Vazhdon aktivizimi i të rinjve në shkollat e mesme në kuadër të projektit “Të ndryshëm, por të barabartë” IZHIQ ishte sot në gjimnazin Aleks Buda ku zhvilloi debatin e hapur me 11 të rinj aktiv që shprehën opinionet e tyre për çështje që lidhen me diferencimet:
për shkak të prejardhjes etnike,
kulturore,
gjinore
orientimit seksual etj.
Nxënësit e përzgjedhur diskutuan në mënyrë të moderuar me njëri-tjetrin mbi faktorët që sjellin kaq shumë #diferencime në kontekstin shqiptar, duke u ndalur në #këndvështrime dhe #përvoja personale që vërtetojnë se #rinia është drejt rrugës që përqafon #diversitetin dhe e pranon konceptin ‘e të ndryshmes’.
Zëri dhe mendimet e të rinjve pjesëmarrës përgjatë këtyre aktiviteteve në tri gjimnazët e qytetit të Tiranës, dëshmon edhe një herë tjetër se pranimi i diversitetit është qasja e vetme për një shoqëri më paqësore, më gjithëpërfshirëse dhe më tolerante si verat themelore të Bashkimit Evropian.
“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë”