• info@izhiq.org.al
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Bashkohu me ne
    • Partnerët tanë
    • Na kontaktoni
  • Programe
    • Të drejtat e njeriut dhe transparenca
    • Të drejtat e konsumatorit
    • Mjedisi
    • Çështjet gjinore dhe fuqizimi i gruas
    • Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre
    • Shëndet dhe mirëqenie
  • Aktivitete
  • Raporte
  • Multimedia
    • Video
    • Foto
    • Infografe
    • Podcast
  • Facebook
  • Instagram

Alarm për përhapjen e meningjitit në Durrës, TFL: Futja e vaksinës në kalendarin kombëtar të vaksinimit domosdoshmëri

Kreu > Uncategorized
12 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

Alarm për përhapjen e meningjitit në Durrës, TFL: Futja e vaksinës në kalendarin kombëtar të vaksinimit domosdoshmëri

Humbja nga kontratat koncensionare deri më 2021 arrin në 47,5 milionë euro, të
mjaftueshme për ndërtimin e një spitali të ri

MUNGESA E FINANCIMIT
Nënfinacimi kronik dhe planifikimi i dobët vijon të rëndojë sistemin shëndetësor në vendin
tonë vitet e fundit. Koncensionet nuk kanë përmbushur qëllimin e tyre për shërbime
shëndetësore cilësore në kohë dhe me kosto të ulët, ( për mbulim universal).
“Nëse shohim investimet në infrastrukturë , për çdo 1 lekë të investuar për
ndërtimin e një qendre shëndetësore, 6 lekë shkojnë për koncensione”, u shpreh,
Doktor. Ilir Alimehmeti në tryezën e organizuar nga shoqata “Together for Life” ku u
prezantua raporti, “Monitorimi i Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2021-2030 –
Arritjet dhe Sfidat”.

Sfidat e shëndetit publik të vendit tonë janë në rritje. Ne përballemi me sfidat e
vazhdueshme të gripit sezonal, shpërthimet e sëmundjeve të parandalueshme me
vaksina , kërcënimet e paprecedenta të pandemisë COVID-19, krizë që ka evidentuar
akoma më shumë rreziqet.
Ndërkohë, shpenzimet për shëndetin publik, si pjesë e shpenzimeve totale për shëndetin,
vijojnë të ulen, fakt i evidentuar edhe nga profesionistët e shëndetit.
“Sistemi jonë shëndetësor sëmundjen e ka se në rradhë të parë s’ka lek. Kjo është
sëmundja. Në rradhë të parë s’ka lek. Është i nënfinancuar në një shkallë tejmase të ulët.
T’i lëmë gjërat sikur funksionon gjithçka. Nuk funksionon. Shëndetësia kushton.
Shëndetësisë i duhet kushtuar vëmendje financiare. Që nga financimi , më pas
mirëmenaxhimi, mosabuzimi e më rradhë.
Për sa i përket strategjisë , mbulimit universal, kapilarizimit të sistemit shëndetësor,
sistemi shëndetësor parësor, ka ulje. Gjetja numër 5, e raportit të TFL; financimi nga
11.4%, është në 9.1 përqind në sistemin parësor, që do të thotë heqje vëmndje nga ky
sektor”, thekson Alimehmeti.

SFIDAT E SEKTORIT
Kritike për mbrojtjen e shëndetit të publikut mbetet personeli i mirëtrajnuar dhe me burime
të përshtatshme.
Ilir Alimehmeti: “S’kemi menduar për geriartrinë dhe nuk njihet as si fjalë. (degë e
mjekësisë që merret me trajtimin e sëmundjeve ekzistuese tek të rriturit moshuar). Numri
i
mjekeve të familjes është më pak se 1000, 960 rezultojnë të licensuar. Nëse nuk
planifikojmë bazuar në evidenca reale, nëse nuk krijojmë protokolle mjekimi, nuk
shërojmë asnjë nga këto plagë.”
Shqetësuese për sistemin shëndetësor mbeten largimet në rradhët e bluzave të bardha,
të cilat sjellin mungesa, sidomos në zonat rurale.
“Ne kemi një numër të madh të profesionistëve që janë të fokusuar në Tiranë dhe kemi
një mungesë të theksuar në zonat rurale. Këtu doja të theksoja që duhet të punojmë
kryesisht në infermirë , të cilët duhet të bëjnë përshkrimin e medikamenteve. Pra duhet
të ndryshojë strategjia. Duhet të shikojmë një ekip shëndetësor, ku infermieri bën
përshkrimin e medikamenteve, sidomos të sëmundjeve kronike. Ky do të ishte kujdes më
i
shtuar për zonat rurale dhe do të ishte një rritje e rolit të lidershipit të infermierëve në
lidhje me fuqizimin e tyre në dhënien e shërbimeve shëndetësore”, theksoi gjatë fjalës së
saj Blerina Duka-PRESIDENTE E URDHRIT TË INFERMIERËVE.
Edhe znj. Duka theksoi se duhet të rishikohen politikat shëndetësore në lidhje me
geriatrinë, pasi jemi një popullsi në plakje. Të moshuarit mbi 65 vjeç nga 11% ,sipas
censusit të vitit 2023 rezulton se ka arritur në 20%.
Blerina Duka:“Janë katër sfida në të cilat duhet të punohet më shumë. Ne duhet të
punojmë kryesisht me geriatrinë. Është një element shumë i rëndësishëm sepse jemi një
popullsi në plakje. Duhet të shikojmë shumë shëndetin mendor, urgjencën dhe pediatrinë.
Këto janë katër fushat që duhet të punohet kryesisht për të ndërtuar një program të
specializuar për sfidat e mëtejshme.”
Sistemi shëndetësor duhet të kthehet në prioritet të çdo qeverie, si një sistem jetik, duke
hartuar dhe zbatuar politika të bazuara në analiza dhe të konsultuara me të gjithë aktorët,
që kanë në fokus ofrimin e shërbimeve cilësore në kohë dhe të përballueshme,
veçanërisht për grupet vulnerable.

KONTRATAT KONCENSIONARE – SHUMË PARA, PAK PËRFITIME
Vitet e fundit shoqata Together For Life ka prodhuar disa raporte të fokusuara në
monitorimin e eficencës së shpenzimeve publike në sektorin e shëndetësisë. Në të gjitha
këto raporte është ngritur shqetësimi rreth nivelit të ulët të buxhetimit të sektorit të
shëndetësisë dhe menaxhimit joefikas të fondeve të alokuara vit pas viti. Raportet janë
ndalur në analizimin e koncesioneve të tipit PPP që janë aplikuar në sektorin e
shëndetësisë në Shqipëri, ku është evidentuar mungesë e theksuar transparence dhe
llogaridhënieje. TFL ka qenë ndër të parat që ka ngritur që në fillim shqetësimin, më pas
të bazuar edhe në gjetjet e raporteve për problematikat e krijuara nga aplikimi i këtyre
koncesioneve. Raportet kanë evidentuar se kontratat PPP janë lidhur pa studime të qarta
fizibiliteti dhe analize kosto-përfitim për buxhetin dhe marrësit e shërbimit. Po ashtu
shqetësues është konsideruar fakti që kompanitë koncesionare nuk janë ‘trazuar’ nga
institucionet përgjegjëse gjatë implementimit të koncesioneve dhe disa prej kompanive
nuk kanë dorëzuar bilancet financiare. Aplikimi i TVSH-së në kundërshtim me ligjin dhe
pagesat për shërbime të pakryera, si në rastin e Check-Up dhe Dializës, përbëjnë shkelje
serioze që kanë ngarkuar buxhetin publik.

Për më tepër, korrupsioni dhe shkeljet në prokurime janë klasifikuar si raste të nivelit të
lartë nga Transparency International dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Raportet tregojnë
manipulime në raportime, si në rastin e koncesionit të Sterilizimit, dhe favorizime të
kompanive pa përvojë në sektor. Investimet e koncesionarëve janë minimale, duke
përfaqësuar vetëm 9% të të ardhurave të tyre, ndërsa përfitimet e tyre janë të mëdha.
Mungesa e strukturave për monitorimin e kontratave dhe kanalizimi i fondeve publike në
shërbime jo prioritare kanë dëmtuar financat e sektorit të shëndetësisë. PPP-të përbëjnë
një barrë të rëndë për buxhetin publik, duke marrë një pjesë të madhe të fondeve që
mund të ishin përdorur për shërbime prioritare dhe investime në infrastrukturë
shëndetësore. Këto problematika theksojnë domosdoshmërinë për reforma të thella në
menaxhimin dhe mbikëqyrjen e PPP-ve në sektorin e shëndetësisë.

Një nga gjetjet e raportit “Kostoja totale e buxhetit të Shëndetësisë për mbulimin e
pagesave të planifikura për kontratat koncensionre” evidenton se dëmi i pjesshëm
ekonomik nga koncesionet në shëndetësi shkaktuar deri në fund të vitit 2021 bazuar në
të dhënat e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe nga Ministrisë së Financave arrin në rreth 5,6
miliardë lekë ose 47.5 milionë euro. Kjo shumë është sa 25% e shumës totale të akorduar
gjithsej për këto koncesione deri në fund të vitit 2022 (projeksion). Shuma prej 47,5
milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për ndërtimin e një spitali të ri.
Transparency.com

10 Jan
By:Daniela Burnazi0 Comment

Shërbimi shëndetësor, shqiptarët më të shqetësuarit, nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet

Shqiptaret janë më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve
shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e
Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Të dhënat tregojnë se 24% e shqiptarëve janë shumë të shqetësuar, pasi nuk arrijnë të
përballojnë financiarisht kujdesin shëndetësor rutinë dhe mjekimet e nevojshme. Ky
shqetësim është më i ulët në Bosnje (16%), Kosovë (9%), Maqedoninë e Veriut (16%),
Mal të Zi (20%) dhe Serbi (20%). Në përgjithësi, më shumë se gjysma e qytetarëve në
Rajon (53%) ndihen të pasigurt financiarisht përballë shpenzimeve shëndetësore.
Shqetësimet e larta tek shqiptarët lidhen kryesisht me të ardhurat e ulëta dhe mungesën
e mbështetjes nga shteti për rimbursimin e medikamenteve. Pacientët me sëmundje
kronike dhe të rralla detyrohen të paguajnë nga xhepi për terapitë e tyre, pasi shumë prej
tyre nuk përfshihen në listat e rimbursimit.

Ndërkohë që nevojat për shërbime spitalore rriten si pasojë e plakjes së popullsisë dhe
shtimit të rasteve me sëmundje kronike, buxheti për shëndetësinë po tkurret. Në dhjetor
2024, fondi i Ministrisë së Shëndetësisë u shkurtua me 2.3 miliardë lekë (3%), duke e
çuar totalin e shpenzimeve për shëndetësinë në 75.9 miliardë lekë, nga 77.9 miliardë lekë
të miratuara më herët.

Rritja e buxhetit për shëndetësinë është më e ngadaltë krahasuar me rritjen e
shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2025, buxheti i përgjithshëm
parashikohet të arrijë në 822 miliardë lekë (8.2 miliardë euro), ndërsa fondi për Ministrinë
e Shëndetësisë do të jetë 80.7 miliardë lekë, që përfaqëson vetëm 9.8% të shpenzimeve
të përgjithshme, krahasuar me 10.1% në vitin 2024 dhe 10.7% në vitin 2021.
Spitalet publike, për shkak të mungesës së pajisjeve të avancuara si “Pet skaneri” për
diagnostikimin e sëmundjeve në fazat e hershme, nuk arrijnë të ofrojnë shërbime të
specializuara. Si pasojë, shumë pacientë, sidomos ata me sëmundje të rralla dhe
neoplazma, janë të detyruar të kërkojnë trajtim jashtë vendit, duke gjeneruar shpenzime
të larta për ekonominë dhe duke vënë në rrezik shëndetin e popullatës.

Në dekadën e fundit, fondet për shëndetësinë janë shpërndarë shpesh në investime jo
eficiente, ndërkohë që rimbursimi i barnave ka mbetur i pandryshuar dhe pajisjet
mjekësore të nevojshme janë të kufizuara. Ndërkohë, shumë vende të tjera të Rajonit, si
Kosova, kanë investuar në pajisje moderne, duke u ofruar qytetarëve një standard më të
mirë të shërbimeve shëndetësore. / Transparency.com

21 Tet
By:Daniela Burnazi0 Comment

📢 Thirrje për Koordinatorë Lokalë në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër!

Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) është në kërkim të individëve të motivuar për të koordinuar aktivitete të rëndësishme në kuadër të projektit “Të rinjtë PRO punësimit të denjë”!

✅ Pozicione të hapura për:

  • Tiranë
  • Lezhë
  • Shkodër

Nëse jeni banor i një prej këtyre qyteteve dhe keni pasion për mbështetjen e të rinjve në rrugën drejt një punësimi të denjë dhe përfshirjes në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit, atëherë na bashkohuni!

