• info@izhiq.org.al
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Bashkohu me ne
    • Partnerët tanë
    • Na kontaktoni
  • Programe
    • Të drejtat e njeriut dhe transparenca
    • Të drejtat e konsumatorit
    • Mjedisi
    • Çështjet gjinore dhe fuqizimi i gruas
    • Të rinjtë dhe fuqizimi i tyre
    • Shëndet dhe mirëqenie
  • Aktivitete
  • Raporte
  • Multimedia
    • Video
    • Foto
    • Infografe
    • Podcast
  • Facebook
  • Instagram

Raport: Trajtimi i diferencuar i grave punëmarrëse në vendin e punës në Shqipëri

Kreu > Aktivitete
27 Tet
By:Daniela Burnazi0 Comment

Raport: Trajtimi i diferencuar i grave punëmarrëse në vendin e punës në Shqipëri

Ky raport i titulluar “VLERËSIM NEVOJASH: Trajtimi i diferencuar i grave punëmarrëse në vendin e punës në Shqipëri” përfaqëson një vlerësim analitik dhe praktik mbi diskriminimin që gratë përjetojnë në tregun e punës, veçanërisht për shkak të shtatzënisë apo lehonisë. Ai është hartuar nga Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) në kuadër të një projekti të mbështetur nga AWEN me fondet e Ambasadës Suedeze në Shqipëri.

Raporti përmbledh të dhëna të mbledhura përmes pyetësorëve, kërkesave për informacion dhe intervistave me aktorë institucionalë dhe synon të identifikojë boshllëqet në mbrojtjen ligjore, praktikat diskriminuese dhe nevojat reale të grave punëmarrëse në Shqipëri. Ky publikim përbën një bazë të rëndësishme për nxitjen e ndërhyrjeve avokuese, rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e zbatimit të ligjit për të siguruar një mjedis pune gjithëpërfshirës dhe të drejtë për gratë.

24 Sht
By:Daniela Burnazi0 Comment

Përfaqesues të Bashkisë Berat, shoqëria civile dhe të rinjtë bëhen pjesë e fokus-grupit mbi punësimin e denjë

Në këtë takim morën pjesë 16 pjesëmarrës – të rinj të punësuar (16–29 vjeç), përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të Bashkisë Berat.
🔎 Diskutimet u përqendruan rreth:
✔️ Rëndësisë së kontratave të punës
✔️ Njohjes dhe zbatimit të Kodit të Punës
✔️ Të drejtave dhe detyrimeve të punëmarrësve dhe punëdhënësve
✔️ Parandalimit të diskriminimit në vendin e punës
✔️ Sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
⚠️ Në fokus-grup u evidentuan problematika të zakonshme që prekin të rinjtë, si:
• Punë jashtë orarit pa pagesë shtesë ⏰
• Mungesa e kontratave të punës 📄
• Njohuri të pamjaftueshme mbi të drejtat dhe detyrimet ligjore
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Nga Ndërgjegjësimi në Veprim: Të rinjtë dhe OSHC-të Promovojnë të Drejtat e Punës në Klos dhe Berat”, pjesë e mekanizmit të nëngranteve të projektit “Building Bridges”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Studies and Development Center (SDC) me partnerët KREO Albania dhe REDU Itali.
📌 Ky postim është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
#Rinia #TeDrejtatENpunë #IZHIQ #BuildingBridges #EU
*****
English Version
📢 IZHIQ held the second focus group at the Multifunctional Center in Berat!
The meeting gathered 16 participants – employed youth (16–29 years old), representatives from civil society organizations, and representatives from the Municipality of Berat.
🔎 The discussions focused on:
✔️ The importance of employment contracts
✔️ Awareness and implementation of the Labor Code
✔️ Rights and obligations of employees and employers
✔️ Preventing workplace discrimination
✔️ Social and health insurance
⚠️ The focus group highlighted common challenges faced by young people, such as:
• Working overtime without extra pay ⏰
• Lack of formal employment contracts 📄
• Limited knowledge about labor rights and legal obligations
This activity was carried out within the project “From Awareness to Action: Youth and CSOs Promote Labor Rights in Klos and Berat”, part of the sub-granting mechanism of the “Building Bridges” project, financed by the European Union and implemented by the Studies and Development Center (SDC) in partnership with KREO Albania and REDU Italy.
📌 This post was produced with the financial support of the European Union.
12 Sht
By:Daniela Burnazi0 Comment

