12 Shk

Alarm për përhapjen e meningjitit në Durrës, TFL: Futja e vaksinës në kalendarin kombëtar të vaksinimit domosdoshmëri

Spread the love

Humbja nga kontratat koncensionare deri më 2021 arrin në 47,5 milionë euro, të
mjaftueshme për ndërtimin e një spitali të ri

MUNGESA E FINANCIMIT
Nënfinacimi kronik dhe planifikimi i dobët vijon të rëndojë sistemin shëndetësor në vendin
tonë vitet e fundit. Koncensionet nuk kanë përmbushur qëllimin e tyre për shërbime
shëndetësore cilësore në kohë dhe me kosto të ulët, ( për mbulim universal).
“Nëse shohim investimet në infrastrukturë , për çdo 1 lekë të investuar për
ndërtimin e një qendre shëndetësore, 6 lekë shkojnë për koncensione”, u shpreh,
Doktor. Ilir Alimehmeti në tryezën e organizuar nga shoqata “Together for Life” ku u
prezantua raporti, “Monitorimi i Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030 –
Arritjet dhe Sfidat”.

Sfidat e shëndetit publik të vendit tonë janë në rritje. Ne përballemi me sfidat e
vazhdueshme të gripit sezonal, shpërthimet e sëmundjeve të parandalueshme me
vaksina , kërcënimet e paprecedenta të pandemisë COVID-19, krizë që ka evidentuar
akoma më shumë rreziqet.
Ndërkohë, shpenzimet për shëndetin publik, si pjesë e shpenzimeve totale për shëndetin,
vijojnë të ulen, fakt i evidentuar edhe nga profesionistët e shëndetit.
“Sistemi jonë shëndetësor sëmundjen e ka se në rradhë të parë s’ka lek. Kjo është
sëmundja. Në rradhë të parë s’ka lek. Është i nënfinancuar në një shkallë tejmase të ulët.
T’i lëmë gjërat sikur funksionon gjithçka. Nuk funksionon. Shëndetësia kushton.
Shëndetësisë i duhet kushtuar vëmendje financiare. Që nga financimi , më pas
mirëmenaxhimi, mosabuzimi e më rradhë.
Për sa i përket strategjisë , mbulimit universal, kapilarizimit të sistemit shëndetësor,
sistemi shëndetësor parësor, ka ulje. Gjetja numër 5, e raportit të TFL; financimi nga
11.4%, është në 9.1 përqind në sistemin parësor, që do të thotë heqje vëmndje nga ky
sektor”, thekson Alimehmeti.

SFIDAT E SEKTORIT
Kritike për mbrojtjen e shëndetit të publikut mbetet personeli i mirëtrajnuar dhe me burime
të përshtatshme.
Ilir Alimehmeti: “S’kemi menduar për geriartrinë dhe nuk njihet as si fjalë. (degë e
mjekësisë që merret me trajtimin e sëmundjeve ekzistuese tek të rriturit moshuar). Numri
i
mjekeve të familjes është më pak se 1000, 960 rezultojnë të licensuar. Nëse nuk
planifikojmë bazuar në evidenca reale, nëse nuk krijojmë protokolle mjekimi, nuk
shërojmë asnjë nga këto plagë.”
Shqetësuese për sistemin shëndetësor mbeten largimet në rradhët e bluzave të bardha,
të cilat sjellin mungesa, sidomos në zonat rurale.
“Ne kemi një numër të madh të profesionistëve që janë të fokusuar në Tiranë dhe kemi
një mungesë të theksuar në zonat rurale. Këtu doja të theksoja që duhet të punojmë
kryesisht në infermirë , të cilët duhet të bëjnë përshkrimin e medikamenteve. Pra duhet
të ndryshojë strategjia. Duhet të shikojmë një ekip shëndetësor, ku infermieri bën
përshkrimin e medikamenteve, sidomos të sëmundjeve kronike. Ky do të ishte kujdes më
i
shtuar për zonat rurale dhe do të ishte një rritje e rolit të lidershipit të infermierëve në
lidhje me fuqizimin e tyre në dhënien e shërbimeve shëndetësore”, theksoi gjatë fjalës së
saj Blerina Duka-PRESIDENTE E URDHRIT TË INFERMIERËVE.
Edhe znj. Duka theksoi se duhet të rishikohen politikat shëndetësore në lidhje me
geriatrinë, pasi jemi një popullsi në plakje. Të moshuarit mbi 65 vjeç nga 11% ,sipas
censusit të vitit 2023 rezulton se ka arritur në 20%.
Blerina Duka:“Janë katër sfida në të cilat duhet të punohet më shumë. Ne duhet të
punojmë kryesisht me geriatrinë. Është një element shumë i rëndësishëm sepse jemi një
popullsi në plakje. Duhet të shikojmë shumë shëndetin mendor, urgjencën dhe pediatrinë.
Këto janë katër fushat që duhet të punohet kryesisht për të ndërtuar një program të
specializuar për sfidat e mëtejshme.”
Sistemi shëndetësor duhet të kthehet në prioritet të çdo qeverie, si një sistem jetik, duke
hartuar dhe zbatuar politika të bazuara në analiza dhe të konsultuara me të gjithë aktorët,
që kanë në fokus ofrimin e shërbimeve cilësore në kohë dhe të përballueshme,
veçanërisht për grupet vulnerable.

KONTRATAT KONCENSIONARE – SHUMË PARA, PAK PËRFITIME
Vitet e fundit shoqata Together For Life ka prodhuar disa raporte të fokusuara në
monitorimin e eficencës së shpenzimeve publike në sektorin e shëndetësisë. Në të gjitha
këto raporte është ngritur shqetësimi rreth nivelit të ulët të buxhetimit të sektorit të
shëndetësisë dhe menaxhimit joefikas të fondeve të alokuara vit pas viti. Raportet janë
ndalur në analizimin e koncesioneve të tipit PPP që janë aplikuar në sektorin e
shëndetësisë në Shqipëri, ku është evidentuar mungesë e theksuar transparence dhe
llogaridhënieje. TFL ka qenë ndër të parat që ka ngritur që në fillim shqetësimin, më pas
të bazuar edhe në gjetjet e raporteve për problematikat e krijuara nga aplikimi i këtyre
koncesioneve. Raportet kanë evidentuar se kontratat PPP janë lidhur pa studime të qarta
fizibiliteti dhe analize kosto-përfitim për buxhetin dhe marrësit e shërbimit. Po ashtu
shqetësues është konsideruar fakti që kompanitë koncesionare nuk janë ‘trazuar’ nga
institucionet përgjegjëse gjatë implementimit të koncesioneve dhe disa prej kompanive
nuk kanë dorëzuar bilancet financiare. Aplikimi i TVSH-së në kundërshtim me ligjin dhe
pagesat për shërbime të pakryera, si në rastin e Check-Up dhe Dializës, përbëjnë shkelje
serioze që kanë ngarkuar buxhetin publik.

Për më tepër, korrupsioni dhe shkeljet në prokurime janë klasifikuar si raste të nivelit të
lartë nga Transparency International dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Raportet tregojnë
manipulime në raportime, si në rastin e koncesionit të Sterilizimit, dhe favorizime të
kompanive pa përvojë në sektor. Investimet e koncesionarëve janë minimale, duke
përfaqësuar vetëm 9% të të ardhurave të tyre, ndërsa përfitimet e tyre janë të mëdha.
Mungesa e strukturave për monitorimin e kontratave dhe kanalizimi i fondeve publike në
shërbime jo prioritare kanë dëmtuar financat e sektorit të shëndetësisë. PPP-të përbëjnë
një barrë të rëndë për buxhetin publik, duke marrë një pjesë të madhe të fondeve që
mund të ishin përdorur për shërbime prioritare dhe investime në infrastrukturë
shëndetësore. Këto problematika theksojnë domosdoshmërinë për reforma të thella në
menaxhimin dhe mbikëqyrjen e PPP-ve në sektorin e shëndetësisë.

Një nga gjetjet e raportit “Kostoja totale e buxhetit të Shëndetësisë për mbulimin e
pagesave të planifikura për kontratat koncensionre” evidenton se dëmi i pjesshëm
ekonomik nga koncesionet në shëndetësi shkaktuar deri në fund të vitit 2021 bazuar në
të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe nga Ministrisë së Financave arrin në rreth 5,6
miliardë lekë ose 47.5 milionë euro. Kjo shumë është sa 25% e shumës totale të akorduar
gjithsej për këto koncesione deri në fund të vitit 2022 (projeksion). Shuma prej 47,5
milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për ndërtimin e një spitali të ri.
Transparency.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *