• info@izhiq.org.al
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Bashkohu me ne
    • Partnerët tanë
    • Na kontaktoni
  • Programe
    • Të drejtat e njeriut dhe transparenca
    • Të drejtat e konsumatorit
    • Mjedisi
    • Çështjet gjinore dhe fuqizimi i gruas
    • Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre
    • Shëndet dhe mirëqenie
  • Aktivitete
  • Raporte
  • Multimedia
    • Video
    • Foto
    • Infografe
    • Podcast
  • Facebook
  • Instagram

Trajnim në Korçë me përfaqësues të qeverisjes vendore, shoqërisë civile, medias lokale, sipërmarrës, qytetarë për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit

Kreu > Aktivitete
04 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

Trajnim në Korçë me përfaqësues të qeverisjes vendore, shoqërisë civile, medias lokale, sipërmarrës, qytetarë për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit

Përfaqësues të qeverisjes vendore, shoqërisë civile, medias lokale, sipërmarrës, qytetarë etj., u bënë pjesë e trajnimit 3 ditor në Korçë mbi njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.
👇👇
Ky trajnim synon rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve.
Përfshirja e zyrave për mbrojtjen e konsumatorit në strukturën e Bashkive, është një hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm për informimin dhe adresimin e problemeve të qytetarëve si konsumator.
1️⃣ Në ditën e parë të trajnimit (29 Shtator) u trajtuan çështjet e mëposhtme:
• Marrëdhëniet konsumator – prodhues. Nocionet bazë.
• Të drejtat dhe detyrimet e palëve.
• Informacione të rëndësishme për konsumatorët
• Parimet e mbrojtjes së konsumatorit
• Përgjegjësitë e tregtarit
• Institucionet e BE në Shqipëri në lidhje me konsumatorin.
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania
nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave
CFCU Albania.
Representatives of local government, civil society, local media, entrepreneurs, citizens, etc., became part of the 3-day training in Korça on the recognition and protection of consumer rights. This training aims to increase capacity and strengthen cooperation between these actors.
The inclusion of consumer protection offices in the structure of Municipalities is an important and necessary step for informing and addressing the problems of citizens as consumers.
1️⃣On the first day of the training (29 Sep) were addressed the following issues:
• Consumer-producer relations. Basic notions.
• Rights and obligations of the parties.
• Important customer information
• Principles of consumer protection
• Trader responsibilities
• EU institutions regarding to the consumer protection.
Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare in partnership with Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the project
” Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “.
This project is financially supported by
European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance
CFCU Albania.
04 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

“MENDO SHËNDETSHËM, JETO SHËNDETSHËM”: FUSHATË INFORMUESE/NDËRGJEGJËSUESE NË SHKOLLËN “Ahmet Gashi” TIRANË

#DITA3
#MendoShëndetëm_JetoShëndetshëm 🍎
🏫Sot në Shkollën 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, Tiranë
Instituti për Zhvillim dhe Insiativa Qytetare përmbylli sot fushatën #edukuese mbi ushqyerjen e shëndetshme në shkollat 9️⃣-vjeçare të kryeqytetit. Me një organizim fantastik të drejtuesve të shkollave dhe mësuesve, në bashkëpunim me drejtuesit e projektit, u arrit që përmes figurës së mjekut 👩‍⚕️🧑‍⚕️ të përçoheshin #mesazhe të rëndësishme dhe këshilla praktike mbi #ushqyerjen gjatë ditës dhe rëndësinë e balancimit të dietës ushqimore.
“Ju duhet të konsumoni të gjitha vaktet kryesore dhe të ndërmjetme”, këshilloi mjekja. “Dita duhet të fillojë me mëngjesin me ushqim të #ekuilibruar me proteina 🥚🍳 që ju bën të ndjeheni të #ngopur për një kohë më të gjatë. Ushqyerja #e_shëndetshme për fëmijët e të gjitha moshave bazohet dhe duhet të përfshijë të gjitha grupet ushqimore: frutat 🍏, perimet 🍅🥦, drithërat 🌾, mishi🍗🥩 , produktet e tij, peshku 🦈 dhe frutat e detit 🐙, yndyrat me origjinë bimore dhe shtazore, qumështi dhe produktet e tij”.
Nxënësit u përfshinë në pyetje dhe diskutime me mjeken ✋
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare po zbaton projektin “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm” mbështetur përmes skemës së granteve të vogla të projektit “Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç) në Shkolla, në Shqipëri” që po zbatohet nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me mbështetjen financiare të UNICEF/ALBANIA.
04 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

