• info@izhiq.org.al
  • Home
  • About us
    • Join us
    • Our Partners
    • Contact us
  • Programs
    • Human rights and transparency
    • Consumer rights
    • Environment
    • Gender issues and women's empowerment
    • Youth and their empowerment
    • Health and well-being
  • Events
  • Reports
  • Multimedia
    • Video
    • Photo
    • Infograph
    • Podcast
  • Facebook
  • Instagram

Vazhdojnë trajnimet në qytetin e Korçës ➡️ “Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”

Home > Articles by: Daniela Burnazi
04 Feb
By:Daniela Burnazi0 Comment

Vazhdojnë trajnimet në qytetin e Korçës ➡️ “Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”

2️⃣ Në ditën e dytë të trajnimit, të udhëhequr nga eksperti i njohur Dr. Enriko Ceko u trajtuan çështjet e mëposhtme:
📌 Institucionet e BE në Shqipëri që lidhen me konsumatorin
📌 Institucionet qendrore/ vendore që lidhen me konsumatorin në Shqipëri. Roli i tyre, transparenca dhe mbështetja e konsumatorit dhe prodhuesit e tregtarit.
📌 Cilësia, siguria dhe garancia e produkteve dhe shërbimeve
📌 Standardet e produkteve dhe shërbimeve dhe rëndësia e tyre për konsumatorët, biznesin dhe qeverinë.
Ushtrimet vizuale, puna individuale dhe në grup gjatë ditës së dytë të trajnimit u përdorën për të rritur kuptueshmërinë e aktorëve të përfshirë (Rrjetit i Mbrojtjes së Konsumatorit Korçë) mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre si konsumator dhe si të zbatohen këto rregulla në praktikë.
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania
nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave
CFCU Albania.
2️⃣The second day of the training in Korca’s city on ➡️“Strengthening civil society and local government for better consumer protection” was led by the well-known expert Dr. Enriko Ceko
The following issues were addressed:
📌 EU institutions in Albania related to consumer protection
📌 Central / local institutions related to consumer protection in Albania. Their role, transparency and support of the consumer, producer and trader.
📌 Quality, safety and guarantee of products and services
📌 Standards of products and services and their importance for consumers, business and government.
Visual exercises, individual and group work during the second day of training were used to increase the understanding of the actors involved (Korca Consumer Protection Network) on their rights and obligations as consumers and how to apply these rules in practice.
Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare in partnership with Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the project
” Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “.
This project is financially supported by
European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance
CFCU Albania.
04 Feb
By:Daniela Burnazi0 Comment

Trajnim në Korçë me përfaqësues të qeverisjes vendore, shoqërisë civile, medias lokale, sipërmarrës, qytetarë për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit

Përfaqësues të qeverisjes vendore, shoqërisë civile, medias lokale, sipërmarrës, qytetarë etj., u bënë pjesë e trajnimit 3 ditor në Korçë mbi njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.
👇👇
Ky trajnim synon rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve.
Përfshirja e zyrave për mbrojtjen e konsumatorit në strukturën e Bashkive, është një hap i rëndësishëm dhe i nevojshëm për informimin dhe adresimin e problemeve të qytetarëve si konsumator.
1️⃣ Në ditën e parë të trajnimit (29 Shtator) u trajtuan çështjet e mëposhtme:
• Marrëdhëniet konsumator – prodhues. Nocionet bazë.
• Të drejtat dhe detyrimet e palëve.
• Informacione të rëndësishme për konsumatorët
• Parimet e mbrojtjes së konsumatorit
• Përgjegjësitë e tregtarit
• Institucionet e BE në Shqipëri në lidhje me konsumatorin.
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania
nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave
CFCU Albania.
Representatives of local government, civil society, local media, entrepreneurs, citizens, etc., became part of the 3-day training in Korça on the recognition and protection of consumer rights. This training aims to increase capacity and strengthen cooperation between these actors.
The inclusion of consumer protection offices in the structure of Municipalities is an important and necessary step for informing and addressing the problems of citizens as consumers.
1️⃣On the first day of the training (29 Sep) were addressed the following issues:
• Consumer-producer relations. Basic notions.
• Rights and obligations of the parties.
• Important customer information
• Principles of consumer protection
• Trader responsibilities
• EU institutions regarding to the consumer protection.
Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare in partnership with Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the project
” Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “.
This project is financially supported by
European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance
CFCU Albania.
04 Feb
By:Daniela Burnazi0 Comment

“MENDO SHËNDETSHËM, JETO SHËNDETSHËM”: FUSHATË INFORMUESE/NDËRGJEGJËSUESE NË SHKOLLËN “Ahmet Gashi” TIRANË

#DITA3
#MendoShëndetëm_JetoShëndetshëm 🍎
🏫Sot në Shkollën 9-vjeçare “Ahmet Gashi”, Tiranë
Instituti për Zhvillim dhe Insiativa Qytetare përmbylli sot fushatën #edukuese mbi ushqyerjen e shëndetshme në shkollat 9️⃣-vjeçare të kryeqytetit. Me një organizim fantastik të drejtuesve të shkollave dhe mësuesve, në bashkëpunim me drejtuesit e projektit, u arrit që përmes figurës së mjekut 👩‍⚕️🧑‍⚕️ të përçoheshin #mesazhe të rëndësishme dhe këshilla praktike mbi #ushqyerjen gjatë ditës dhe rëndësinë e balancimit të dietës ushqimore.
“Ju duhet të konsumoni të gjitha vaktet kryesore dhe të ndërmjetme”, këshilloi mjekja. “Dita duhet të fillojë me mëngjesin me ushqim të #ekuilibruar me proteina 🥚🍳 që ju bën të ndjeheni të #ngopur për një kohë më të gjatë. Ushqyerja #e_shëndetshme për fëmijët e të gjitha moshave bazohet dhe duhet të përfshijë të gjitha grupet ushqimore: frutat 🍏, perimet 🍅🥦, drithërat 🌾, mishi🍗🥩 , produktet e tij, peshku 🦈 dhe frutat e detit 🐙, yndyrat me origjinë bimore dhe shtazore, qumështi dhe produktet e tij”.
Nxënësit u përfshinë në pyetje dhe diskutime me mjeken ✋
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare po zbaton projektin “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm” mbështetur përmes skemës së granteve të vogla të projektit “Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç) në Shkolla, në Shqipëri” që po zbatohet nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me mbështetjen financiare të UNICEF/ALBANIA.
04 Feb
By:Daniela Burnazi0 Comment

“MENDO SHËNDETSHËM, JETO SHËNDETSHËM”: FUSHATË INFORMUESE/NDËRGJEGJËSUESE NË SHKOLLËN “28 Nëntori” TIRANË

#DITA2
#MendoShëndetëm_JetoShëndetshëm 🍎
🏫Sot në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori”, Tiranë
Për të kontribuar në përpjekjet për përmirësimin e edukimit 👩‍🏫🧑‍ mbi ushqyerjen e shëndetshme 🥦🥬🌶🍅🍊 tek fëmijët, Instituti për Zhvillim dhe Insiativa Qytetare, në bashkëpunim me mjeken endokrinologe Luftime Bruka, po zhvillon një seri #fushatash_informuese/edukuese me fëmijë të shkollave 9-vjeçare. Kjo fushatë e konceptuar si një mini-ekspozitë me foto nga vaktet ushqimore të vetë nxënësve, është përqafuar nga institucionet shtetërore; drejtuesit e shkollave; mësues dhe prindër të cilët kanë ndihmuar dhe janë angazhuar që bashkë me mjeken të zhvillojnë një ore edukative shumë frytëdhënëse! 👇
“Mënyrat e papërshtatshme të ushqyerjes e dëmtojnë shëndetin e fëmijëve në mbarë botën; Në Shqipëri, 40% e fëmijëve midis moshës 6 muaj dhe 2 vjeç nuk ushqehen me dietën e shumëllojshme të rekomanduar. Duke u rritur, ekspozimi i fëmijëve ndaj ushqimeve të pashëndetshme bëhet alarmues, orientohet ndjeshëm nga marketimi dhe reklamimi i papërshtatshëm” (Burimi: UNICEF)
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare po zbaton projektin “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm” mbështetur përmes skemës së granteve të vogla të projektit “Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç) në Shkolla, në Shqipëri” që po zbatohet nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me mbështetjen financiare të UNICEF/ALBANIA.
04 Feb
By:Daniela Burnazi0 Comment

“Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm”: Fushatë informuese/ndërgjegjësuese në shkollën “Avni Rustemi” Tiranë

📣Sot, gati 1 nga 4 fëmijë dhe adoleshentë në vendet e zhvilluara janë me mbipeshë.
Nevojat ushqimore janë unike në faza të ndryshme të rrjedhës së jetës, nga konceptimi deri në foshnjëri dhe gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Ushqimi i shëndetshëm në fëmijëri dhe adoleshencë është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur dhe për të parandaluar patologji të ndryshme shëndetësore.
Në respektim të masave anti-Covid 🦠, IZHIQ konceptoi ditën e sotme një mini-ekspozitë me foto të vakteve ushqimore të dërguara nga vetë nxënësit, të cilat u bënë bazë e një diskutimi midis mjekes endokrinologe Luftime Bruka dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë 👧🧒
Mjekja endokrinologe Luftime Bruka diskutoi me nxënësit problematikat më të përsëritura në vaktet e përditshme 🍵🍗🥚🥦🥬🍑🍎 dhe shpjegoi parimet bazë të të ushqyerit, sasinë dhe llojshmërinë e ushqimeve të marra që janë të përshtatshme për të plotësuar nevojat e organizmit me të gjithë lëndët ushqyese etj.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga mësuesit e shkollës, të cilat u shprehën se organizime të tilla, takime të hapura të ilustruara edhe me foto, janë jo vetëm argëtuese për nxënësit, por edhe forma më e mirë e ndarjes së informacioneve të rëndësishme për shëndetin!
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare po zbaton projektin “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm” mbështetur përmes skemës së granteve të vogla të projektit “Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç) në Shkolla, në Shqipëri” që po zbatohet nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me mbështetjen financiare të UNICEF/ALBANIA
04 Feb
By:Daniela Burnazi0 Comment

Mbrojtja e konsumatorit në fusha specifike, KLSH: Institucionet nuk disponojnë përgatitjen e kërkuar

Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë dalë në përfundimin se disa fusha specifike mbeten të pamonitoruar siç duhet sa i takon matjeve dhe mbrojtës së konsumatorëve.

Grupi i audituesve ka hedhur hipotezën se ndër të tjera një ndër arsyet mund të jetë mosdisponimi i përgatitjes së kërkuar. Bëhet fjalë për fusha të tilla si telefonia, energjia, mjekësia, ndotja akustike.

Kështu KLSH vlerëson se disa probleme të saktësisë së matjes, mund të krijohen në produktet e shportës së konsumit që ne blejmë në lidhje me peshën e tyre, fushën e mjekësisë, si pasojë e mos verifikimit dhe kalibrimit të aparateve dhe pajisjeve mjekësore, si p.sh, aparaturat me lazer dhe ultratinguj, aparatet optike, termometri i blerë në farmaci, etj, matjen e konsumit të ujit, kohës telefonike, verifikimin e pajisje e rendit dhe sigurisë publike, radarët e matjes së shpejtësisë, pajisjet që shërbejnë për matjen e zhurmave, ndotjes së mjedisi.

Grupi i auditimit përgjatë fazës studimore të auditimit, hodhi hipotezën se, ky sistem vuan nga një mungesë efektiviteti dhe efiçense, pasi nuk është arritur niveli i kërkuar i përgatitjes teknike profesionale të stafit të strukturave verifikuese të metrologjisë, mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional, realizimit plotësisht të objektivave strategjik, mbulimit të fushave të ndryshme (si atë të shëndetësisë, ujit, cilësisë së produkteve ushqimore, kohës telefonike, sigurimit teknik, etj) me verifikim metrologjik, ndërmarrjen e nismave ligjore, të cilat në periudhë afatgjatë mund të ndikojnë negativisht në cilësinë e shërbimit metrologjik të ofruar, por edhe në garantimin e mbrotjes së konsumatorit nga abuzimet me peshën dhe matjen. Këtë hipotezë grupi i auditimit e vërtetoi përgjatë fazës së terrenit, ku në përfundim të saj, arriti në mesazhin e auditimit” thuhet në raport.

Këto fusha specifike sipas audituesve nuk janë përfshirë në verifikimet metrologjike periodike. ku përdorimi i instrumenteve ka ndikim të konsiderueshëm në mbrojtjen e konsumatorit si fusha e mjekësisë, ndotjes së mjedisit, sigurisë publike, frekuencave të telefonisë etj, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në pikën 5 të nenit 3 dhe pikën 9 të nenit 8 në Ligjin nr.9875, datë 14.2.2008 “Për Metrologjinë” i ndryshuar.

“Mungesa e verifikimit periodik të disa instrumenteve (në mjekësi, mjedis, frekuenca e telefonisë), në gjykimin e grupit të auditimit, mund të ndikojë negativisht në cilësinë e shërbimit nga këto instrumente dhe mbrojtjes së konsumatorit nga pasaktësitë e mundshme të matjes” thuhet në raport.

Vetë Drejtoria e Metrologjisë ka nënvizuar gjatë kthimit të përgjigjes për KLSH se matja periodike në fusha të kësaj natyre kërkon investime të mëdha./N.Maho

Burimi: Revista Monitor

02 Feb
By:Daniela Burnazi0 Comment

Manual për Mbrojtjen e Konsumatorit për pushtetin vendor

Prof. Dr. Fatmir Memaj

Dr. Ledjon Shahini

Dr. Indrit Reka

Manuali për Mbrojtjen e Konsumatorit do të jetë i publikuar ONINE do t’ju japë mundësinë të gjithë punonjësve të administratës që të kenë akses falas në çdo kohë, edhe pas përfundimit të projektit në www.izhiq.org.al

Temat kryesore të manualit:

  • Koncepte të përgjithshme mbi mbrojtjen e konsumatorit
  • Mbrojtja e Konsumatorit në Shqipëri
  • Standartet Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit
  • Mbrojtja e Konsumatorit në këndvështrimin Evropian
  • Raste Praktike

Ky manual është botuar në kuadër të projektit “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje me të mirë të konsumatorit”, zbatuar nga Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, me mbështetjen financiare të Bashkimit nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.

Manuali per mbrojtjen e konsumatorit

14 Jan
By:Daniela Burnazi0 Comment

ALARM: ‘Kos me fekale’ shitet ne supermarkete dhe dyqane pothuajse në çdo qytet te vendit.

Një nga firmat më me emër në Shqipëri e përpunimit të qumështit dhe prodhimit te bulmetit rezulton se ka hedhur në treg këtë produkt që vë në rrezik jetën e konsumatorëve.

Sipas burimeve të Tv Ora në janar 2022 AKU ka marrë monstra kosi të një kompani nga më të njohurat në vend dhe i ka kryer analizat.

Në përgjigje të analizave theksohet se “gjatë analizimit mikrobiologjik të kampionit kos 2.2% yndyrë me datë 10.1.2022 u konstatua vlerë mbi normat e NPM Enterobacterie”.

Edhe pse përgjigjia e analizave ka dalë që në datën 10 janar, konsumatori nuk është njoftuar për këtë skandal.

Pse hesht AKU, edhe pse ka informacion zyrtar që kosi që shitet në të gjithe tregun e vendit ka dalë me prezencë fekalesh?

Tv Ora sapo u vë në dijeni të këtij fakti i ka kërkuar menjëherë një reagim AKU dhe ka dokumetuar te ky institucion një kërkesë për marrje të menjëhershme informacioni.

Kjo është kërkesa që Tv Ora i ka dorëzuar AKU. Edhe pse prisnim një reagim të menjëhershem duket se kjo situatë nuk e ka shqetësuar shumë drejtuesen e AKU, Jeta Deda, e cila e ka në tavolinë përgjigjen e analizave por ka preferuar të heshtë.

Konsumatori ka të drejtë të informohet se sa është sasia e kosit të prodhuar?/ RtvOra

05 Jan
By:Daniela Burnazi0 Comment

Ushqimet e konservuara rrezik për konsumatorin: Ja si e dëmtojnë shëndetin

Nga Daniela Burnazi

Shumica e ushqimeve që konsumojmë kanë nevojë për përpunim, por studimet tregojnë që ushqimet e përpunuara kimikisht janë shumë të dëmshme për shëndetin. Të gjithë këta elementë rrisin rrezikun e  sëmundjeve kardiovaskulare, hipertensionit, yndyrave të larta në gjak, diabetit, obezitetit etj.

Në këtë artikull do t’ju tregojmë se si ndikojnë ushqimet e përpunuara në shëndetin e njeriut dhe si mund t’i shmangim ato.

Çfarë janë ushqimet e përpunuara?

Termi “ushqim i përpunuar” mund të shkaktojë pak konfuzion sepse në një farë mënyre shumica e ushqimeve janë të përpunuara ose kanë nevojë të përpunohen.

Përpunimi mekanik: si grirja e mishit, ngrohja e perimeve ose pasterizimi i ushqimeve nuk i bën domosdoshmërish ushqimet të pashëndetshme. Nëse përpunimi nuk shton kimikate ose përbërës të tjerë nuk përbën rrezik për shëndetin.

Shembuj ushqimesh të përpunuara që ndikojnë negativisht në shëndet:

  • Pica/byrekë të gatshme të ngrira
  • Buka e paketuar
  • Produktet e djathit të përpunuar
  • Drithërat e mëngjesit
  • Patatet, bizelet, perimet e ngrira
  • Karamelet dhe akulloret
  • Supat e gatshme
  • Konservat e perimeve/frutave
  • Salsiçet, proshuta, sallami
  • Pijet e gazuara dhe çdo lloj pije frutash e konservuar
  • Konservat e peshkut dhe frutave te detit
  • Konservat e mishit etj.

Ushqimet e sipërpërmendura kanë shije të mirë për shkak të yndyrnave, kripës dhe sheqerit të shtuar, por ndikojnë negativisht në shëndet. Mundohuni ti zëvendësoni të gjitha këto ushqime të konservuara me ushqime të shëndetshme.

Sipas një studimi të bërë me 100.000 të rritur, u konstatua se ngrënia e ushqimeve të përpunuara rriste 10% më shumë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, sëmundjeve koronare të zemrës dhe obezitetin.

Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi llogariten marrjen e  yndyrnave të ngopura, natriumit, sheqerit dhe fibrave në trup. Ushqimet e përpunuara rrisin rrezikun e vdekshmërisë me 18%.

Arsyet kryesore pse ushqimet e përpunuara ndikojnë negativisht në shëndet:

Sheqeri i shtuar: ushqimet e konservuara përmbajnë më shumë sheqer, shurup fruktoze dhe shurup misri. Sheqeri i shtuar nuk ka asnjë vlerë ushqyese vetëm kalori të larta. Konsumimi i tepërt i këtyre ushqimeve rrit rrezikun e obezitetit dhe diabetit të tipit2.

Përbërësit artificialë: shumica e ushqimeve të përpunuara/konservuara kanë në përbërjen e tyre ngjyrosës artificial, aromatizues kimik etj, përveç këtyre ushqimet e përpunuara kanë në përbërje të tyre dhjetëra përbërës kimikë që nuk janë të shënuara në etiketë.

Karbohidratet e rafinuara: karbohidratet janë element thelbësor i një diete të shëndetshme. Trupi i zbërthen karbohidratet e rafinuara ose të thjeshta dhe çon në rritje të nivelit të sheqerit në gjak (insulinës).

Për shkak se karbohidratet e rafinuara shkaktojnë ulje-ngritje të shpeshta të sheqerit në gjak, konsumimi i tyre lidhet me një rrezik më të lartë për t’u prekur nga diabeti i tipit 2.