Përfaqesues të Bashkisë Berat, shoqëria civile dhe të rinjtë bëhen pjesë e fokus-grupit mbi punësimin e denjë

Në këtë takim morën pjesë 16 pjesëmarrës – të rinj të punësuar (16–29 vjeç), përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të Bashkisë Berat.
🔎 Diskutimet u përqendruan rreth:
✔️ Rëndësisë së kontratave të punës
✔️ Njohjes dhe zbatimit të Kodit të Punës
✔️ Të drejtave dhe detyrimeve të punëmarrësve dhe punëdhënësve
✔️ Parandalimit të diskriminimit në vendin e punës
✔️ Sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
⚠️ Në fokus-grup u evidentuan problematika të zakonshme që prekin të rinjtë, si:
• Punë jashtë orarit pa pagesë shtesë ⏰
• Mungesa e kontratave të punës 📄
• Njohuri të pamjaftueshme mbi të drejtat dhe detyrimet ligjore
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Nga Ndërgjegjësimi në Veprim: Të rinjtë dhe OSHC-të Promovojnë të Drejtat e Punës në Klos dhe Berat”, pjesë e mekanizmit të nëngranteve të projektit “Building Bridges”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Studies and Development Center (SDC) me partnerët KREO Albania dhe REDU Itali.
📌 Ky postim është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.
#Rinia #TeDrejtatENpunë #IZHIQ #BuildingBridges #EU
*****
English Version
📢 IZHIQ held the second focus group at the Multifunctional Center in Berat!
The meeting gathered 16 participants – employed youth (16–29 years old), representatives from civil society organizations, and representatives from the Municipality of Berat.
🔎 The discussions focused on:
✔️ The importance of employment contracts
✔️ Awareness and implementation of the Labor Code
✔️ Rights and obligations of employees and employers
✔️ Preventing workplace discrimination
✔️ Social and health insurance
⚠️ The focus group highlighted common challenges faced by young people, such as:
• Working overtime without extra pay ⏰
• Lack of formal employment contracts 📄
• Limited knowledge about labor rights and legal obligations
This activity was carried out within the project “From Awareness to Action: Youth and CSOs Promote Labor Rights in Klos and Berat”, part of the sub-granting mechanism of the “Building Bridges” project, financed by the European Union and implemented by the Studies and Development Center (SDC) in partnership with KREO Albania and REDU Italy.
📌 This post was produced with the financial support of the European Union.
04 Sht
By:Daniela Burnazi0 Comment

Klos: Të rinjtë njihen me rëndësinë e Kontratave të Punës

📢 IZHIQ zhvilloi fokus-grupin e parë në Klos!
Me pjesëmarrjen e 12 personave – të rinj të punësuar, përfaqësues të një organizate të shoqërisë civile dhe një përfaqësues të Bashkisë Klos – u diskutuan tema kyçe si:
✔️ Punësimi informal
✔️ Përdorimi i kontratave të punës
✔️ Diskriminimi në vendin e punës
✔️ Reagimi i institucioneve vendore ndaj shkeljeve të të drejtave të punës
🔍 Disa nga të rinjtë ndanë përvojat e tyre, duke treguar se shpesh nuk kishin njohuri për kontratat e punës, kishin punuar jashtë orarit pa u paguar, dhe në raste të tjera nuk kishin përfituar siguracionet e plota, pasi ishin paguar vetëm mbi siguracion minimal dhe jo për pagën e plotë.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Nga Ndërgjegjësimi në Veprim: Të rinjtë dhe OSHC-të Promovojnë të Drejtat e Punës në Klos dhe Berat”, pjesë e skemës së nëngranteve të projektit “Building Bridges”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Studies and Development Center (SDC) me partnerët: KREO Albania dhe REDU Itali.
***
English version
📢 IZHIQ held the first focus group in Klos!
With the participation of 12 persons – employed youth, a representative from a civil society organization, and a representative from the Municipality of Klos – key topics were discussed, including:
✔️ Informal employment
✔️ Use of employment contracts
✔️ Workplace discrimination
✔️ Local institutional responses to labor rights violations
🔍 Some of the young participants shared their experiences, noting that they often had no knowledge about employment contracts, had worked overtime without being paid, and in some cases did not benefit from full social security contributions, as they were declared only on the minimum wage and not on their actual salary.
This activity is part of the project “From Awareness to Action: Youth and CSOs Promote Labor Rights in Klos and Berat”, within the sub-granting scheme of the “Building Bridges” project, financed by the European Union and implemented by the Studies and Development Center (SDC) in partnership with KREO Albania and REDU Italy.
27 Kor
By:Daniela Burnazi0 Comment

Valentina Shehu: Bimë Medicinale, Ilnicë, Dibër

Ilnica dhe bjeshka e Hinoskes, rreze malit te Velivarit eshte nje nga destinacionet turistike me terheqese dhe te aksesushme ne Diber. Në 1710 m mbi nivelin e detit, Bjeshkët e Ilnicës janë të pasura më bimë të ndryshme medicinale, që njihen për vetitë e pafundme shëndetësore që kanë.

Në fshatin Ilnicë, thuajse të gjithë banorët nga fëmijët e deri tek të rriturit mbledhin bimë medicinale, një ndër to është dhe Valentina Shehu.

E ka nisur këtë punë që në moshën 8 vjeçare, kur e merrnin prindërit dhe motra më e madhe në mal, e sot i numërohen plot 22 vite që kultivon bimë medicinale të ndryshme si: boronica, tërfil të kuq, tërfil të verdhë, aguliçe, gjethe boronice, çaj mali, lisna etj.

Valentina flet për pasionin e madh që ka për këtë punë, pavarësisht vështirësive që has në mbledhjen e këtyre bimëve. “Punën e nis në orën 3 të mëngjesit dhe qëndroj 8 – 12 orë në bjeshkë për të mbledhur sa më shumë bimë”- thotë Valentina. Vështirësi kam plot, që nga orët e zgjatura që më duhet të punoj, ngjitja në mal me mushkë e deri tek orari i vonë që kthehem”- shton ajo.

Me këtë punë mbaj familjen, nënën 97-vjeçare e cila ende kontribuon në tharjen e bimëve dhe më pas dërgimin në treg. Periudha më e mirë për të mbledhur bimë medicinale është maj – nëntor, ndërsja në dimër pezullohet thuajse totalisht puna.

Boronicat dhe aguliçet janë bimët që mbledh më me qejf Valentina, jo vetëm për vetitë e pafundme ushqyese që kanë, por edhe se fiton më shumë të ardhura dhe kanë më shumë kërkesë për t’u blerë, madje telefonatat për të blerë boronica i fillojnë që pa ardhur sezoni i tyre.

Me shitjen e bimëve medicinale ka arritur të blejë disa makineri të vogla që shërbejnë për pastrimin e tyre dhe ja bëjnë më të lehtë punën për ti paketuar e më pas për t’i shitur. Ndërsa tharja e luleve/bimëve bëhen në diell.

Ëndrra e Valentinës është të hapë një dyqan të vogël, në fshatin e saj dhe të shamngë transportimin në magazinat e Dibrës, punë që i merr shumë kohë. Trajnimet dhe takimet me shoqërinë civile i sheh si me shumë vlerë, jo vetëm për faktin që rrit njohuritë se si ta formalijozë biznesin në të ardhmen, por edhe si të fitojë më shumë klientelë, sidomos nga Tirana.

 Valentina Shehu është një nga gratë e trajnuara nga Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në kuadër të Projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në zonën e Dibrës & promovimi i produkteve vendase” me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë U.S. Embassy-Tirana.

26 Kor
By:Daniela Burnazi0 Comment

Anila Tosku – Histori biznesi, Arras, Dibër

Jeta në fshat të lidh ngushtë me natyrën, me qetësinë e me ajrin e pastër. Në Arras banorët janë shumë miqësorë dhe mikpritës. Anila Tosku, zonja që administron bujtinën “Arber” tregon se e vizitojnë mjaft turistë të huaj (kryesisht çekë dhe belgë), por edhe shqiptarë.

Ata mbesin shumë të kënaqur nga mikpritja dhe nga bukuritë e fshatit tonë, me pak fjalë ne kemi një fshat të kompletuar me tradita, kultura dhe mjaft të veçantë për nga bukuria- shton Anila.

Fillimisht bujtina e Anilës është ngritur si një biznes jo formal që në vitin 2017. Shkak i ngritjes së bujtinës u bënë vështirësitë ekonomike dhe dashuria për gatimet tradicionale dibrane dhe ushqimet bio.

Ne jemi 5 antarë në familje dhe të gjithë kontribuojmë në bujtinë tha Anila. Anila merret me gatimet tradicionale dibrane si byrek, jufka, djathë dhe çdo gjë bio, ndërsa bashkëshorti i saj ju bën guidë vizitorëve në malin e Korabit, Lurë, Kanionin e Setës etj, në këtë mënyrë ne promovojmë bukuritë e vendit tonë dhe produktet vendase tha. Fëmijët i kam angazhuar në mbledhjen e frutave dhe perimeve që i forojmë nga baçja jonë në Bujtinë.

Periudha më e mirë për të vizituar bujtinën e Anilës është maj- tetor, ndërsa në dimër hasen me vështirësi të mëdha për shkak të të ftohtit dhe kushteve atmosferike, duke e bërë të pamundur pritjen e vizitorëve.

Pjesëmarrja në tajnime dhe workshope, më ka ndihmuar shumë në rritjen e njohurive si ta promovoj biznesin tim dhe patjetër si ti sfidoj vështirësitë që mund të hasim gjatë rrugës.

Panairi që u organizua në muajin Qershor, më ndihmoi të ftoj sa më shumë vizitorë në bujtinë dhe të ju tregoj për bukuritë që ka fshati Arras (vetëm 10 minuta nga Peshkopia).

Anila Tosku është një nga gratë e trajnuara nga Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në kuadër të Projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në zonën e Dibrës & promovimi i produkteve vendase” me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë U.S. Embassy-Tirana.

19 Qer
By:Daniela Burnazi0 Comment

Panairi me 25 gra Sipërmarrëse në Dibër

🎉 Institutit për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare është kënaqësi t’ju prezantojë Panairin Tregtar: Qe(r)shi n’Dibër! 🎪🌾

🙌 Në kuadër të projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në rajonin e Dibrës & promovimi i produkteve vendase”, i mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara-Tiranë, Instituti për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare ka organizuar Panairin Qe(r)shi n’Dibër me qëllim të promovimit të produkteve autentike dibrane, agroturizmit dhe bujtinave.

👩‍🌾👨‍🌾 Gjatë kësaj ngjarjeje të veçantë, 25 gra sipërmarrëse kanë marrë pjesë në sesionet trajnuese dhe workshopet e organizuara nga IZHIQ. Ato kanë pasur mundësinë të zhvillojnë kapacitetet e tyre dhe të mësojnë strategjitë për të bërë biznesin e tyre konkurrues në treg.

💼 Në panair ishin të pranishëm Z. Rrahim Spahiu, Kryetari i Bashkisë Dibër, dhe Z. Lavdrim Krrashi, deputet, gazetarë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile lokale, qindra qytetarë dibrane etj, të cilët treguan interesin e tyre për zhvillimin e rajonit.

🌟 Ky panair ka qenë një rast unik për të promovuar traditën, kulturën dhe prodhimet autentike të Dibrës. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të zhvillojmë projekte të ngjashme, në bashkëpunim me Bashkinë dhe organizatat lokale, për të krijuar mundësi më të mëdha për zhvillimin dhe promovimin e rajonit tonë.