📅 Afati për të aplikuar: 5 Nëntor 2024, ora 17:00

🔗 Dërgoni CV-në, letër motivimi dhe ofertën financiare në adresën: info@izhiq.org.al

⚠️ Ky postim është hapur në kuadër të projektit “Të rinjtë PRO punësimit të denjë” i implementuar nga Insituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ), me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët (MSHRF).

#IZHIQ #AKR #MSHRF #KoordinatorLokal #PunësimiIDenjtë #Rinia

TOR Koordinator Lokal

27 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

Newsletter: Menaxhimi i retinopatisë diabetike në Shqipëri: Sfidat dhe rekomandimet

Shqipëria ka avancuar në trajtimin e retinopatisë diabetike.

Si një problem i shëndetit publik që prek rreth 30 000 persona në vend, retinopatia diabetike është shkaku më i zakonshëm i vërbërisë, që mund të parandalohet dhe trajtohet. Pothuaj 1000 persona kanë dëmtime të rënda të shikimit ose janë të verbuar si pasojë e kësaj sëmundje.

Aktualisht institucionet shëndetësore ofrojnë një sërë opsionesh trajtimi, duke përfshirë edhe injeksionet intra vitreale. Një studim i shoqatës Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare nxjerr në pah dy problematika që konsiderohen prioritare në menaxhimin e kësaj sëmundje: 1) centralizimi i shërbimit, duke u përqendruar vetëm në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza; 2) rimbursimi nga shteti për këtë procedurë është i mundur vetëm për një vit. Kjo do të thotë se pacientët që kanë nevojë për trajtimin e vazhdueshëm me procedurën intra vitreal duhet të paguajnë për të gjitha trajtimet e mëtejshme me buxhetin e tyre personal. Kjo mund të bëhet shumë e shtrenjtë dhe e vështirë për disa pacientë.


Raporti studimor nxjerr disa rekomandime, ku përfshin:

  • Ofruesit e kujdesit parësor duhet të kenë rol kyç në edukimin e të gjithë pacientëve me diabet sa i përket komplikacioneve të mundshme të diabetit, përfshirë këtu dhe retinopatinë diabetike, si dhe rëndësinë për një kontroll vjetor të syve. Identifikimi i sëmundjes dhe referimi në kohë mund të realizohet nëse do të kryhen dhe investimet e duhura.
  • Ofrimi i shërbimeve të duhura sa më afër vendbanimit të pacientëve, duke zvogëluar kështu kostot indirekte që përbëjnë një barrë të madhe financiare dhe sociale për pacientët.
  • Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe institucionet e varura prej saj të përshpejtojnë përgatitjen dhe zbatimin e rregulloreve dhe politikave që sigurojnë mbulim të përshtatshëm financiar të shërbimeve të retinopatisë në skemat e sigurimeve dhe listën e barnave të rimbursueshme, apo duke rritur investimet në infrastrukturë dhe teknologji për të mbuluar boshllëqet e evidentuara nga mjekët dhe pacientët.
  • Pilotimi në disa qendra i programit të “screening’’ dhe dokumentimi i rezultateve që kjo sjell për pacientin, duke analizuar kështu dhe kosto-efektivitetin e kësaj qasjeje.
  • Ofruesit e kujdesit dytësor dhe tretësor të marrin një rol më të madh lider në bashkëpunimin me shoqatat e diabetikëve, pacientëve me retinopati dhe aktorëve të tjerë të shëndetit për të adresuar mungesat dhe barrierat në sistemin publik.

Linku: https://mailchi.mp/0a38edcbd276/the-management-of-diabetic-retinopathy-in-albania-challenges-and-recommendations?fbclid=IwAR1iWHJQeqvQY_N9pUmlIenVsVitY39S-reCMqOUsVercqC5O06ay5BOD7M

English Version

Albania has made progress in the treatment of diabetic retinopathy.

As a public health problem affecting approximately 30,000 people in the country, diabetic retinopathy is the most common preventable and treatable cause of blindness. Roughly 1,000 people have severe vision impairment or are blind as a result of this disease.
Currently, health facilities offer a variety of treatment options including intravitreal injections. A study conducted by the Institute for Development and Citizen Initiatives association (IDCI LINK) highlights the two issues that are considered priority in the management of this disease: 1) the centralization of the service, performed only at the Mother Teresa University Hospital Center; 2) state reimbursement for such procedure is foreseen only for one year. This means that patients who need ongoing treatment with the intravitreal procedure must pay for all additional treatments from their personal incomes. This can become very expensive and difficult for several patients.