Zëvendësojini ushqimet e konservuara me burime të shëndetshme karbohidratesh të tilla si: drithërat e plota, perimet, frutat, fasulet, bishtajoret etj.

Nuk kanë vlera ushqyese: ushqimet  e konservuara nuk kanë thuajse asnjë vlerë ushqyese. Mënyra më e mirë për të marrë gamën e plotë të lëndëve ushqyese thelbësore është të hani ushqime të freskëta, të papërpunuara ose të përpunuara minimalisht.

Ju japin shumë kalori: ushqimet e përpunuara janë hiper-kalorike dhe ndikojnë drejtpërdrejt në obezitet dhe sëmundje kardiovaskulare.

Yndyrna trans: ushqimet e përpunuara janë të pasura me yndyra të pashëndetshme dhe të lira, shpesh përmbajnë vajra farash ose vegjetale, vaj palme të cilat janë shumë të vështira për t’u tretur dhe ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq në gjak dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

KUJDESSS!!! Mundohuni t’i shmangni sa më mshumë ushqimet e konservuara/të përpunuara kimikisht. Konsumatorët së pari duhet të dinë të lexojnë etiketat në lidhje me përbërësit e produktit dhe rreziqet që kanë këto produkte në shëndet./ Burimi: Medical News Today

10 Dec
By:Daniela Burnazi0 Comment

Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Active Citizenship Network (ACN)

Active Citizenship Network (ACN)

Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare se fundi ka nënshkruar një Memorandum të ri Mirëkuptimi me Active Citizenship Network (ACN).

Marrëveshja e re erdhi fill pas përfundimit të trajnimeve 3-ditore në 5 qytete Kukës, Korçe, Vlorë, Elbasan dhe Berat në kuadër të projektit “Drejt BE-së: Forcimi i Organizatave të Shoqërisë Civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit” i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian , ne te cilën kishte si trajner ndërkombëtar Z. Mariano Votta, Drejtor Ekzekutiv i ACN dhe njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i ECU (European Consumer Union).

Disa fakte rreth ACN:

ACN u krijua në dhjetor 2001 si ndërfaqe europiane dhe ndërkombëtare e organizatës italiane Cittadinanzattiva (Qytetësia Aktive).

ACN është një rrjet fleksibël i organizatave qytetare evropiane të cilat janë të përfshira si partnere në projektet të ndryshme, të cilat inkurajojnë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në politikëbërjen evropiane. ACN pasqyron politikat italiane të Cittadinanzattiva, të tilla si shëndetësia, konsumatorët, punët sociale si dhe arsimin dhe trajnimin në nivel global.

English Version

Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) has recently signed a new Memorandum of Understanding with Active Citizenship Network (ACN).

The new agreement came after the completion of 3-day trainings in 5 cities of Kukës, Korça, Vlora, Elbasan and Berat in the framework of the Project “Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “, which is financially supported by European Union in Albania  through the IPA 2017 program, managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.

International trainer in the training was Mr. Mariano Votta, Executive Director of ACN and general secretary of ECU (European Consumer Union).

Some facts about ACN:

Active Citizenship Network (ACN) was initiated in December 2001 as the European and international interface of the Italian civic participation organisation Cittadinanzattiva(Active Citizenship).

ACN is a flexible network of European civic organizations which are involved as partners in its different projects, addressed to encourage active participation of citizens in European policy-making. ACN mirrors Cittadinanzattiva’s Italian policies, such as health, corporate social responsibility, education and training at the global level.

← Rekomandime për një ushqyerje të shëndetshme
Ushqimet e konservuara rrezik për konsumatorin: Ja si e dëmtojnë shëndetin →

The Institute for Development and Civic Initiatives (CIPI) is a non-profit organization which focuses on the promotion and protection of fundamental human rights and freedoms.

IZH&IQ

  • Home
  • About us
  • Contact us
  • Latest News

Search

Information

  • Events
Join us
Të gjitha të drejtat e rezervuara © Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare, 2022
en_USEnglish
en_USEnglish sqAlbanian