer rights.
The training was attended by 2 local media which covered the activity on RTSH Kukës and RTV Kukësi.
In the first day of the training (11 Oct) were addressed the following issues:
Consumer-producer relations. Basic notions.
Rights and obligations of the parties.
Important customer information
Principles of consumer protection
Trader responsibilities
EU institutions regarding to the consumer protection.
Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare in partnership with
Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the Project “Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “. This project is financially supported by European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.