The IDCI’s study report acknowledges several recommendations, as reflected below:

  • Primary care providers should play a key role in educating all patients with diabetes about the potential complications of diabetes, including diabetic retinopathy, and the importance of an annual eye examination. Disease identification and timely referral can be achieved if appropriate investments are made.
  • Providing appropriate services as close as possible to patients’ residence, would result in reducing the indirect costs that constitute a large financial and social burden for patients.
  • The Ministry of Health and Social Protection along its sub-ordinated institutions should accelerate and advance the drafting and the implementation of regulations and policies that provide adequate financial coverage of retinopathy services in insurance schemes, as well as, in the list of reimbursable drugs, or by increasing investments in infrastructure and technology to cover the gaps identified by doctors and patients.
  • Piloting the “screening” program in several health centers, as well as, documenting the results and the impact on patient’s burden, will analyze the cost-effectiveness of such approach.
  • Secondary and tertiary care providers take a greater leadership role in collaboration with diabetic associations, retinopathy patients and other health stakeholders to address shortages and barriers in the public system.

 

13 Qer
By:Daniela Burnazi0 Comment

Gjimnazi “Qemal Stafa”: Promovimi i diversitetit përmes basketbollit

🏀🙌Sporti ka fuqinë të transformojë botën. Ka fuqinë të frymëzojë, të bashkojë njerëzit si pak gjëra të tjera… Sporti ka më shumë kapacitet sesa qeveritë për të thyer barrierat raciale dhe për të përqafuar #multikulturalizmin dhe #diversitetin kulturor pavarësisht gjinisë, përkatësisë etnike, përkatësisë kombëtare, shoqërore etj.
Gjimnazistët e shkollës “Qemal Stafa” Gjimnazi “Qemal Stafa” Faqja Zyrtare, fitues të 🏆🥇“Kampionatit të për Shkollat e Mesme, 2021” nga Bashkia Tiranë, na treguan se një skuadër e mirë basketbolli mund të përbëhet dhe nga ⛹️‍♀️⛹️⛹️‍♂️ vajza dhe nga djem.
Përmes 🏀ndeshjes së basketbollit të rinjtë #aktivë të këtij gjimnazi kontribuan në eliminimin e diskriminimit dhe pranimin e të ndryshmes në sport.
Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare (IZHIQ) po zbaton projektin “Të ndryshëm, por të barabartë” i mbështetur financiarisht nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë, në kuadër të tillullit “Tirana Kryeqyteti i Rinisë 2022” Tirana European Youth Capital 2022.
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
08 Qer
By:Daniela Burnazi0 Comment

Parimi i Mosdiskriminimit: Debat i hapur nga të rinjtë e gjimnazit Partizani

Në kuadër të projektit “Të ndryshëm, por të barabartë” , 15 të rinj të Gjimnazi “Partizani” diskutuan mbi çështje të tilla si:
❌ Mos diskriminimi për shkak të prejardhjes etnike
❌ Mos diskriminimi për shkak të gjinisë
❌💻Mos diskriminimi në shkollë, bullzimin kibernetik etj.
Në këtë debat iu dha rëndësi e veçantë pranimit të diversitetit kulutor, nxitjes së debatit të hapur dhe bashkëveprimit midis të rinjve drejt një kornize të përbashkët komunikimi, respekti të ndërsjelltë, tolerancës, paqes dhe prosperitetit.
Diskutimi u bë në formën e debatit të hapur dhe të rinjtë shprehën mendimet e tyre pa barriera për këto tema. “Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit Tirana kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë.”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

← Debat i hapur me temë “Ngjyrat e diversitetit”
Debat i hapur në gjimnazin “Alek Buda” →

Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) është një organizatë jofitimprurëse e cila ka në fokus të saj promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

IZH&IQ

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Na kontaktoni
  • Lajmet e fundit

Kërko

Informacione

  • Aktivitete
Bashkohu me ne!
Të gjitha të drejtat e rezervuara © Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare, 2022
sqAlbanian
sqAlbanian en_USEnglish