🙏 Ne falenderojmë Bashkinë Dibër për bashkëpunimin e tyre të ngushtë në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm. Bashkëpunimi juaj ka kontribuar në suksesin e panairit dhe promovimin e prodhimeve vendase.

#PanairiTregtar #Qe(r)shiDibër #InstitutiZhvillimInisiativaQytetare #Dibra #ProdukteVendase #Agroturizëm #Bujtina #BashkiaDibër #Bashkëpunim #ZhvillimRajonal #PromovimProduktesh

English Version

🎉 Institutit për Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare is delighted to present to you the Trade Fair: Qe(r)shi in Dibër! 🎪🌾

🙌 Within the framework of the project “Empowering Women’s Role in the Dibër Region & Promoting Local Products,” financially supported by the Small Grants Program of the U.S. Embassy Democracy Commission-Tirana, the Institute for Development and Civic Initiatives has organized an excellent fair aimed at promoting authentic Dibër products, agrotourism, and guesthouses.

👩‍🌾👨‍🌾 During this special event, 25 entrepreneurial women have participated in training sessions and workshops organized by IZHIQ. They have had the opportunity to enhance their skills and learn strategies to make their businesses competitive in the market.

💼 Distinguished personalities such as Mr. Rrahim Spahiu, Mayor of Dibër, and Mr. Lavdrim Krrashi, Member of Parliament, journalists, civil society ect were present at the fair. Additionally, hundreds of Dibër citizens took part in this event, showing their great interest in regional development.

🙏 We express our gratitude to the Municipality of Dibër for their close collaboration in realizing this significant activity. Your cooperation has contributed to the success of the fair and the promotion of local products.

🌟 This fair has been a unique occasion to showcase the tradition, culture, and authentic products of Dibër. We are determined to continue developing similar projects in collaboration with the municipality and local organizations to create greater opportunities for the development and promotion of our region.

📸 Check out the photo gallery from the fair!

#TradeFair #Qe(r)shiDibër #InstituteforDevelopmentandCivicInitiatives #Dibër #LocalProducts #Agrotourism #Guesthouses #MunicipalityofDibër #Collaboration #RegionalDevelopment #ProductPromotion

20 Pri
By:Daniela Burnazi0 Comment

Historia e një biznesi jo-formal në Stravec, Dibër: Komposto, reçelëra, shurupra etj.

Emrie Lata  është një nga gratë e trajnuara nga Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare në kuadër të Projektit “Fuqizimi i rolit të gruas në zonën e Dibrës & promovimi i produkteve vendase” me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë U.S. Embassy-Tirana.

Janë një grup prej rreth 10 grash në Staravec të Dibrës që prej vitesh punojnë së bashku. Zona është e njohur për cilësinë e produkteve agro-bujqësore, por veçanërisht të pemëve frutore. Gratë, secila në shtëpinë e vet, prodhojnë komposto, shurupëra dhe reçelëra të llojeve të ndryshme, që nga kumbulla e ftoi, e deri tek boronica; prodhojnë turshi domatesh dhe lakre. Edhe pse punojnë secila në shtëpinë e saj, ato bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për prodhimin e produkteve me cilësi. Gratë konsultohen me njëra-tjetrën për mënyrën e prodhimit, paketimit dhe gjetjes së tregut të shitjes, madje edhe për çmimin e çdo produkti. Shumicën e produkteve i shesin tek të afrëmit e tyre që janë larguar jashtë vendit, ose në Tiranë dhe Durrës. Shesin edhe tek llixhat, por tregëtia aty është sezonale, vetëm në atë periudhë të vitit kur dyndën klientët me probleme shëndetësore nga i gjithë vendi.

“Shesim edhe fruta, tregon Emrie Lata, por është shumë e vështirë të gjesh treg. Sivjet nuk arritëm ta shisnim prodhimin.”

Emrija tregon se në shtëpinë e saj janë vetë i pestë dhe vetëm njëri është i punësuar, të tjerët janë të angazhuar në punët e buqësisë. Me prodhimet që shesin e kanë të vështirë të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme që u mbulojnë nevojat dhe shpenzimet e vitit.

Familja e Emrijes ka edhe një mulli që punon vetëm pak ditë në muaj. “Mulliri pothuaj nuk punon. Tek-tuk vjen ndonjëri që sjell të bluaj një dorë miell, por të gjitha shpenzimet ia ha rruga dhe nuk ke çfare t’i kërkosh për bluarjen.”

Emrija, ashtu si shoqet e saj në Staravec përballen me vështirësi sociale dhe ekonomike, ajo nuk i ka humbur shpresat. “Do vazhdojmë të prodhojmë dhe të shesim. Kemi klientë që i preferojnë dhe kërkojnë produktet tona, sepse janë cilësore dhe 100% bio. Por, ne kemi nevojë për treg më të madh dhe të sigurt. Me përfundimin e Rrugës së Arbrit shpresojmë që do të arrijmë të lidhemi edhe me tregun e Tiranës. Ndërkohë, në fazën që jemi na nevojitet mbështetja si nga bashkia ashtu edhe nga organizatat.”

 

13 Mar
By:Daniela Burnazi0 Comment

Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare organizoi #workshopin e parë me 25 gra #sipërmarrëse nga
Peshkopia, Pilafa, Tomini, Straveci, Grevi, Maqellara, Rabdishti, Arrasi, Trepeci, Muhurri etj me fokus kryesor fuqizimin e këtyre grave, rritjen e kapaciteteve në mënyra efektive për promovimin e produkteve dhe bizneseve të tyre për t’i kthyer në ndërmarrje konkurruese në vend.

“Megjithëse gratë janë inisiatore të nisjes së një biznesi vendas, janë burrat ata që e regjistrojnë biznesin në emrin e tyre” u shpreh Znj. Denisa Basha, Dr Kabineti – Bashkia Dibër. Ajo shpjegoi më tej rolin e pushtetit vendor në fuqizimin e sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë.

Në takim u  diskutuan vështirësitë dhe sfidat qe hasin këto gra në bizneset e tyre informale dhe shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile për t’u bërë zëri i tyre.

Në takim u diskutuan edhe rastet studimore të agrobizneseve të suksesshme të udhëhequra nga gratë dhe ndikimin e tyre në komunitet si dhe rëndësinë e rrjetëzimit dhe mentorimit.

Instituti per Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) po implementon projektin “Fuqizimi i rolit të gruas në zonën e Dibrës & promovimi i produkteve vendase” me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SHBA në Tiranë U.S. Embassy-Tirana.

English Version

#IZHIQ organized the first workshop with 25 women #entrepreneurs from Peshkopia, Pilafa, Tomini, Straveci, Grevi, Maqellara, Rabdishti, Arras, Trepeci, Muhurri, etc. with the main focus on empowering these women, increasing their capacities in effective ways to promote their products and businesses to turn them into competitive enterprises in place.

“Although women are the initiators of starting a local business, it is the men who register the business in their name” said Mrs. Denisa Basha, Cabinet Director – Dibër Municipality. Mrs. Basha explained the role of local government in empowering women-led enterprises.

In the meeting, were discussed the difficulties and challenges that these women face in their informal businesses and they expressed the desire to cooperate with civil society organizations to become their voice.

In the meeting, there was also discussed case studies of successful agribusinesses led by women and their impact on the community, as well as the importance of networking and mentoring.

Instituti per Zhvillim dhe Iniciativa Qytetare (IZHIQ) is impelmenting the project ” Strengthening the role of women in the Dibra area and promotion of local products” financially supported by the Democracy Commission Small Grants Program of U.S. Embassy-Tirana.

#Womenempowerment

#IZHIQ

#Agroturizem

#Produktevendase

#U.S.Embassy

24 Shk
By:Daniela Burnazi0 Comment

Histori biznesi: Florina Nesimi (Rabdisht, Dibër)

Florina jeton një fshat të bukur, një nga më të bukurit në Shqipëri. Rabdishti ndodhet vetëm pesë kilometra larg Peshkopisë dhe përfundimi së shpejti i rrugës që i lidh bashkë do ta kthejë shumë shpejt edhe në një nga zonat më të vizitura në veriun e vendit. Fshati i gurtë, si një miniaturë e qyteteve pasuri të UNESCO, Beratit dhe Gjirokastrës, mbetet një mister ende i pazbuluar jo vetëm më të huajt, apo shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, por për fat të keq edhe për shumë matjanë dhe Dibranë.

Shkak është bërë rruga pothuaj e pakalueshme dhe braktisja e fshatit . Në këtë fshat Florina ka rreth tridhjetë vite që jeton, që kur është martuar.  Jetesa nuk ka qenë e lehte për Floridën dhe familjen e saj. Për dekada të vetmet të ardhura kanë qenë shitja e produkteve agrobujqësore si, fasulet e patatet, kryesisht tek të afërmit dhe e bimëve medicinale që familje i mbledh në bjeshkë. Fëmijët u rritën, njëri nga djemtë është larguar në emigracion, ndërsa tjetri punon në Peshkopi, por ende Florina vazhdon të prodhojë fasule e patate dhe të mbledhi bimë medicinale. Bashkëshorti, një ndërtuas duarartë, ashtu siç janë të gjithë burrat e kësaj anë punon herë pas here në ndërtim edhe larg shtëpisë dhe të ardhurat që krijon nuk janë të qëndrueshme. Në pranverë të dy me Florinën ngjiten në mal.’ Është e vështirë, tregon Florina. Çohemi në katër të mëngjesit dhe kthehemi natën vonë, gjashtë orë bëjmë rrugë çdo ditë, tre për t’u ngjitur dhe tre të tjera për të zbritur. Edhe procesi i mbledhjes nuk është i lehtë.”

https://www.izhiq.org.al/wp-content/uploads/2023/02/WhatsApp-Video-2023-02-24-at-1.26.02-PM.mp4

Zona e Rabdishtit është e pasur me bimë medicinale dhe pjesa më e madhe e grave në Rabdisht  gjatë pranverës shpenzojnë shumë kohë në bjeshkë duke mbledhur bimë medicinale. Për fat, në Peshkopi është një qendër grumbullimi për bimët medicinale. Florina arrin të krijojë çdo vit pak të ardhura nga shitja e bimëve medicinale dhe boronicave, por këto të ardhura janë të pamjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat e familjes prej katër anëtarësh.

Tashmë që po bëhet rruga dhe pas futjes së Rabdishtit në listën e 100 fshtarave turistikë, Florina ëndërron që banesën e saj prej guri ta kthejë në bujtinë, ashtu siç po sheh edhe bashkëfshatarë të tjerë ta bëjnë. “Edhe sot ne mirëpresim turistë në fshatin tonë, por ata janë të paktë. Ndodh edhe që na trokasin në derë dhe kërkojnë të blejnë produkte që prodhohen në këtë zonë, që është e njohur më produktet cilësore dhe me shije të veçantë. Synimi ynë është që ta kthejmë banesën në shtëpi pritjeje. Dhe ky nuk është thjesht dhe vetëm një dëshirë, kemi filluar të punojmë për këtë. Por duhet kohë dhe para dhe kemi nevojë për këshilla se si ngrihet dhe menaxhohet një bujtinë që pret turistë. Kjo ishte edhe arsyeja që e prita më shumë dëshirë ftesën për të marrë pjesë në aktivitet që po organizon IZHIQ me gratë në Dibër.”

← Menaxhimi i Retinopatisë Diabetike: Shqipëri dhe Kosovë
Newsletter: Menaxhimi i retinopatisë diabetike në Shqipëri: Sfidat dhe rekomandimet →

Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare (IZHIQ) është një organizatë jofitimprurëse e cila ka në fokus të saj promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

IZH&IQ

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Na kontaktoni
  • Lajmet e fundit

Kërko

Informacione

  • Aktivitete
Bashkohu me ne!
Të gjitha të drejtat e rezervuara © Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare, 2022
sqAlbanian
sqAlbanian en_USEnglish