14 Qer
Spread the love

#IZHIQ Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare vazhdon aktivitetet në terren me të rinjtë e shkëlqyer të gjimnazeve të Tiranës

Sot, yjet e gjimnazit “Aleks Buda” zhvilluan një ndeshje futbolli miqësore në kuadër të projektit “Të ndryshëm, por të barabartë”.

Futbolli njihet gjerësisht si një sport që luhet nga djemtë, por nëpërmjet ndeshjes së sotme ku vajzat treguan vendosshmëri, forcë, shkathtësi, taktikë përcollën mesazhin se edhe vajzat mund të përfshihen denjësisht në procese të tilla sportive dhe mund të jenë po aq të mira sa dhe djemtë.

Gjuha universale e sportit ka forcën për të zhvilluar shoqërinë nëpërmjet #tëndryshmëve, për të gjeneruar aktivitete që bëjnë bashkë vajza dhe djem pa dallime kulturore, etnie apo gjuhësore

“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 Tirana European Youth Capital 2022me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë”.

Gjimnazi Aleks Buda

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.