Nevojat ushqimore janë unike në faza të ndryshme të rrjedhës së jetës, nga konceptimi deri në foshnjëri dhe gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës. Ushqimi i shëndetshëm në fëmijëri dhe adoleshencë është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur dhe për të parandaluar patologji të ndryshme shëndetësore.
Në respektim të masave anti-Covid 🦠, IZHIQ konceptoi ditën e sotme një mini-ekspozitë me foto të vakteve ushqimore të dërguara nga vetë nxënësit, të cilat u bënë bazë e një diskutimi midis mjekes endokrinologe Luftime Bruka dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë 👧🧒
Mjekja endokrinologe Luftime Bruka diskutoi me nxënësit problematikat më të përsëritura në vaktet e përditshme 🍵🍗🥚🥦🥬🍑🍎 dhe shpjegoi parimet bazë të të ushqyerit, sasinë dhe llojshmërinë e ushqimeve të marra që janë të përshtatshme për të plotësuar nevojat e organizmit me të gjithë lëndët ushqyese etj.
Aktiviteti u përshëndet edhe nga mësuesit e shkollës, të cilat u shprehën se organizime të tilla, takime të hapura të ilustruara edhe me foto, janë jo vetëm argëtuese për nxënësit, por edhe forma më e mirë e ndarjes së informacioneve të rëndësishme për shëndetin!
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare po zbaton projektin “Mendo shëndetshëm, jeto shëndetshëm” mbështetur përmes skemës së granteve të vogla të projektit “Përmirësimi i Statusit Ushqimor te Fëmijët (6-15 vjeç) në Shkolla, në Shqipëri” që po zbatohet nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) me mbështetjen financiare të UNICEF/ALBANIA