Ky raport i titulluar “VLERËSIM NEVOJASH: Trajtimi i diferencuar i grave punëmarrëse në vendin e punës në Shqipëri” përfaqëson një vlerësim analitik dhe praktik mbi diskriminimin që gratë përjetojnë në tregun e punës, veçanërisht për shkak të shtatzënisë apo lehonisë. Ai është hartuar nga Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) në kuadër të një projekti të mbështetur nga AWEN me fondet e Ambasadës Suedeze në Shqipëri.
Raporti përmbledh të dhëna të mbledhura përmes pyetësorëve, kërkesave për informacion dhe intervistave me aktorë institucionalë dhe synon të identifikojë boshllëqet në mbrojtjen ligjore, praktikat diskriminuese dhe nevojat reale të grave punëmarrëse në Shqipëri. Ky publikim përbën një bazë të rëndësishme për nxitjen e ndërhyrjeve avokuese, rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e zbatimit të ligjit për të siguruar një mjedis pune gjithëpërfshirës dhe të drejtë për gratë.