“MENDO SHËNDETSHËM, JETO SHËNDETSHËM”: FUSHATË INFORMUESE/NDËRGJEGJËSUESE NË SHKOLLËN “28 Nëntori” TIRANË

#DITA2
#MendoShëndetëm_JetoShëndetshëm 🍎
🏫Sot në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori”, Tiranë
Për të kontribuar në përpjekjet për përmirësimin e edukimit 👩‍🏫🧑‍ mbi ushqyerjen e shëndetshme 🥦🥬🌶🍅🍊 tek fëmijët, Instituti për Zhvillim dhe Insiativa Qytetare, në bashkëpunim me mjeken endokrinologe Luftime Bruka, po zhvillon një seri #fushatash_informuese/edukuese me fëmijë të shkollave 9-vjeçare. Kjo fushatë e konceptuar si një mini-ekspozitë me foto nga vaktet ushqimore të vetë nxënësve, është përqafuar nga institucionet shtetërore; drejtuesit e shkollave; mësues dhe prindër të cilët kanë ndihmuar dhe janë angazhuar që bashkë me mjeken të zhvillojnë një ore edukative shumë frytëdhënëse! 👇
“Mënyrat e papërshtatshme të ushqyerjes e dëmtojnë shëndetin e fëmijëve në mbarë botën; Në Shqipëri, 40% e fëmijëve midis moshës 6 muaj dhe 2 vjeç nuk ushqehen me dietën e shumëllojshme të rekomanduar. Duke u rritur, ekspozimi i fëmijëve ndaj ushqimeve të pashëndetshme bëhet alarmues, orientohet ndjeshëm nga marketimi dhe reklamimi i papërshtatshëm” (Burimi: UNICEF)
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare po zbaton projektin “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm” mbështetur përmes skemës së granteve të vogla të projektit “Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç) në Shkolla, në Shqipëri” që po zbatohet nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me mbështetjen financiare të UNICEF/ALBANIA.
04 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

“Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm”: Fushatë informuese/ndërgjegjësuese në shkollën “Avni Rustemi” Tiranë

📣Sot, gati 1 nga 4 fëmijë dhe adoleshentë në vendet e zhvilluara janë me mbipeshë.
Nevojat ushqimore janë unike në faza të ndryshme të rrjedhës së jetës, nga konceptimi deri në foshnjëri dhe gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Ushqimi i shëndetshëm në fëmijëri dhe adoleshencë është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur dhe për të parandaluar patologji të ndryshme shëndetësore.
Në respektim të masave anti-Covid 🦠, IZHIQ konceptoi ditën e sotme një mini-ekspozitë me foto të vakteve ushqimore të dërguara nga vetë nxënësit, të cilat u bënë bazë e një diskutimi midis mjekes endokrinologe Luftime Bruka dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë 👧🧒
Mjekja endokrinologe Luftime Bruka diskutoi me nxënësit problematikat më të përsëritura në vaktet e përditshme 🍵🍗🥚🥦🥬🍑🍎 dhe shpjegoi parimet bazë të të ushqyerit, sasinë dhe llojshmërinë e ushqimeve të marra që janë të përshtatshme për të plotësuar nevojat e organizmit me të gjithë lëndët ushqyese etj.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga mësuesit e shkollës, të cilat u shprehën se organizime të tilla, takime të hapura të ilustruara edhe me foto, janë jo vetëm argëtuese për nxënësit, por edhe forma më e mirë e ndarjes së informacioneve të rëndësishme për shëndetin!
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare po zbaton projektin “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm” mbështetur përmes skemës së granteve të vogla të projektit “Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç) në Shkolla, në Shqipëri” që po zbatohet nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me mbështetjen financiare të UNICEF/ALBANIA
02 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

Manual për Mbrojtjen e Konsumatorit për pushtetin vendor

Prof. Dr. Fatmir Memaj

Dr. Ledjon Shahini

Dr. Indrit Reka

Manuali për Mbrojtjen e Konsumatorit do të jetë i publikuar ONINE do t’ju japë mundësinë të gjithë punonjësve të administratës që të kenë akses falas në çdo kohë, edhe pas përfundimit të projektit në www.izhiq.org.al

Temat kryesore të manualit:

  • Koncepte të përgjithshme mbi mbrojtjen e konsumatorit
  • Mbrojtja e Konsumatorit në Shqipëri
  • Standartet Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit
  • Mbrojtja e Konsumatorit në këndvështrimin Evropian
  • Raste Praktike

Ky manual është botuar në kuadër të projektit “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje me të mirë të konsumatorit”, zbatuar nga Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, me mbështetjen financiare të Bashkimit nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.

Manuali per mbrojtjen e konsumatorit

← ALARM: ‘Kos me fekale’ shitet ne supermarkete dhe dyqane pothuajse në çdo qytet te vendit.
Mbrojtja e konsumatorit në fusha specifike, KLSH: Institucionet nuk disponojnë përgatitjen e kërkuar →

Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) është një organizatë jofitimprurëse e cila ka në fokus të saj promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

IZH&IQ

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Na kontaktoni
  • Lajmet e fundit

Kërko

Informacione

  • Aktivitete
Bashkohu me ne!
Të gjitha të drejtat e rezervuara © Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare, 2022
sqAlbanian
sqAlbanian en_USEnglish