


Benefitet e të vrapuarit çdo ditë

Benefitet e të vrapuarit çdo ditë

Zakone të shëndetshme, për të përmirësuar cilësinë e jetës

Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit

E drejta e konsumatorit







Sot u zhvillua takimi i parë teknik në qytetin e Elbasanit
Në kuadër të projektit “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”. Elbasani ka krijuar #RrjetineKonsumatoritElbasan me përfaqësues të qeverisjes lokale, përfaqësues të AKU Elbasan, përfaqësues të Zyrës Konsumatorit Elbasan, gazetarë, shoqëri civile etj.
Grupi ishte shumë aktiv në nxjerrjen e problematikave të tyre si #konsumator, dhe shprehen të gatshëm që këto problematika të zgjidhen deri në fund.
Ceshtjet më kryesore të trajtuara janë:
- Ushqimet që mbillen në fshatin Bradashesh, rrezik serioz për shëndetin e konsumatorit për shkak të tokës së infektuar.
- Rritja e ëmimit të bukës, por ulja e peshës së saj.
- Tregtimi i ushqimeve të pashëndetshme rreth shkollave
- Siguria ushqimore: mënyra e ruajtjes së ujit, vajit të ullirit etj.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.
English Version
The first technical meeting took place today in the city of Elbasan
In the framework of the project “Towards the EU: Strengthening civil society and local government for better consumer protection”. Elbasan has created the #Elbasan Consumer Network with representatives of the local government, representatives of AKU Elbasan, representatives of the Elbasan Consumer Office, journalists, civil society, etc.
The group was very active in bringing out their problems as a #consumer, and they are ready for these problems to be solved by the end.
The main issues addressed are:
– Food grown in the village of Bradashesh, a serious risk to consumer health due to infected soil.
– Increasing the price of bread, but reducing its weight.
– Trade in unhealthy foods around schools
– Food safety: how to store water, olive oil, etc.
This project is financially supported by European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.

Takimi teknik i parë në qytetin Beratit
#RrjetiKonsumatorit në Berat i përbërë nga përfaqësues të qeverisjes lokale, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë lokal dhe veterinerë dhe fermerë, u mblodh sot për të diskutuar në lidhje me ccështjet lidhur me të drejtën e konsumatorit muajt e fundit.
Një nga problematikat më të mëdha që #RrjetiBerat kishte vënë re ishin pesticidet në ushqime, dhe mos respektimi i afatit të karencës për të nxjerrë produktin në treg. Pavarësisht që përfaqësuesit e qeverisjes lokale i kishin parë këto shkelje, nuk ishin ankuar “për shkak të mentalitetit dhe se të gjithë njihen më njëri-tjetrin”.
#Informacion: karenca eshte afati i biodegradimit te pesticidit, pas te cilit mbetjet janë ne normative, ky afat është i vlefshëm vetëm ne bimë, jo në magazine. Nëse prodhimi i trajtuar konsumohet para përfundimit te afatit, është njëlloj si te konsumosh pesticidin me dorën tende. Prandaj kudo që jeni interesohuni për ketë problem, pasi edhe prodhuesit shpesh here gënjejnë, pasi kane mungese njohurish dhe duan që ta nxjerrin produktin sa më parë në treg duke rrezikuar seriozisht shëndetin e konsumatorit.
Shoqata Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në partneritet me Albanian Socio Economic Think Tank, po zbaton projektin “Drejt BE-së: Forcimi i shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale për një mbrojtje më të mirë të konsumatorit”.
Ky projekt mbështetet financiarisht nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA 2017, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave CFCU Albania.
English Version
The first technical meeting in the city of Berat
#Consumer Network in Berat consisting of representatives of local government, civil society representatives, local journalists, veterinarians and farmers, gathered today to discuss issues related to consumer rights in recent months.
One of the biggest problems that #BeratNetwork had noticed were pesticides in food, and non-compliance with the expiration date to launch the product on the market. Despite the fact that the representatives of the local government had seen these violations, they had not complained: “because of the mentality and that everyone knows each other”.
#Information: the deadline is the biodegradation period of the pesticide, after which the waste is normative, this term is valid only in plants, not in storage. If the treated product is consumed before the expiration date, it is the same as consuming the pesticide with your own hand. Therefore, wherever you are, take an interest in this problem, as the manufacturers often lie, as they lack knowledge and want to put the product on the market as soon as possible, seriously endangering the health of the consumer.
Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare in partnership with Albanian Socio Economic Think Tank , is implementing the project” Toward EU: Strengthening CSOs and local government for better consumer protection “.
This project is financially supported by European Union in Albania through the IPA 2017 program, which is managed by the Ministry of Finance CFCU Albania.

AKU ndryshon deklaratën: Mos blini më vezë/çokollata KINDER
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve “Kinder”. Agjencia europiane për ushqimet RASFF, ka njoftuar për disa raste helmimesh nga salmonela në produktet e çokollatës.
Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate “Kinder” dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës. Rastet e helmimeve në këto produkte janë regjistruar në Britaninë e Madhe, kurse në vendin tonë fatmirësisht nuk ka asnjë. Produktet që këshillohen të mos konsumohen:
- KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)
- KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g
- KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g
- KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g
Njoftimi i plotë i Autoritetit Kombëtar i Ushqimit:
Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonela në produkte çokollate në Britaninë e Madhe, pas njoftimit nga RASFF, AKU vijon monitorimet dhe verifikimet në terren dhe pikat e inspektimit kufitar.
AKU vijon procedurën e tërheqjes nga tregu të produkteve që RASSF ka evidentuar. AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve të mëposhtme dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e listuara:
KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre)
KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g
KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g
KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g
Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës.
Sigurojmë konsumatorët se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve.