05 Apr

Rrjeti i Konsumatorit në qytetin e Kukësit ngre problematikat si #konsumator në qytetin e tyre

Spread the love

Sot u zhvillua takimi i parë teknik në qytetin e Kukësit nga rrjeti i krijuar për mbrojtjen e #Konsumatorit.

Përfaqësues të Zyrës së Konsumatorit Kukës, përfaqësuese të Bashkisë, shoqëria civile, gazetarët ngritën problemet e tyre si konsumator në qytetin e Kukësit. Problematikat më të shumta si #konsumator ata i konstatuan në rritjen abuzive të çmimeve për ushqimet, për cilësinë e tyre dhe ankesa për mbi faturimin e energjisë elektrike . Pavarësisht se rrjeti ngriti disa problematika në lidhje me ata si #konsumator, në Zyrën e Konsumatorit Kukës nuk kishte asnjë ankesë zyrtare “për shkak të mentalitetit” dhe se qyteti i Kukësit është i vogël dhe të gjithë njihen me njëri tjetrin.

Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.

Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.

English Version

Today was the first technical meeting in the city of Kukes from the Consumer protection network, created in the Kukes city.

Representatives of the Kukës Consumer Office, representatives of the Municipality, civil society, journalists ect raised their problems as consumers in Kukës.

The most problems as a #consumer they found in the abusive increase prices of food , their quality and complaints about electricity billing. Despite the fact that the network raised some issues regarding them as #consumers, in the Kukës Consumer Office there was no official complaint “because of the mentality” and that the city of Kukës is small and everyone knows each other.

Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare in partnership with Albanian Socio Economic Think Tank, is implementing the project” Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “.

This project is financially supported by European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.